12:00/12 mars/2026
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në fjalimin e tij në forumin global "Trasforming Transportation 2026" që po mbahet në Uashington, në organizim të Bankës Botërore, e theksoi rëndësinë e korridoreve dhe investimeve që po bëhen.
Shkup - Efikasiteti i energjisë ishte në fokus të takimit të mbajtur sot nga ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska me një delegacion të BERZH-it në vend. Në takim morën pjesë përfaqësuesi i BERZH-it në Maqedoninë e Veriut, Fatih Turkmenoglu dhe drejtoresha e Departamentit të Infrastrukturës së BERZH-it në Evropë, Elena Gordeeva.
Shkup - Me iniciativën e Sektorit për Çështje Policore me Kompetenca të Përgjithshme - Departamenti i Policisë së Uniformuar dhe në koordinim me Departamentet e Parandalimit, Departamentet e Policisë dhe Departamentet e Policisë Kriminalistike pranë Sektorëve të Punëve të Brendshme, nga muaji shkurt filluan aktivitetet të cilat gjatë muajit mars u zhvilluan në fushatë kushtuar grave, për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna gjinore dhe dhuna familjare, me moton "Ka ndihmë për jetë pa dhunë".
Shkup - Në Bashkimin Evropian, gjatë vitit 2024 kanë lindur 3,55 milionë foshnje, që shënon një ulje prej 3,3 për qind krahasuar me vitin 2023, ndërsa shkalla totale e fertilitetit për vitin 2024 është 1,34 fëmijë të lindur gjallë për grua në BE, një rënie krahasuar me 1,38 në vitin 2023. Në Maqedoni, shkalla e fertilitetit gjatë dhjetë viteve të fundit gjithashtu ka rënë, duke lëvizur nga 1,52 gjatë periudhës 2004–2014, në 1,49 në vitin 2023 dhe 1,44 fëmijë të lindur gjallë për grua në vitin 2024.
Shkup - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka shpallur thirrje publike për përdorimin e fondeve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2026 për të inkurajuar shoqatat. Të drejtë aplikimi kanë kooperativat bujqësore të regjistruara për kryerjen e aktiviteteve bujqësore. Qëllimi është nxitja e bashkimit të ekonomive bujqësore përmes formimit të kooperativave bujqësore, me ç’rast do të përmirësohet konkurrueshmëria, organizimi i prodhimit dhe plasmani i produkteve bujqësore.
Shkup - Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e përputhshmërisë së Inspektoratit Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm për vitin 2024, me të cilën, ndër të tjera, konstaton dobësitë në procesin e kryerjes së inventarit të aseteve dhe burimeve të fondeve, mosvlerësim të kryer i vlerës së tregut të objekteve ndërtimore, si dhe dobësi në procesin e llogaritjes dhe pagesës së pagave.
Shkup - Një gjykatës i procedurës paraprake ka urdhëruar masa kujdesi - konfiskim të dokumentit të udhëtimit, ndalim për kryerjen e aktiviteteve të caktuara të punës që lidhen me veprën penale dhe ndalim për t'iu afruar profesorit nga shkolla e mesme artistike "Lazar Liçenoski", i cili dyshohet për veprën penale "Ngacmim seksual" të nxënëses së tij. Gjykata Themelore Penale në Shkup informon se masat e përcaktuara bazohen në propozimin e Prokurorisë Themelore Publike.
Shkup - Temperatura më e ulët në vend këtë mëngjes është regjistruar në Berovë. Janë matur pesë gradë Celsius nën zero, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Janë regjistruar -2 gradë Celsius në Shkup-Petrovec, Manastir, Strumicë, Hanet e Mavrovës, -1 në Kriva Pallankë, Veles, Demir Kapi, Tetovë, 0 në Gjevgjeli, Shtip, Kumanovë, Prilep, Pretor, Kodër të Diellit, 1 në Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Ohër, 2 në Krushevë dhe 3 në Vinicë. Trashësia e shtresës së dëborës në Kodrën e Diellit, sipas raportit të fundit, është 60 centimetra.
Romë - Ministria italiane e Mbrojtjes ka njoftuar se mbrëmë është goditur baza ushtarake italiane në qytetin irakian Erbil. "Baza jonë në Erbil është goditur nga një raketë. Nuk pati të vdekur ose të plagosur midis personelit ushtarak italian. Të gjithë janë të sigurt", njoftoi Ministria italiane e Mbrojtjes në iks.
