MIA Flesh
- Shkup - Miqësia tradicionale, mbështetje e ndërsjellë, mirëkuptimi dhe qëllimi strategjik i përbashkët për anëtarësim në BE i karakterizojnë marrëdhëniet maqedono-malazeze, ishte konkluzioni i takimit të sotëm të presidentes Gordana Siljanovska Davkova me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq në Cetinje. Presidentët, siç kumtoi Kabineti i Siljanovska-Davkovës, kanë biseduar për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat përballet secila nga vendet në rrugën integruese, si dhe për mundësitë për tejkalimin e tyre.
- Post By Sara Ademi
- 14:54, 28 nëntor, 2025
15:00/ 28 nëntor/ 2025
Shkup - Miqësia tradicionale, mbështetje e ndërsjellë, mirëkuptimi dhe qëllimi strategjik i përbashkët për anëtarësim në BE i karakterizojnë marrëdhëniet maqedono-malazeze, ishte konkluzioni i takimit të sotëm të presidentes Gordana Siljanovska Davkova me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq në Cetinje. Presidentët, siç kumtoi Kabineti i Siljanovska-Davkovës, kanë biseduar për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat përballet secila nga vendet në rrugën integruese, si dhe për mundësitë për tejkalimin e tyre.
Shkup - Interesi ynë kombëtar është i qartë: të ndërtojmë një shtet që i njeh, analizon dhe u përgjigjet kërcënimeve hibride dhe informative në mënyrë të koordinuar, të shpejtë dhe profesionale, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën "Kërcënimet hibride dhe informative", në organizim të Institutit për Studime të Komunikimit. Sipas tij, ka kaluar koha kur me zëvendësimin e një drejtori zhduket dija.
Shkup - Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike, ashtuqë nuk do të ketë goditje çmimesh për amvisëritë. Këtë e deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Mickoski theksoi se rregullatori vendos për çmimin e energjisë elektrike. Nëse energjia elektrike do të shtrenjtohet apo lirohet, përcaktohet nga rregullatori pasi të marrë çmimin nga furnizuesi, duke i shtuar atij kostot e shpërndarësit, operatorit të transmetimit dhe së fundmi kostot e organizimit të tregut të energjisë elektrike, shpjegon kryeministri.
Shkup - Pa administratë tatimore efikase dhe të ndershme, nuk ka as ekonomi të fortë, as financa publike të qëndrueshme, as shtet që mund të planifikojë në mënyrë të qëndrueshme dhe të investojë në të ardhmen e vet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në Klubin e Deputetëve të në shënimin e Ditës së Punonjësve Tatimorë. "Dita e sotme e punonjësve tatimorë nuk është vetëm një festë profesionale. Është ditë kur duhet të flasim për disiplinën, dijen, moralin dhe profesionalizmin. Një ditë kur kujtojmë se të ardhurat publike nuk janë thjesht numra në letër — ato janë pagat e mësuesve dhe mjekëve, rrugë të reja, një sistem shëndetësor funksional, mbështetje për kompanitë, siguri sociale për çdo qytetar", kryeministri.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot realizoi takim me ministren suedeze për Çështje Evropiane, Jesica Rozenkranc. “Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, me një fokus të veçantë në integrimin evropian, proceset gjithëpërfshirëse të reformave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale”, publikoi kryeministri në Fejsbuk.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se dje ka marrë informacione se në Gjykatën Kushtetuese ka filluar procedura për heqjen e rritjes lineare të pensioneve nga muaji i ardhshëm dhe se gjykatësi raportues tashmë ka nënshkruar një raport përfundimtar për heqjen, ndërsa këtë e ka thënë edhe në seancën parlamentare për pyetje të deputetëve. Nëse këto informacione janë të sakta, theksoi kryeministri, do të shihet shumë shpejt dhe se do të donte të gabohej.
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot i mohoi shkrimet në disa media se djali i tij i vogël, i cili ndjek mësim në shkollën "Dimo Haxhi Dimov", në të cilën ditë më parë pati helmim, ishte hospitalizuar dhe në gjendje të rëndë. Mickoski tha se fëmija ka marrë infuzion dhe nuk po shkon në shkollë, pasi sot ndihet më mirë dhe të hënën shpreson që të fillojë përsëri mësimin së bashku me shokët e tij.
Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot deklaroi se për momentin po punohet mbi modalitetet për plotësimin e vendeve të zbrazura në Qeveri dhe se ende nuk ka zgjidhje konkrete, kush në cilën pozitë do të jetë, përfshirë edhe çështjen nëse ai do të shkojë në pozitën e ambasadorit në Bruksel. "Në kuadër të koalicionit VLEN ende po bisedohet për modalitetin e rikonstruimit. Ende nuk ka marrëveshje finale se si do të duket rikonstruimi, kush do të largohet, dhe kush do të vjen në funksion dhe nëse dikush do të shkojë jashtë vendit. Për momentin mund të konfirmoj se po punohet në modalitetin dhe se nuk ka zgjidhje konkrete", theksoi Murtezani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët me ministren e Çështjeve Evropiane të Suedisë, Jesika Rozenkranc.
Shkup - Suedia qëndron fuqishëm pas Maqedonisë së Veriut, ne ju mbështesim si me vullnet politik ashtu edhe me hapa konkretë. Inkurajimi im për ju është që të shfrytëzoni momentumin e zgjerimit përderisa është këtu, përderisa ka energji të re midis shteteve anëtare për këtë proces. Me sfidat aktuale të sigurisë me të cilat përballemi të gjithë sot, duke punuar së bashku si evropianë sot është më e rëndësishme se kurrë dhe bashkëpunimi ynë është thelbësor për të siguruar paqe, demokraci, siguri dhe prosperitet në Evropë dhe unë i vlerësoj shumë bisedimet që zhvilluam sot. Këtë e theksoi ministrja suedeze për Çështje Evropiane Jesica Rozenkranc në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.
Shkup - Kemi projeksione reale për rritje prej 3,5 për qind kët vit dhe 3,8 për qind vitin e ardhshëm, ndërsa kjo është provë se vendi po lëviz në drejtimin e duhur, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska. Në paraqitjen televizive në TV 24, ajo potencoi se megjithëse projeksioni për borxhin publik ishte 62,1 për qind, këtë vit do ta mbyllim nën 61 për qind, sipas saj, është një sinjal i qartë se Qeveria po punon me kujdes, në mënyrë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.
Shkup - Fletobligacionet e qytetarëve të emetimit të tretë, për të cilin Ministria e Financave tashmë e ka publikuar prospektin, mund të regjistrohen në të gjitha bankat afariste në vend. Qytetarët që dëshirojnë të regjistrojnë fletobligacionet dhe të marrin pjesë në ankand mund ta bëjnë këtë në filialet e bankave në të gjithë vendin. Afati për regjistrimin e fletobligacioneve të këtij emetimi është deri më datën 10 dhjetor 2025.
Shkup - Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPIM) informon opinionin se pagesa e pensioneve po zhvillohet normalisht dhe tashmë më 1 dhjetor 2025, pensionistët do të marrin pensionin e tyre të nëntorit me ka do të paguhen gjithsej 9.297.493.427 denarë (nëntë miliardë e 297 milionë e 493 mijë e 427 denarë). "Pensionistët duhet të jenë të qetë, sepse Qeveria garanton pagesën e pensioneve dhe nuk duhet të ketë dyshim ose frikë se nuk do të ketë pensione. FSPIM në koordinim me Qeverinë, bën pagesën ditën e parë të muajit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në vitin 2026", njofton Fondi.
Shkup - Me marrjen në pyetje të udhëheqëses së departamentit për punë financiare, kontabiliteti dhe sportelit në Klinikën e Onkologjisë, sot në Gjykatën Themelore Penale vazhdoi gjykimi për rastin "Onkologjia 2", në të cilin ish drejtori mjekësor i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë, Nino Vasev, dhe drejtori ekonomik i Klinikës, Nehad Nuhi, akuzohen për furnizim të paligjshëm të barnave, fshehje përmes tenderëve fiktivë dhe përvetësim të një pjese të terapisë.
Shkup - Nga 1 dhjetori çmimi i ngrohjes qendrore për amvisëri do të rritet mesatarisht për 5,9 për qind, njoftoi sot kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski. Për shfrytëzuesit, të cilët furnizohen përmes sistemit më të madh (EMV Shpërndarje, EMV Furnizim dhe EMV Prodhimtari) shtrenjtimi arrin në mesatare 5,9 për qind, ndërsa për kosumatorët e EMV energjetikë rritja është 7,6 për qind, ndërsa për Shkup Veri - Enerxhi eko link rreth 7,7 për qind.
Shkup - Prodhimtaria industriale në tetor të vitit 2025 është rritur për 2,8 për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie nga 0,2 për qind, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje nga 0,4 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 26,5 për qind.
