• e premte, 06 shtator 2024
MIA Flesh

12:00 / 5 shtator / 2024

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar dhe shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Mikalis Rokas, me këtë rast duke potencuar se misioni i tij diplomatik fillon në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për ardhmërinë evropiane të vendit dhe në atë kuptim, duke shprehur bindje se me përkushtim të fuqishëm të ndërsjellë do të sigurohet përparim vendosës në rrugën drejt realizimit të përcaktimit tonë strategjik për anëtarësim të ardhshëm në BE, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, gjatë pjesëmarrjes në edicionin e 33-të të Forumit Ekonomik në Karpaç, Poloni, pati një sërë aktivitetesh, duke përfshirë një prezantim në seancën plenare qendrore "Evropa Qendrore dhe Lindore: Një lider i ri në inovacionin digjital”, ku diskutoi për transformimin digjital, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian përmes digjitalizimit.

Shkup - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 40 zjarre nga të cilat gjashtë janë aktive, ndërsa një është nën kontroll. Aktiv është zjarri mes fshatrave Peshtani - Kokre - Kalen - Dunje - Bonçe - Krushevicë - Vollkovë i cili po përhapet në të tri anët, nga fshati Bonçe drejt fshatin Krushevicë, Qafa e Slivës në fshatin Çumovë dhe në fshatin Peshtani. Digjet bimësi me kërcell të ulët, bar i thatë dhe pylje me pisha.

Shkup - Për shkak të një defekti në gypin lidhës në rrugën "Lerinska" 55a, ndërprerje të ujit do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të kësaj rruge. NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi"-Shkup informon se ndërprerja e ujit do të jetë nga ora 09:10 deri në rregullimin e defektit. Pa ujë për shkak të defektit në rrugën "Lazar Dimitrov" nr.6, do të jenë edhe shfrytëzuesit e një pjese të kësaj rruge nga numri 2 deri nr.8 dhe një pjesë e bulevardit "Serbia" (rreth servisit Borçe) nga ora 09:15. 

Shkup - Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Lazaropole dhe Berovë me 10 gradë, ndërsa më e larta ose 18 gradë në Kavadar, Vinicë dhe Shtip. Siç informojnë nga DPHM, 12 gradë janë matur në Hanet e Mavrovës 14 në Manastir, Kodrën e Diellit, Kriva Pallankë, Pretor, Tetovë dhe Prilep, 15 në Ohër, Krushevë dhe Strumicë, 16 në Shkup-Petrovec, Kumanovë dhe Veles 17 në Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Shkup-Zajçev Rid.

Ohër - Janë bërë pesëmbëdhjetë vite nga tragjedia në liqenin e Ohrit kur pas përmbytjes së anijes "Ilinden" jetën e humbën 15 persona, turistë nga Bullgaria fqinje. Aksidenti ka ndodhur në këtë ditë, pra në vitin 2009 në orën 10:30, kur anija "Ilinden" me 57 udhëtarë u fundos në linjën nga Ohri për në Shën Naum. Mëngjesin e asaj të shtune moti ishte jashtëzakonisht i nxehtë, liqeni i qetë dhe asgjë nuk la të kuptohej se do të ndodhte një aksident me anije më i madhi në historinë e lundrimit në liqenin e Ohrit. "Ilinden" është përmbysur dhe është fundosur rreth 250 metra larg bregut të liqenit, pranë autokampit "Eleshec".

Prishtinë - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës dhe diasporës që të shmangin lëvizjet nëpër territorin e Serbisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në një kumtesë të publikuar në Fejsbuk, MPJ e Kosovës ka bërë thirrje që të shmangen të gjitha hyrjet dhe daljet në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Athinë - Gjatë verës, përkatësisht që nga fillimi i sezonit në Greqi janë konfirmuar gjithsej 140 raste me virusin Nili Perëndimor, ndërsa 17 persona të moshës nga 61 deri në 92, sipas të dhënave zyrtare nga Organizata Kombëtare për Shëndet Publik (EODI), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas raportit javor, javën e kaluar janë regjistruar 16 raste të reja, ndërsa dy persona kanë vdekur.

