• e shtunë, 27 korrik 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00 / 21 maj / 2024

Shkup - Gjykatësi suprem Nake Georgiev sot pasdite është dërguar në Gjykatën Themelore Penale Shkup ku duhet të vendoset për masën e propozuar paraburgim nga Prokuroria Publike. Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër Georgievit dhe anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ixhet Memeti, të cilët dyshohen për "pranim të shpërblimit për ndikim të paligjshëm".

Shkup - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deri te gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, dorëzoi propozim për caktimin e masave të kujdesit ndaj të dyshuarit të dytë - anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë, në rastin për pranimin e shpërblimit për ndikim të paligjshëm.

Shkup - Trazirat në Klinikën për Toskikologji në Shkup vazhdojnë. Drejtoresha organizative e Klinikës së Toksikologjisë Besija Iljazi, thuhet se u ka ndaluar punonjësve të komunikojnë me mediat pa leje. "Ndalohet konvokimi i paautorizuar i konferencave për mediat e shtypura dhe ato elektronike, dhënien e intervistave, etj, të cilat do të dëmtonin interesat dhe reputacionin e klinikës. Takimet me gazetarët, media të tjera vetëm me informim paraprak deri tek u.d. drejtor organizativ. Mosrespektimi i këtij urdhëri do të jetë subjekt i sanksioneve", thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Iljazi.

Shkup - Drejtoresha organizative e Klinikës për toksikologji, Besija Iljazi në deklaratë për media pohon se klinika ka nevojë për 18-të punësimet, të cilat shkaktuan trazira në opinion. Ajo pyet nëse s'ka nevojë për punësime të reja, pse atëherë edhe drejtori kur ka qenë në pushium, ka kujdestaruar.

Shkup - Trupi i një burri mbrëmë është nxjerrë nga ujërat e Vardarit në zonën e Qendrës në Shkup, kumtoi MPB-ja. Mbrëmë është raportuar se rreth orës 19:50 në SPB Shkup në lumin Vardar, në zonën e Qendrës, ishte vërejtur trupi i një burri.

Shkup - Spitali ditor në Kinikën e Onkologjisë nuk është mbyllur, informacioni është i gabuar. Përkundrazi, jo vetëm që nuk është mbyllur, por punon me kapacitet të plotë. Vetëm po, pacientët presin me orë të tëra. Terapitë janë shumëorëshe në pjesën më të madhe të rasteve, zgjasin nga pesë dhe gjashtë orë. Punojmë me përpjekje mbinjerëzore, deklaroi sot për MIA-n, u.d. drejtoresha medicinale e Klinikës, Violeta Klisarovska. 

Shkup - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënon, siç thotë, përpjekjen për censurë dhe kufizimin e të drejtës së shprehjes nga ana e Besija Iljazi, drejtoreshë organizative e Klinikës së Toksikologjisë në Shkup.  "Sipas denoncimit të sotëm nga anëtarë të SHGM-së, në hyrje të Klinikës së Toksikologjisë në Shkup, publikisht ishte theksuar urdhëri me çka u ndalohet të punësuarve të kenë kontakt me gazetarë ose media.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot realizoi vizita pune në Sektorin për Kriminalitet Kompjuterik dhe Departamentin për Kundërvajtje, ku  ka realizuar takime pune me udhëheqësitë e këtyre njësiteve organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shkup - Lupço Palevski Pallço sot pasdite është dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake. Palevski dyshohet për vrasjet e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski. Ai për herë të parë është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake pas ekstradimit nga Turqia, ku kishte ikur dhe ishte kapur nga policia e atjeshme.

Shkup - Parku argëtues i cili në fundjavë filloi të vendoset në hapësirën e zbrazët pranë sallës "Boris Trajkovsi" do të hiqet sepse funksionon në mënyrë të paligjshme, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. Në kumtesën theksohet se Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Inspektoratitn Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe inspektorë ndërtimi të Komunës Karposh dje kanë kryer inspektim në vetë vendin, me ç'rast janë konstatuar parregullsi.

Athinë - Për shkaqe komerciale, linja e planifikuar e drejtpërdrejt sezonale nga Shkupi për ishullin Korfuz nuk do të vihet në funksion, mëson korrespondentja e MIA-s nga Athina, nga burime nga kompania ajrore greke "Ejxhian Erllajns".  Edhe pse lidhjen konkrete me aeroplan mes Aeroportit Ndërkombëtar Shkup dhe aeroportit Korfuz, TAV Maqedoni e njoftoi në fillim të prillit dhe paralajmëruan se fluturimi do të fillojë më 1 qershor të këtij viti, megjithatë linja e drejtpërdrejtë është anuluar dhe nuk do të vihet në funksion.

