• e enjte, 12 mars 2026
MIA FLESH

09/00/11 mars 2026

Shkup, 11 mars 2026 (MI) - Shtetas të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Bahrein, ndërsa kanë kërkuar të evakuohen, sot nga aeroporti i Riadit do të kthehen në vend me fluturim special të organizuar nga Qeveria. Për evakuimin nga Riadi janë paraqitur 153 pasagjerë. Prej tyre, 96 janë nga Katari, 33 nga Kuvajti, 15 nga Bahrein dhe 9 nga Arabia Saudite. 

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedloniasë (ASHAM), do të mbajë sot Asamblenë e saj të rregullt vjetore. Asambleja do të fillojë me një prezantim nga kryetari i ASHAM-it, akademik Zhivko Popov.

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Në Kuvend do të mbajnë seancë pesë komisione -  Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Komisioni për Çështje ekonomike, Punë dhe politikë energjetike, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhim të Ujërave, si dhe Komisioni Juridiko-Ligjdhënës.

Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Këshilli Gjyqësor do ta mbajë sot seancën e 538-të, në rendin e ditës së së cilës ndër të tjera janë konstatimi i ndërprerjes së funksionit gjyqësor për shkak të përmbushjes së kushteve për pension pleqërie dhe vendosja për të drejtën e kompensimit për shpenzimet që lidhen me kryerjen e funksionit gjyqësor.

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Bashkësia Hebraike në Republikën e Maqedonisë (BHRM) dhe Fondi i Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë shënojnë 83-vjetorin e deportimit të 7.144 hebrenjve të Maqedonisë në kampin Treblinka. Me këtë rast, kryeministri Hristijan Mickoski do të vendosë lule para memorialit në ish Monopolin në Shkup, dhe gjithashtu do të mbajë një fjalim në aktivitetin e organizuar për të shënuar përvjetorin.

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të realizojë takim pune me Këshillin e investitorëve të huaj. Në takimin në Odën ekonomike do të diskutohen tema aktuale ekonomike, ndërsa pritet të diskutohen edhe mundësitë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik, përmirësimin e klimës së biznesit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe tërheqjen e investimeve të reja të huaja.

Bern, 11 mars 2026 (MIA) - Gjashtë persona e kanë humbur jetën, ndërsa të paktën katër të tjerë janë plagosur nga një zjarr në një autobus që po qarkullonte në linjë të rregullt në perëndim të Zvicrës, njoftoi policia mbrëmë, e cituar nga DPA. Tre nga të lënduarit janë në gjendje kritike, njoftoi policia në kantonin e Friburgut. Një punonjës i ndihmës së shpejtë është gjithashtu i lënduar gjatë operacioneve të shpëtimit.

Teheran, 11 mars 2026 (MIA) - Forcat e armatosura iraniane nisën një valë masive sulmesh me raketa dhe dronë gjatë natës, duke synuar Izraelin dhe disa vende në Gjirin Persik. Ndërsa mbrojtja ajrore izraelite interceptoi shumicën e raketave, mediat iraniane pranë Gardës Revolucionare e përshkruan sulmin si operacionin më të gjerë që nga fillimi i luftës.

Tel Aviv, 11 mars 2026 (MIA) - Armata izraelite herët në mëngjes njoftuan se kanë sulmuar pozicione të lëvizjes shiite libaneze Hezbollah, raporton DPA. Sulmet u kryen ndaj infrastrukturës së grupit të mbështetur nga Irani në periferitë jugore të Bejrutit, të njohura si Dahija, njoftoi ushtria. Zona konsiderohet si strehë e Hezbollahut.

Uashington, 11 mars 2026 (MIA) - Komanda qendrore e forcave të armatosura të SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane shkatërruan 16 anije iraniane që kishin për qëllim vendosjen e minave pranë Ngushticës së Hormuzit, e cila është strategjikisht e rëndësishme. Aksioni u krye dje, pasi presidenti i SHBA-së Donald Tramp e kërcënoi më parë Teheranin me pasoja të rënda ushtarake nëse ai vendoste të minonte korridorin kyç të transportit të naftës dhe gazit.

QËNDRONI TË LIDHUR