• e martë, 26 nëntor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 5 shtator/ 2024

 Shkup - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkovs sot i ka pritur përfaqësuesit nga organizata "Maqedonas të Bashkuar" nga Kanadaja. Në takim, në të cilin morën pjesë kryetari i OMBK-së Risto Durlovski dhe sekretari Dragi Stojkovski, presidentja Siljanovska Davkova ishte njoftuar për aktivitetet e tanishme dhe qëllimet e organizatës dhe për veprimet e tyre në drejtim të përfaqësimit të interesave dhe nevojave të komunitetit maqedonas në Kanada.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Në takim morën pjesë edhe sekretarja e përgjithshme, Marina Dimovska dhe anëtarët e Grupit Parlamentar të Kuvendit të RMV-së për bashkëpunim me Kuvendin e Turqisë, kryetar i të cilit është deputeti Bejxhan Iljas.

Shkup - Zgjidhjen e problemeve rajonale nuk duhet ta presim vetëm nga faktorët e jashtëm dhe nga bashkësia ndërkombëtare. Ne si vende të rajonit duhet të përpiqemi t'i zgjidhim vetë problemet tona. Të presim që dikush tjetër të vijë dhe të zgjidhë problemet tona është mënyra më e lehtë, por në këtë mënyrë ato nuk zgjidhen as në mënyrën dhe as me ritmin që presim, theksoi ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Parlamentin Evropian në Bruksel realizoi takim me kryesuesin e Komisionit për Çështje Ligjore (JURI), Ilhan Kyçyk, anëtar i grupit parlamentar “Renew Europe”, për të shkëmbyer mendime lidhur me temat e rëndësishme që kanë të bëjnë me bashkëpunimin me Parlamentin Evropian në pjesën e procesit euro-integrues.

Shkup - Turqia e mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, tha ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend. "Kishim një agjendë intensive. E vlerësojmë shumë bashkëpunimin, miqësinë dhe aleancën me Maqedoninë. Ne diskutuam se si mund ta përmirësojmë këtë bashkëpunim. Si Turqi, ne shprehim interesin tonë për nënshkrimin e Këshillit të Lartë Strategjik për bashkëpunim. Turqia synon të rrisë bashkëpunimin ekonomik dypalësh në dy miliardë dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim kompanitë turke për të investuar në vend. Vazhdojmë edhe me bashkëpunimin ushtarak, përmes pjesëmarrjes në stërvitje të përbashkëta", deklaroi Fidan pas takimit me Mucunskin.

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, ku biseduan për miqësinë shumëvjeçare mes dy vendeve, për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, gjatë pjesëmarrjes në edicionin e 33-të të Forumit ekonomik në Karpaç, Poloni, është takuar me nikoqirin, nënkryetarin e Qeverisë polake dhe ministrin e Çështjeve Digjitale, Kristof Gavkovski. Siç njoftuan sot nga Ministria e Transformimit Digjital, të dy ministrat diskutuan për mundësitë për bashkëpunim intensiv ndërmjet Maqedonisë dhe Polonisë në fushën e transformimit digjital.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) përmes ligjit të ri do ta zyrtarizojë arsimin dual në sistemin e arsimit të mesëm, i cili deri më tani ka funksionuar në bazë të vullnetit të mirë, konfirmoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Siç sqaroi, koncepti përfshin punë të nxënësve nëpër kompani, përkatësisht në vendin e punës.

Shkup - Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë dhe do të kenë asistentë. Tashmë janë siguruar 815 asistentë, ndërsa për 200 asistentë pritëm ribalancin e buxhetit për t'i siguruar mjetet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e përfundoi punën e saj, ndërsa shkollat me qendra burimore e shpallin konkursin për angazhimin e tyre, porositi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

Bruksel - Përfundimi i skrining procesit dhe hapat e ardhshëm për hapjen e Klasterit 1, Plani i Rritjes dhe Agjenda reformuese, Raporti i ardhshëm i KE-së për vendin, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, ishin tema kryesore të takimit të sotëm në Bruksel të ministrit për Çështje Evropiane Orhan Murtezani me drejtorin e përgjithshëm të  Drejtorisë për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim (DG NEAR) në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman.

Shtip - Do të shqyrtohet dhe përsëritet procedura për marrjen e Sallës universale nga Qyteti i Shkupit, paralajmëroi sot nga Shtipi, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, i cili pas vizitës në institucionet kulturore, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, se ku ka mbërritur procedura e marrjes në dorëzim të sallës në juridiksionin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Ministri i Kulturës, Lutkov theksoi se faza e parë, gjegjësisht ndërtimi i saj, është duke u zhvilluar.

Shtip - E re në kulturë do të jetë mënyra e buxhetimit të Institucioneve nacionale, e cila është buxheti i deleguar, paralajmëroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, i cili sot ishte për vizitë të institucioneve kulturore në Komunën e Shtipit. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Ljutkov theksoi se drejtorët dhe institucionet nacionale do të kenë më shumë autonomi,  në vendimet që do të punojnë gjatë vitit.

