09:00/10 mars/2026
Shkup - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot do të qëndrojë për vizitë pune në Poloni, ku do të marrë pjesë në shënimin komemorativ të holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë, që do të mbahet në Kompleksin memorial dhe Muzeun "Treblinka", në vendin e ish kampit nazist në Treblinka në Poloninë e pushtuar. Siç informon Kabineti i presidentes, Siljanovska Davkova do të vendosë kurorë lulesh në memorialin kushtuar 7144 hebrenjve të Maqedonisë të deportuar në kampin e vdekjes në mars të vitit 1943.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të kryejë inspektim në ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujit në vendin e populluar Kuçevishka Bara, Komuna e Çuçer Sandevës. Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, vlera e përgjithshme e këtij projekti arrin 129.717.440 denarë.
Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë seancën plenare të 92-të. Në rendin e ditës të propozuar janë disa ligje. Deputetët duhet të debatojnë për Propozim ligjin për Prokurorinë Publike, për ndryshime dhe plotësime të ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, për ndryshimet e Ligjit për tatimin e fitimit, të gjitha në lexim të parë, si dhe për Propozim-ligjin për prodhim organik bujqësor, në lexim të dytë.
Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot në mesditë do ta mbajë seancën e 29-të. Siç informojnë, në rend dite të seancës janë Lista e anëtarëve të këshillave të komunave të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratë për gjendjen pronësore dhe të interesave në KSHPK, Procedurat mbi rastet konkrete, Procesverbali i draftit të seancës së 28-të të KSHPK-së të mbajtur më 17.02.2026, Pyetje dhe propozime.
Shkup - Ministria e Administratës Publike sot organizon ngjarje Grupi tematik për menaxhim me resurset njerëzore dhe zhvillimin profesional (HRMPD), të titulluar "Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve për trajnim të nëpunësve publik". Ngjarja mbahet në organizim dhe bashkëpunim me Shkollën rajonale për administratë publike (ReSPA), Ambasadën e Francës në vend dhe Qendrën për Menaxhim me Ndryshimet (QMN).
Shkup - Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata, Siç njofton LAMM, intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Shkup - Konferenca "Fer lojë: Barazi dhe zero tolerancë ndaj dhunës me bazë gjinore në sport", do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Komitetit Olimpik. Fjalë hyrëse do të mbajnë ministri i Sportit, Borko Ristovski, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadori Mikalis Rokas, kryetari i Komitetit Olimpik, Daniel Dimevski dhe drejtori i QMBN, Aleksandar Kërzhalovski.
Shkup - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga -3 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 18 gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë me kërcënime se do ta godasë Iranin "shumë më fort" nëse autoritetet në Teheran vendosin të bllokojnë furnizimet me naftë në rajon. "Nuk do të lejoj që një regjim terrorist ta mbajë botën peng dhe të përpiqet të ndalojë furnizimin me naftë. Nëse Irani bën diçka të tillë, do të goditet shumë, shumë më fort", tha presidenti amerikan në një konferencë për shtyp në Florida. "Nëse duan ta luajnë këtë lojë, më mirë të mos e bëjnë", shtoi ai.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se ka biseduar me homologun e tij rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë dhe për gjendjen në Lindjen e Mesme. Tramp mbrëmë u tha gazetarëve se më herët gjatë ditës ka pasur "shumë bisedë të mirë" me Putinin. "Ka një urrejtje të madhe mes presidentit Vladimir Putin dhe presidentit (ukrainas) Volodimir Zelenski. Të dy madje nuk mund as ta shikojnë njëri-tjetrin, por mendoj se biseda për këtë temë ishte pozitive", tha Donald Tramp.