Romë - Xhenaro Sanxhuliano, ministri i Kulturës së Italisë në intervistën për RAI-n ka pranuar se ka tentuar ta punësojë të dashurën e tij, Marija Rozaria Boçija në kabinetin e tij.  Ai me lot në sy pranoi se çfarë është munduar të bëjë dhe zbuloi se i ofroi dorëheqjen e tij kryeministres Xhorxha Meloni, por ajo ka refuzuar një gjë të tillë.

Bruksel - Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Britania e Madhe pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen e parë ndërkombëtare për rregullimin juridik të teknologjive, të bazuar në intelegjencën artficiale, njofton gazeta "Fajnenshëll Tajms".

Berlin - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski do të marrë pjesë në mbledhjen e formatit të ashtuquajtur Ramshtajn, mes vendeve të cilat dërgojnë armë në Ukrainë, njofton e përjavshmja gjermane "Shpigel".  Pritet që në mbledhjen e cila mbahet në bazën ajrore amerikane Ramshtajn në Gjermaninë Perëndimore, Zelenski të kërkojë furnizim plotësues të armëve, veçanërisht raketave me rreze të gjata veprimi, si dhe më shumë mjete për mbrojtje kundërajrore, shkruan gazeta. 

Munih - Një pasagjer i dehur ka tentuar të hyjë në kabinën e aeroplanit "IziXhet" në lartësi prej 10 mijë metra me pretendimin se piloti është "jokompetentë” dhe se di më mirë ta drejtojë aeroplanin, por ekuipazhi dhe udhëtarët kanë arritur ta ndalojnë. Aeroplani i cili u ngrit nga aeroporti Gatvik në Londër për në ishullin grek Kos, duhej të bënte ulje emergjente në Munih.

Kajro - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu tha se vendi i tij duhet ta mbajë kontrollin e pakufizuar ndaj kufirit të Gazës me Egjiptin, ndërsa SHBA-ja po përgatit propozim të ri për armëpushim dhe lirimin e pengjëve. Çështja për kontrollin ndaj "Korridorit të Filadelfias" është pengesa kryesore në negociatat. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza në marrëveshjen me shumë faza.

Kanbera – Në takimin e sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Australisë, Peni Vong dhe Riçard Marles, me homologët e tyre japonezë Joko Kamikave dhe Minoru Kihara, u arrit marrëveshje për intensifikimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake. Marrëveshja vjen pas sulmeve të fundit nga Kina në hapësirën ajrore dhe ujërat territoriale të Japonisë.

Uashington - Familjet e amerikanëve të cilët kanë pjesëtarë të tyre si pengje nga Hamasi që nga 7 tetori në Rripin e Gazës, do t'i dërgojnë peticion administratës së presidentit Xho Bajden për të arritur marrëveshje me grupin palestinez për të liruar të afërmit e tyre.

Uashington - Kandidati për president të SHBA-së nga Partia Republikane, Donald Tramp e ka quajtur autorin e vrasjes masive në një shkollë në Xhorxhia si "të sëmurë dhe përbindësh". "Këta fëmijë të dashur na i mori shumë herët një përbindësh”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social "Trut soushal".

Xhakarta - Papa Françesku dhe kryeimami i Xhakartës, Nasarudin Umar sot nënshkruan një dokument të përbashkët duke bërë thirrje për veprim kundër "instrumentalizimit të konflikteve të natyrës religjioze" dhe kundër ngrohjes globale. Kjo ka ndodhur në një takim ndërfetar para xhamisë "Istiklal" në kryeqytetin indonezian.

Kiev - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi deklaroi se kulla për ftohje në centralin bërthamor ukrainas, Zaporozhje, e okupuar nga Rusia, është rëndë e dëmtuar nga zjarri dhe me siguri duhet të rënohet.

Nju-Jork – Befasinë e ditës në JuEs Open e bëri mbrëmë amerikania Xhesika Pegula si e 6-ta në listën ATP e cila pas gjashtë tentativave të pasuksesshme më në fund u kualifikua në gjysmëfinalen në Grend - slem duke mposhtur me rezultat 6-2, 6-4 tenisten më të mirë në botë, polaken Iga Shvjontek në çerekfinalen e JuEs Open.

QËNDRONI TË LIDHUR