• e shtunë, 27 korrik 2024
MIA Flesh

12.00/21 maj/2024

Shkup- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot i ka pranuar kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Jashtëzakonshëm dhe të Plotfuqishëm të Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Satibaldi Burshakov. Ministri Osmani shprehu kënaqësi për vendimin e sjellë për hapjen e Ambasadës së Kazakistanit në Shkup, duke thënë se ky veprim do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Shkup- Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fillim të vitit 2024 ka nënshkruar Memorandum për mirëkuptim me Fondacionin “Amber Alert Evropa” dhe me këtë rast edhe Ministria dhe shteti ynë janë pjesë e kësaj fushate dhe sistemi në raste kur kemi të bëjmë me fëmijë të humbur. Për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, “Amber Alert Evropa”, Qendra Evropiane për Fëmijë të Humbur filloi me fushatën “Kontrolloni. Mendoni. Raportoni.” Kjo nismë, që synon për prindërit dhe kujdestarët, të ofrojë këshilla gjtihëpërfshirëse “hap pas hapi” se çfarë duhet bërë në rast të një fëmije të humbur.

Shkup- Transporti ajror grek Ejxhian Erlajns e ka ndërprerë shitjen e biletave për linjën e re të planfikuar mes Shkupit dhe Korfuzit, e cila është dashur të fillojë në fillim të qershor me linjën Athinë - Shkup - Korfuz - Athinë, publikoi portali exyuaviation.com. Fluturimet është dashur të mbahen dy herë në javë të martën dhe të shtunën, ndërsa linja ajrore Shkup - Athinë të realizohet të mërkurën dhe të dielën në mëngjes.

Prilep- Gjithçka është gati për rivotimin e nesërm të zgjedhjeve parlamentare në katër vendvotimet, nga dy në komunat Dollnen dhe Krushevë në njësinë e pestë zgjedhore, informojnë komisionet komunale zgjedhore. Në Krushevë do të rivotohet në një vendvotim në vendbanimet Jakrenovë dhe Buçin: në Jakrenovë është vendvotimi 1202, ndërsa në Buçin 1194. Në të dyja vendvotimet janë regjistruar gjithsej 767 banorë me të drejtë vote. Sot  të drejtën e votës do ta realizojnë 26 të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Kiev- Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok ka arrit sot në mëngjes në Kiev dhe bëri thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për mbrojtjen e qiejve të Ukrainës nga sulmet ajrore ruse, transmeton DPA. "Që të mbrohet Ukraina nga raketat dhe dronët rusë, ajo ka nevojë urgjente për mbrojtje ajrore të përforcuar", tha ajo në fillim të vizitës së saj të shtatë në Ukrainë që nga shpërthimi i luftës gjithëpërfshirëse në shkurt 2022.

Drezden- Dhjetë persona janë lënduar, prej të cilëve katër janë në gjendje të rëndë nga goditja e rrufesë pasditen e djeshme në Drezden. Rrufeja goditi një grup njerëzish në brigjet e lumit Elba. Bëhet fjalë për tre gra dhe shtatë burra të moshës prej 26 deri 41 vjeç. Katër prej tyre kanë pësuar lëndime të rrezikshme për jetën dhe janë dërguar në spital.

Paris- Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka bërë të ditur sot se e mbështet pavarësinë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe “luftën kundër mosndëshkimit” të saj, në lidhje me thirrjen e prokurorit të GJPN-së për urdhërarrest për liderët e Izraelit dhe Hamasit. “Franca e mbështet Gjykatën Penale Ndërkombëtare, pavarësinë e saj dhe luftën kundër mosndëshkimit në të gjitha situatat”, thuhet në komunikatë.

Frankfurt- Ministrja amerikane e Financave Xhenet Jeleni sot u ka bërë thirrje   drejtorëve të bankave evropiane që ta forcojnë kontrollin mbi zbatimin e sanksioneve amerikane kundër Rusisë.  "U bëj thirrje të gjitha institucioneve këtu që t'i përmbahen fuqishëm masave dhe të fokusohen edhe më shumë në përpjekjet ruse për t'i shmangur sanksionet", tha Jeleni.

Napoli- Pothuajse 150 tërmete, më të fortat në 40 vitet e fundit, janë regjistruar mbrëmë dhe këtë mëngjes në Campi flegrei në afërsi të Napolit në Italinë jugore, ku nuk janë shkaktuar dëme të mëdha, por ka pasur panik në popullatë, njoftojnë autoritetet. Tërmet me magnitudë prej 4,4 ballë është regjistruar në orën 20 e 10 minuta sipas kohës lokale me thellësi prej 2,5 kilometra, njofton Instituti kombëtar i gjeofizikës dhe vullkanologjisë.

Teheran- Shefi i Shtatmadhorisë së armatës iraniane, gjeneral-majori Mohamed Bageri ka emëruar një delegacion për hetim të rastit me helikopterin, në të cilin ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi. Hetimet, të cilat tashmë kanë filluar në vendin e ngjarjes, udhëhiqen nga gjenerali Ali Abdullah dhe rezultatet do të bëhen të ditura pas përfundimit të tij, raporton IRNA. Siç u raportua më parë, besohet se shkaku i rrëzimit të helikopterit që transportonte presidentin iranian Raisi ishte një defekt dështim teknik i helikopterit.

Uashington- Këshilltari për siguri i presidentit amerikan Xho Bajdenit, Xho Salivani në bisedimet me udhëheqjen izraelite kërkoi që të lejohet qasje të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. "Është e rëndësishme që Izraeli dhe Egjipti t'i përfundojnë bisedimet e tyre për rihapjen e parakohshme të vendkalimit kufitar Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës",theksoi Salivani në bisedimet me ministrin izraelit të Mbrojtjes Joav Galant dhe shefin e Shtamadhorisë Herci Halevi, kumtoi dje Shtëpia e Bardhë. 

Tel Aviv- Armata izraelite kumtoi se ka vrarë komandantin e Hezbollahut në një sulm ajror në rajonin libanez Tir.  Në kumtesën e armatës izraelite të publikuar në X thuhet se Kasim Saklavi është "komandanti i njësive raketore në divizionit bregdetar” të grupit. Gjithashtu, thuhet se është përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve me raketa dhe antitank ndaj Izraelit nga zona bregdetare e Libanit.

Paris- Nëna e futbollistit të Pari Sen Zhermenit, Kilian Mbape ka refuzuar të tregojë se ku do ta vazhdojë karrierën djali i saj sezonin e ardhshëm. Në pyetjen për klubin e ardhshëm përgjigja e nënës së tij ka qenë: "Tashmë e dini përgjigjen". Më 10 maj, Mbape bëri të ditur se do të largohet nga PSZH-ja si lojtar i lirë në fund të sezonit 2023/24.

#

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR