12:00/11 mars/2026
Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Përkujtimi është detyra jonë morale, ndërsa lufta kundër urrejtjes është përgjegjësia jonë historike, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij me rastin e 83-vjetorit të deportimit të 7.144 hebrenjve të Maqedonisë në kampin Treblinka. Ai theksoi se sot qëndrojmë në heshtje dhe me respekt të thellë para njërës prej faqeve më të dhimbshme të historisë sonë dhe kujtojmë deportimin e hebrenjve të Maqedonisë, një tragjedi që ka shënjuar përgjithmonë kujtesën tonë kolektive.
Shkup, 11mars 2026 (MIA) - Të gjithë anëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, punëtorët, si dhe anëtarët e sindikatave të tjera të cilat udhëhiqen nga liderë që nuk luftojnë për pagat tuaja, janë ftuar të na bashkohen të shtunën në orën 12:05 përpara Shtëpisë së Punëtorëve, për të dërguar një mesazh të ri se pagat, përfshirë pagën minimale, duhet të rriten për të gjithë, bëri thirrje sot në një konferencë për mediat kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.
Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeveris dhe ministër i Tramportit, Aleksandar Nikolloski ka pasur takime pune në Departamentin e Shtetit, ku u diskutua për partneritetin strategjik mes Maqedonisë dhe SHBA-së, me theks të veçantë te lidhjet politike dhe ekonomike. Në takimin me Daniel Louton, zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit për Evropën, u theksua partneriteti i fortë midis dy vendeve, i bazuar në mbështetje të ndërsjellë dhe angazhim të përbashkët ndaj vlerave demokratike, si dhe për krijimin e perspektivave më të mira për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, njoftoi Ministria e Transportit.
Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Që nga momenti i miratimit të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026, deri në pagesat e fundit të realizuara, drejt fermerëve janë paguar rreth 20 milionë euro, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Top Tema”.
Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Mëngjesi më i ftohtë ishte në Berovë, ku u matën minus 6 gradë. Në Manastir u matën minus tre gradë, ndërsa në Shkup-Petrovec minus 2. Temperaturat sot pritet të arrijnë 20 gradë. Në Kriva Pallankë, Pretor, Strumicë, Hanet e Mavrovës, Kodrën e Diellit është matur minus 1 gradë, në Tetovë, Prilep, Veles, Demir Kapi, Gjevgjeli zero gradë, Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Krushevë një gradë dhe dy gradë në Shtip, Ohër, Kavadar.
Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Është shqoptuar masë urgjente për largimin e një autori të dhunës në familje nga shtëpia e tij në Shkup, njoftoi sot në mëngjes Ministria e Punëve të Brendshme.
Negotinë, 11 mars 2026 (MIA) - Nëpunës policorë nga Stacioni i Policisë për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug dhe nga Njësia Policore për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Negotinë dje në afërsi të nyjes së Negotinës, e privuan nga liria R.M. (24) nga fshati Studeniçan, rrethina e Shkupit. Më parë, pas informacionit të pranuar se ishte duke transportuar emigrantë në rrugën Gjevgjeli-Demir Kapi, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë kanë dhënë shenjën e ndalimit, por ai nuk ishte ndalur dhe pas marrjes së masave automjeti është ndaluar me forcë. Më pas, pas kërkimit të bërë në terren, janë gjetur 10 emigrantë nga Egjipti, inmofmruan këtë mëngjes nga MPB-ja.
Londër, 11 mars 2026 (MIA) - Një raketë e dyshimtë goditi një anije kontejnerësh në bregun e Emirateve të Bashkuara Arabe pranë Ngushticës së Hormuzit, njoftoi Organizata Britanike e Marinës Tregtare. "Kapiteni i anijes së kontejnerëve raportoi dëme të shkaktuara me shumë mundësi nga një predhë e paspecifikuar", kumtoi organizata.
Bejrut, 11 mars 2026 (MIA) - Sulmet izraelite kanë goditur sot një ndërtesë banimi në qendër të Bejrutit, raportuan mediat libaneze, sulmi i dytë ndaj qytetit në ditët e fundit. Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende dhe nuk ka raportime për viktima. Sulmi në Bejrut të dielën shkaktoi vdekjen e pesë anëtarëve të Korpusit të Gardës revolucionare islamike të Iranit.
Londër, 11 mars 2026 (MIA) - Dy tankerë janë goditur nga raketa të panjohura në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa janë raportuar sulme të reja ndaj bazave ushtarake amerikane në Katar, Kuvajt dhe Irak, në mes të një përshkallëzimi të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Sana, 11 mars 2026 (MIA) - Zëdhënësi i huthëve të Jemenit, Jahja Sari, është prononcuar në lidhje me konfliktin midis Izraelit dhe SHBA-së me Iranin dhe i dërgoi një mesazh popullit dhe udhëheqjes së Iranit se ata nuk duhet të pajtohen me kushtet e ofruara nga Uashingtoni. Jahja Sari tha se është e rëndësishme që Irani të mbetet i bashkuar.
Uashington, 11 mars 2026 (MIA) - Menjëherë pasi të arrihen të gjitha qëllimet e ndërhyrjes së përbashkët ushtarake izraelito-amerikane kundër Iranit, publiku amerikan do të shohë rënien e çmimeve të naftës dhe gazit, tha mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit.
Cyrih, 11 mars 2026 (MIA) - Kryetari i FIFA-s, Xhani Infantino, njoftoi se ka biseduar me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, për përgatitjet për Kampionatin Botëror 2026 dhe për pjesëmarrjen e përfaqësueses së Iranit.