Shkup - Norma mesatare e interesit për depozitat totale në tetor ishte 2,20 për qind dhe shënon rritje vjetore prej 0,13 pikë për qindjeje, ndërsa norma mesatare e interesit për kreditë ishte 4,82 për qind dhe shënon rënie vjetore prej 0,56 pikë përqindjeje. Norma e interesit për kreditë totale për amvisëritë është 5,21 për qind dhe është ulur për 0,03 pikë përqindjeje në nivel mujor, ndërsa tek sektori korporativ shënon rënie mujore prej 0,03 pikë përqindjeje dhe arrin në 4,43 për qind.
Tetovë - Katër shtëpi me 17 banorë nga fshati malor i Tetovës, Shipkovicë janë në rrezik nga erozioni që ndodhi natën mes të mërkurës dhe të enjtes. Gjatë ditës së djeshme pas raportimit në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në fshat erdhën përfaqësuesit e Komunës së Tetovës, QMK-së, SPB Tetovë dhe Inspektorati Ndërtimor nga Komuna e Tetovës, të cilët u dhanë udhëzime popullatës vendase që të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga paraqitje e rrëshqitjeve të reja.
Shkup - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) shpalli nivel paralajmërimi të verdhë për shkak të rrezikut të mundshëm të përmbytjeve dhe apelon për lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve dhe luginave të thata, para së gjithash në pjesët juglindore, lindore dhe verilindore të vendit. "Gjatë natës kishte rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në pjesët juglindore, lindore dhe verilindore të vendit. Momentalisht ka nivel të lartë të ujit në pellgun e lumit Bregallnicë, duke përfshirë dhe degët e tij, në pellgjet e Krivës dhe të Pçinjës, si dhe në pellgun e lumit Strumicë së bashku me degët dhe luginat e thata në kuadër të pellgjeve të tyre. Gjatë ditës së sotme, nivelet e ujit në pellgjet e përmendura pritet të mbeten të larta, ndërsa në vende të caktuara mund të ketë përmbytje lokale ose grumbullim të ujit", kumtoi DPHM-ja.
Ankara - Gjithsej 154 punëtorë nga e njëjta kompani ndërtimi u shtruan gjatë ditës së djeshme në spitale të ndryshme në kryeqytetin turk Ankara, me dyshime për helmim nga ushqimi, njoftoi Anadolia. Sipas vlerësimeve fillestare nga ekipet e dërguara në vendngjarje, dje në mesditë, punëtorët në kantiere të ndryshme ndërtimi në qytet konsumuan doner pule, të sjellë nga një kompani furnizimi për ketering. Më pas, shumë prej tyre telefonuan në Urgjencë me ankesa për të përziera dhe të vjella.
Bukuresht - Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë, Jonuc Moshtjanu sot njoftoi se ka dhënë dorëheqje, raporton agjencia e lajmeve Axherpres. "Bisedova me presidentin, me kryeministrin, me kryetarin e partisë, me një pjesë të kolegëve të mi në partinë Aleanca për Shpëtimin e Rumanisë dhe i falënderoj për mbështetjen dhe besimin", shkroi Jonuc Mohtjanu në profilin e tij në Fejsbuk dhe shtoi se e bën këtë nga respekti për armatën rumune dhe si shenjë përgjegjësie.
Moskë - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do ta vizitojë Indinë më 4 dhe 5 dhjetor me ftesë të kryeministrit Narendra Modi, njoftoi sot Kremlini. “Vizita do të ofrojë një mundësi për të diskutuar të gjitha aspektet e marrëdhënieve ruse-indiane dhe partneritetin e tyre të veçantë strategjik, si dhe për të diskutuar çështjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale”, bëhet e ditur në kumtesën e Kremlinit.
Bangkok - Numri i viktimave në vërshimet të cilat e goditën pjesën jugore të Tajlandës u rrit në 145. Më shumë se 1,2 milionë amvisëri dhe 3,6 milionë njerëz janë goditur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe vërshimet në 12 provinca në jug të Tajlandës. Më e goditur është provinca Songlhla, ku humbën jetën 110 persona.
Xhakartë - Të paktën 94 persona humbën jetën në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në ishullin indonezian Sumatra, 80 persona konsiderohen si të zhdukur, ndërsa afro 80.000 janë evakuuar, njoftuan autoritetet lokale. Në Batang Toru, një nga më të prekurat në Sumatrën Veriore indoneziane është hapur një varr masiv, ku do të varrosen trupat e shtatë viktimave të paidentifikuara, sepse në qytet nuk ekziston morg, ku do të ruheshin trupat deri në ardhjen e familjarëve të viktimave.