 Shkup - Rasti i dytë i lisë është evidentuar në shtet. Bëhet fjalë për një banor 12 vjeçar i fshatit Konjare e Poshtme, Petrovec. Simptomat e para te pacienti kanë filluar më 30 gusht me skuqje të vogël, fillimisht në fytyrë, ndërsa më pas edhe në gjoks dhe shpinë, temperaturë të lartë, sekrecione nga hunda, konjuktivit, kollë dhe të vjella, njoftuan pasdite nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). 

Shkup - Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 497-të konfirmoi ndërprerjen e funksionit gjyqësor për Bogoja Strezoski, gjykatës i Gjykatës Themelore Ohër për shkak të plotësimit të kushteve për pensionin e pleqërisë. Njëherit, solli vendime për ndërprerjen e funksionit të gjashtë gjykatësve porot në Gjykatën Themelore Veles. Këshilli votoi zgjedhjen e tetë gjykatësve porot të Gjykatës Themelore Veles.

Beograd - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski dhe zëvendëskryetari dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq në kuadër të vizitës zyrtare në Beograd, Republika e Serbisë, sot realizuan takim pune me nënkryetarin e Qeverisë dhe ministër i Financave, Sinisha Mali, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski dhe zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie me Komunitetet, Ivan Stoillkoviq, në ditën e dytë të vizitës u realizuan takim në Beograd me ministren serbe të Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd - Në pjesën e energjetikës, biseduam për ndërtimin e ndërlidhësit apo lidhjes së gazit mes Maqedonisë dhe Serbisë, i cili duhet të pasojë pas lidhjes apo ndërlidhjes me gaz mes Maqedonisë dhe Greqisë, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, pas takimit në Beograd me ministren serbe të Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Veles- Duo "SKUPI" nga Shkupi në përbërje të Jeta Starova Mehmetit - flautë dhe Ermal Mehmetit - violinë, sonte në orën 19:30 do të interpretojnë në Vatikan në Qendrën ndrëkombëtare rinore San Lorenco. Siç informoi për MIA-n, Ermal Mehmeti, muzikant, violinist, kompozitor dhe aranzhues, në program do të interpretojnë këngë të vjetra shqiptare, maqedonase dhe shpirtërore, të cilat do t'i luajnë të përpunuara në aranzhimin e tij.

Prishtinë - Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, ELina Valtonen deklaroi se në takimin e sotëm me kolegen e saj kosovare, Donika Gërvalla biseduan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në konferencën për shtyp pas takimit, Valtonen tha se Finlanda është ,bështetëse e Kosovës, duke cekur se do të bëjnë gjithçka për t'u arritur normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Prishtinë - Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak pritet nesër, e premte, 6 shtator, ta vizitojë Kosovën, njoftoi Radio Evropa e Lirë. Kjo vizitë, siç deklaroi vetë Lajçak javën e kaluar, ka për qëllim të përgatisë takim në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 Bruksel - Kryetaret e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, Roberta Mecola dhe Ursula fon der Lajeni, kanë uruar Mishel Barnie për emërimin e tij kryeministër i Francës. "Në të gjitha pozitat që i mbajti, Barnie u tregua një lider me vizion dhe qasje. Jam i bindur se do të jetë e dobishme me përvojën dhe njohuritë e saj si kryeministre, urime të sinqerta", ka shkruar Mecola në rrjetin social "Iks".

 Kiev - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot deklaroi se Kievi së bashku me partnerët e tij do të përgatisin një plan të detajuar për përfundimin e luftës, i cili do të diskutohet në samitin e ardhshëm të paqes dhe në të cilin do të ftohen përfaqësues të Rusisë.

 Oslo - Bota është bërë më e rrezikshme, por NATO-ja është bërë më e fortë në dhjetë vitet e fundit, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. "Ajo që i karakterizon këto dhjetë vite është një botë që është bërë më e rrezikshme dhe e paparashikueshme. Ky është lajmi më i keq. Lajmi i mirë është se NATO-ja është bërë më e fortë", tha Stoltenbergu në një takim publik të mbajtur nën patronazhin e Komitetit Norvegjez të Atlantikut, në Kuvendin  e qytetit në Oslo ku përmblodhi dhjetë vitet e tij si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, raportoi portali norvegjez Netavisen.

Uashington - Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Xhon Kirbi sot i ka mohuar akuzat se Ukraina me ndihmën e raketave ATACMS mund të shkatërrojë aeroplanë ushtarakë rusë të cilët shfrytëzohen në sulmet e territorin ukrainas, ndërsa ndodhen në bazat e territorit të Rusisë. "Mendoj se është e rëndësishme të vërehet se 90 për qind e aeroplanëve që Rusia i përdor ato për bomba lundrimi dhe sulme me rreze të gjatë shtrihen jashtë (zonës) 300 kilometra nga kufiri ukrainas, thellë brenda territorit rus", tha Kirbi në brifing.

QËNDRONI TË LIDHUR