Bukuresht - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot mbërriti për vizitë në Rumani. Është parashikuar Zelenski në Bukuresht të takohet me homologun rumun Nikushor Dan dhe me kryeministrin Ilie Bolozhan. Për nesër është parashikuar Zelenski të udhëtojë në Paris me ftesë të presidentit francez Emanuel Makron.
Berlin - Pilotët e kompanisë ajrore gjermane "Lufthansa" hynë sot në një grevë dy-ditore, e cila pritet të rezultojë në anulimin e fluturimeve për në Mynih dhe Frankfurt. Kompania njoftoi se pavarësisht grevës së pilotëve, të paktën gjysma e fluturimeve të planifikuara do të operohen dhe se fluturimet për në Lindjen e Mesme janë të përjashtuara nga greva.
Kiev/Moskë - Forcat ukrainase të mbrojtjes ajrore kanë neutralizuar 77 nga 94 dronë të llëshuar nga forcat ruse kundër territorit të Ukrainës gjatë natës, njoftuan forcat ajrore ukrainase në Telegram. Deri dje, deri në orën 18:00, forcat ruse sulmuan me 94 dronë "Shahed", "Gerbera" dhe "Italmas", si dhe lloje të tjera dronësh. Dronët u nisën nga Kurski, Oreli, Millerova dhe Hvardijsk në gadishullin e Krimesë, i cili është nën okupim të përkohshëm, ku më shumë se 60 nga dronët ishin "Shahed".
Adis Abeba - Të paktën 30 njerëz humbën jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme që e goditën rajonin Gomo, Etiopia jugore. Qyteti Arba Minço dhe rajonet fqinje dy ditë u përfshinë nga shiu i pandërprerë, që shkaktoi dëm të madh në shtëpi, infrastrukturë dhe tokat bujqësore.
Bejrut - Të paktën shtatë persona humbën jetën në një sulm izraelit ndaj Bejrutit në mëngjes, vetëm disa orë pas sulmit në qendrën e kryeqytetit libanez, duke i'u referuar Ministrisë libaneze të Shëndetësisë. "Sulmi izraelit armiqësor ndaj (plazhit) Ramlet al-Bajda në Bejrut rezultoi me shtatë raste të vdekjes dhe 21 persona të lënduar", thuhet në kumtesën e Ministrisë, duke u kthyer në plazhin publik ku personat e zhvendosur flejnë nën qiell të hapur nga fillimi i konfliktit të ripërtërirë mes Izraelit dhe lëvizjes shiite proiraniane Hezbollah.
Teheran - Irani sulmoi objektiva në Irak, Bahrein dhe Oman gjatë natës, duke shkaktuar zjarre në disa termocentrale dhe porte në rajon. Dy tankerë janë djegur në Irak, pranë portit jugor të Basrës, duke shkaktuar një ndalesë të plotë të operacioneve në të gjitha terminalet e naftës irakiane. Një zjarr i madh shpërtheu në Bahrein pasi forcat iraniane goditën rezervuarët e naftës dhe karburantit pranë aeroportit ndërkombëtar.
Teheran - Armata e Iranit njoftoi se ka sulmuar bazat ushtareke izraelit dhe selinë e shërbimit kundërzbulues Shin Bet. "Bazat ajrore në Palmahim dhe Ovda, që i përkasin regjimit sionist, si dhe selia e Shin Bet, u sulmuan nga dronët e ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit", thuhet në njoftimin e ushtrisë iraniane të transmetuar në televizionin shtetëror.
Uashington - Mediat amerikane, duke iu referuar burimeve anonime të Pentagonit, kanë raportuar se gjashtë ditët e para të luftës me Iranin kanë kushtuar më shumë se 11,3 miliardë dollarë. Në vlerësim nuk përfshihen shpenzimet të ndërlidhura me konfliktin, siç është vendosja e pajisjeve dhe personelit ushtarak para sulmit që ndodhi më 28 shkurt. Më parë, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare e Uashingtonit (CSIS), raportoi se 100 orët e para të sulmit SHBA-Izrael ndaj Iranit i kanë kushtuar Uashingtonit 3,7 miliardë dollarë, ose pothuajse 900 milionë dollarë në ditë, kryesisht për shkak të shpenzimeve të mëdha për municione.