• e enjte, 05 shtator 2024
MIA FLESH

09:00 / 5 shtator / 2024

Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë seancë tre komisione - Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis mjedisor dhe planifikim hapësinor, Komisioni ligjvënës- juridik dhe Komisioni për financim dhe buxhet. Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet do të diskutojnë për Propozim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese - Leximi i parë, Raporti vjetor i punës së Komisionit shtetëror për ankesa të furnizimit publik për vitin 2023, Propozim- vendimi për dhënien e pëlqimit për Programin vjetor të punës së Komisionit shtetëror për ankesa të furnizimit publik për vitin 2024, Propozim- vendimi për dhënien e pëlqimit për Planin strategjik të Komisionit shtetëror për ankesa të furnizimit publik për vitin 2024, Propozim- vendimi për dhënien e pëlqimit për Planin financiar të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizim publik për vitin 2024, Raporti vjetor për punën e Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve për vitin 2023, Raporti vjetor për gjendjen dhe lëvizjet e tregut të sigurimeve në Maqedoni për vitin 2023, Raportet financiare të Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimeve Agjencia për vitin 2023 nga revizioni i autorizuar, Raporti vjetor për punën e Komisionit për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 dhe Raporti vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit shtetëror për revizion për vitin 2023...

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të jetë nikoqir i ministrit për Punë të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot do ta vizitojë lokalitetin arkeologjik Bargalla në Komunën Karbinci dhe institucionet kombëtare nga sfera e kulturës në Shtip. Lutkov me drejtorët e institucioneve dhe me kryetarët e komunave të Shtipit dhe Karbincit, Ivan Jordanov dhe Viktor Paunov do të bëjë inspektim në gjendjen aktuale në sferën e kulturës dhe turizmit në këtë rajon.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ambasadorja e Zvicrës Veronik Ulman dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike, Antoni Peshev sot do ta vizitojnë kompaninë "Kaz grup" në Shkup e cila është e përfshirë në realizimin e konceptit të edukimit dual.

Shkup - Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, në vendkalimin "Tabanoc" koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 20 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e jonë, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Shkup - Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) do të kontrollojnë në terren nëse tregtarët e respektojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e marzhit më të lartë tregtar apo fitues për pajisjet shkollore në 5 për qind për shitje me shumicë dhe 10 për qind për me pakicë.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi jugor. Pasdite do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperaturat minimale do të jenë prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja prej 28 deri në 36 gradë Celsius.

Prishtinë - Ish zëvendëskryeministrja, ministrja e Punëve të Punëve të jashmte dhe kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri thotë se moskoordinimi mes kryeministrit ALbin Kurti dhe SHBA-së e ka lënë veriun e vendit pa sovranitet, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Tahiri për portalin "Gazeta Blic" deklaroi se Kurti është një "antiamerikan i dëshmuar" dhe se i njëjti i ka sjellë dështime Kosovës që nga koha kur erdhi në pushtet.

Beograd - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski gjatë vizitës së tij në Beograd, vizitoi ambasadën e Maqedonisë dhe realizoi takim me diasporën e Maqedonisë së Veriut në Serbi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Ambasadori Nikola Tupançevski e prezantoi ministrin Mucunski me stafin në ambasadë dhe me planin politik dhe ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë.

Beograd - Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq mbrëmë në Beograd priti dhe zhvilloi bisedime me delegacionin e Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie ndërmjet komuniteteve Ivan Stoilkoviq, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar. Nikolloski dhe ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme Timço Mucunski, informon korrespondenti i MIA-s në Beograd.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Norvegji. Gjatë qëndrimit në atdheun e tij, Stoltenberg do të pritet nga mbreti norvegjez, Harald i Pestë dhe do të takohet me kryeministrin Jonas Gar Store.

Bruksel - Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani sot e vazhdon vizitën dyditore të punës në Bruksel, në kuadër të së cilës do të ketë takime me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAC), Stefano Sanino dhe me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Unionit (GD NEAR), Gert Jan Kopman.

Pekin - Presidenti i Kinës, Si Xhinping sot premtoi financim të ri për Afrikën në vlerë prej 51 miliardë dollarë, mbështetje për 30 projekte infrastrukturore në kontinentin e pasur me burime dhe hapjen e të paktën një milion vendeve të punës.

Ramallah - Pesë persona janë vrarë, ndërsa një është plagosur rëndë në një sulm në Tubas, në pjesën veriore të Bregut të pushtuar Perëndimor, ku ushtria izraelite konfirmoi se ka kryer një operacion. “Pesë persona u vranë, ndërsa një u plagos rëndë në një sulm ndaj një automjeti në Tubas”, theksohet në kumtesën e Gjysmëhënës së kuqe palestineze.

Otava - Kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo pësoi një goditje serioze politike dje pasi aleati i tij kryesor i majtë publikoi se po prishë marrëveshjen politike për të mbështetur qeverinë e pakicës liberale. Kryeministri nuk është doemos të shpall menjëherë zgjedhje të reja, por do të duhet të gjejë një mbështetës të ri në parlament për t'i mbijetuar një mocioni të mundshëm për mosbesim.

Uashington - Të shtënat në një shkollë të mesme në qytetin Vinder, Xhorxhia, në të cilën humbën jetën katër persona, është "edhe një përkujtues i tmerrshëm se dhuna me armë vazhdon të shkatërrojë komunitetet tona", deklaroi mbrëmë presidenti amerikan Xho Bajden.

QËNDRONI TË LIDHUR