Prishtinë - Misioni i OSBE-së në Prishtinë njoftoi sot se është i shqetësuar për veprimet e policisë së Kosovës kundër filialeve të Kursimores Postare në komunat Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut dhe bënë thirrje që problemi me "transaksionet me para të gatshme" në Kosovë të zgjidhet në kuadër të dialogut me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Prishtinë - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhef Hovenier deklaroi sot se operacioni i policisë në filialet e të a.q. Kursimores Postare të Serbisë dje në veri të Kosovës nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë. "Ai operacion rriti tensionin dhe minoi perceptimin e vullnetit të mirë të Kosovës për të zgjidhur çështjet e hapura me Serbinë përmes dialogut të udhëhequr nga BE", tha Hovenier, duke përsëritur qëndrimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Tiranë - Shqipëria do të riaktivizojë prodhimin e armëve dhe municioneve. Propozim-ligji i Ministrisë së Mbrojtjes, e hap rrugën për këtë përmes krijimit të një ndërmarrje shtetërore, e cila do të kontrollojë këtë sektor, publikuan mediat.

Tiranë - Kryeministri shqiptar Edi Rama në Fejsbuk njoftoi për hapjen e një aksi të ri rrugor mes Kosovës dhe Shqipërisë në rajonin kufitar Has, në verilindje të Shqipërisë. Rama publikoi fotografi nga rruga e re Dobrunë - Blinisht, duke shtuar se ndërtimi i saj është rezultat i detyrimit të ndërmarrë në takimin e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. 

Bruksel - Vendet anëtare të BE-së kanë miratuar zyrtarisht një plan për të përdorur mjetet e ngrira të BE-së të bankës qendrore ruse për të investuar në mbrojtjen e Ukrainës, raportojnë mediat britanike, duke cituar qeverinë belge.

Bruksel - Disa vende anëtare sot kërkuan nga BE-ja të nisë negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë në qershor, por Hungaria kërcënoi se do ta kundërshtonte këtë. BE-ja ra dakord në dhjetor për të hapur negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, por që të fillojnë negociatat, vendet anëtare duhet të nënshkruajnë një kornizë formale për procesin, të propozuar në mars nga Brukseli.

Bruksel - Bashkimi Evropian kumtoi se është "e rëndë situata" pasi një konzorcium gazetarësh publikoi se Tunizia, Maroku dhe Mavritania janë përfshirë në operacione për të larguar emigrantët në shkretëtirë - me ndihmën e drejtpërdrejtë të fondeve të BE-së. "Kjo është situatë e rëndë. Kjo është situatë e cila shpejtë lëviz dhe ne vazhdojmë të punojmë në këtë", tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Erik Mamer.

Madrid - Shefi i diplomacië spanjolle Hoze Manuel Albarez sot njoftoi e Madridi definitivisht do të tërheq ambasadorin e vet në Argjentinë, pasi presidenti agjentinas Havier Milei refuzoi të kërkojë falje. "Argjentina nuk ka më amabasador spanjoll", theksoi Albarez.

Kiev - Mijëra të burgosur ukrainas po kërkojnë t'i bashkohen ushtrisë, kumtoi sot Kievi, pas vendimit të Parlamentit, me të cilin lejohen disa kategori të burgosurish t'u bashkohen forcave të armatosura. "Ka më shumë se 3.000 persona. Këtë e parashikuam para miratimit të këtij ligji", tha zëvendës ministrja e Drejtësisë, Olena Visocka.

Bruksel - Sipas vlerësimeve të para preliminare, eurozona në mars shënoi suficit prej 24,1 miliardë euro në tregtinë e mallrave me pjesën tjetër të botës, publikoi sot Eurostat. Vlera e mallrave të eksportuara nga eurozona në pjesën tjetër të botës në mars të vitit 2024 arriti 245,4 miliardë euro, që është për 9,2 për qind më pak në krahasim me të njejtin muaj vitin e kaluar. Është evidentuar rënie e eksportit nga vendet e eurozonës drejt SHBA-së, Britanisë së Madhe, Zvicrës dhe Rusisë

Gazë - Ministria palestineze e Shëndetësisë sot kumtoi se në 24 orët e fundit për shkak të sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës janë vrarë gjithsej 85 persona. Numri i përgjithshëm i të vrarëve nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit ka arritur 35.647 persona. Në luftën shtatëmujore janë lënduar 79.852 persona. Numri më i madh nga viktimat janë fëmijë dhe gra.

Prishtinë - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhef Hovenier deklaroi sot se operacioni i policisë në filialet e të a.q. Kursimores Postare të Serbisë dje në veri të Kosovës nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë. "Ai operacion rriti tensionin dhe minoi perceptimin e vullnetit të mirë të Kosovës për të zgjidhur çështjet e hapura me Serbinë përmes dialogut të udhëhequr nga BE", tha Hovenier, duke përsëritur qëndrimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Mynih - Tomas Tuhel do të pushojë ose do të udhëheq klub nga Premier liga, publikoi gazetari Florian Pletenberg. Trajneri pesëdhjetëvjeçar u largua nga stoli i Bajernit pas përfundimit të sezonit në Bundesligë. Ndërkohë, klubi nga Mynihu, Tuhelit do t'i paguajë mbi 10 milionë euro.

QËNDRONI TË LIDHUR