• e shtunë, 27 korrik 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/22 maj/2024

Shkup - Dalja në shtatë vendvotimet ku sot rivotohet për zgjedhjet parlamentare deri në orën 9 është 7,22 për qind, bën të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Prej atje informojnë se nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në këto vendvotime kanë votuar 326. Në krahasim me votimin më 8 maj, në rivotim vërehet dalje më e madhe për 4,07 për qind në këto vendvotime.

Romë  - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e kryeson delegacionin shtetëror-kishtar për vizitë në Romë dhe në Vatikan, me rastin e festimit të 24 majit, Ditës së  iluministëve Mbarësllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi. Kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit të Presidentes Siljanovska Davkova, pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të 8 majit.

 Shkup -  Në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  sot është mbajtur mbledhja e parë konstituive e Komisionit të ri për Menaxhim të Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore Botërore në rajonin e Ohrit, i cili është themeluar me vendim të Qeverisë nga 1 prilli i këtij viti dhe me të cilin në tre vitet e ardhshme do të kryesojë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Shkup - Në numrin e vetëm të Emergjencës 112 në QMK, dje nga pasditja deri në orët e vona të natës janë evidentuar disa raste të përmbytjeve dhe dëmtimeve nga shirat e rrëmbyeshëm, erërat, në ndërtesa, banesa, toka bujqësore, rrugë dhe makina, si dhe njerëz të bllokuar në makina për shkak të rrëshqitjes së dheut. Ka pasur lajmërime në numrin 112 nga komunat e Kumanovës, Nagoriçan i Vjetër dhe Likovë, si dhe nga Shkupi dhe rajone të tjera. QMK paralajmëron se për shkak të reshjeve të dendura të shiut të djeshëm në Kosovë pritet rritje e nivelit të ujit të Lepencit edhe në vend.

Strugë  - Ka filluar me kohë rivotimi në vendvotimin 1844 në Strugë, ku kryhet rivotim në kuadër të rrethit të dytë të Zgjedhjeve parlamentare 2024. Zëvendëskryetarja e Komisionit komunal zgjedhor, Despina Vllaqevska deklaori për MIA-n se vendvotimi është hapur në ora 7 dhe se votimi vijon pa pengesa. "Vendvotimi është hapur në orën 07:00 dhe procesi po zhvillohet pa probleme dhe në rregull", deklaroi Vllaçeska.

 Tetovë  - Në vendvotimin numër 2101 në fshatin Llarcë, në Komunën e Zhelinës, sot ka rivotim për zgjedhjet parlamentare në kuadër të Njësis zgjedhore 6 pasi që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e ka anuluar votimin e mbajtur më 8 maj. Nga Komisioni Komunal Zgjedhor  në Zhelinë informojnë se me kohë ka filluar votimi  në orën shtatë. "Rivotim ka vetëm në një vendvotim me numër 2101 në fshatin Llarcë, Komunën e Zhelinës. Votimi filloi saktë në orën shtatë dhe po zhvillohet pa anjë problem. Normal funksionon aparati për identifikim dhe votimi po zhvillohet", deklaroi Bujar Sulejmani, kryetar i KKZ-së Zhelinë.

 Ohër  - Votimi në vendvotimin 1272 në Komunën e Ohrit, ku po përsëriten zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 maj po zhvillohet pa probleme. Siç informojnë nga KKZ-ja, vendvotimi është hapur me kohë dhe procesi zgjedhor është duke vazhduar sipas procedurave. Vendvotimi 1272 gjendet në shkollën fillore "Hristo Uzunov", në rrugën "Pitu Guli".  Sipas Listës së vetme zgjedhore, në atë vendvotim janë gjithsej 711 zgjedhës, nga të cilët në zgjedhjet parlamentare të 8 majit kanë votuar 433 persona, gjegjësisht 60.9 për qind e trupit votues.

Kumanovë - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) paralajmëron banorët e Kumanovës që të mos pinë ujë të pijshëm nga ujësjellësi pasi është i turbullt nga reshjet e djeshme në Likovë. QMK dhe Departamenti për koordinim sot në mëngjes kanë kërkuar koordinim ndërmjet institucioneve për tejkalimin e problemit të madh të furnizimit me ujë në qytetin e Kumanovës. Gjegjësisht, pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshrit dje në rajonin e Likovës, është shkaktuar rritje e nivelit të lumit Likovë, që ka ndikim në sistemin e ujësjellësit - në stacionin filtrues të NP "Ujësjellësi" Kumanovë.

Kumanovë  - Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga Komuna e Likovës tashmë është në terren mes popullatës e cila dje pësoi dëme nga reshjet intensive të shiut dhe breshrit që përfshiu rajonin verilindor të vendit, kumtuan sot për MIA-n nga komuna e Likovës. "Komuna e Likovës është goditur nga reshjet intensive të shiut dhe breshrit. Mund të themi se janë prekur të gjitha vendbanimet duke filluar nga Llojani deri në Nakushtak. Qytetarët tashmë kanë filluar me paraqitjen e dëmeve. Nga kultura bujqësore dëme ka në plantacionet me qepë, shalqi, perime, patate, misër, elb...", thonë nga komuna e Kumanovës.

Athinë  - Mendoj se miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojnë se ka prëfunduar periudha parazgjedhore, ka ardhur koha që të bëhen seriozë, ta respektojnë marrëveshjen ndërkombëtare, nëse ju intereson që të qëndrojnë në rrugën evropiane, porositi kryeministri grek Kiriakos Micotakis duke fokur për televizionin "Open", njofton korrespondetja e MIA-s nga Athina. Në intervistën e mëngjesit, kryeministri grek ka folur hollësisht për të gjitha temat aktuale në Greqi, duke pasur parasysh që vendi është në periudhë parazgjedhore në vigjilje të zgjedhjeve evropiane më 9 qershor, ndërsa u përqendrua edhe në Marrëveshjen e Prespës, në raportet me vendet tona, në perspektivën e BE-së, por edhe tre memorandumeve që nuk janël ratifikuar në Kuvend.

Madrid/Dublin – Irlanda dhe Spanja sot iu bashkuan Norvegjisë dhe kumtuan se “do ta njohin shtetin e Palestinës”. "Sot Irlanda, Norvegjia dhe Spanja kumtuan se e njohin shtetin e Palestinës", tha kryeministri irlandez Sajmon Haris, duke përshëndetur "këtë ditë të rëndësishme historike për Irlandën dhe Palestinën". Kryeministri spanjoll Pedro Sançez deklaroi se Spanja do ta njohë shtetin palestinez më 28 maj.

Oslo - Norvegjia do ta njohë ekzistencën e shtetit palestinez nga 28 maji, bëri të ditur sot kryeministri norvegjez Jonas Gar Store edhe krahas paralajmërimeve të qeverisë izraelite.  "Ne besojmë se zgjidhja me dy shtete është në interesin më të mirë të Izraelit", tha kryeministri norvegjez në një konferencë për shtyp të thirrur posaçërisht. Ai shtoi se qëllimi është "të realizohet një shtet palestinez që është politikisht koheziv dhe që del nga Autoriteti Palestinez".

Uashington - Presim që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën evropiane, deklaroi zëvendës-ndihmës sekretari në largim dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në intevistën onlajn për Qendrën evropiane të Këshillit atlantik. Eskobar, gjatë bisedës për rolin e SHBA-së në kushte të sfidave të Ballkanit Perëndimor, është pyetur nëse pas fitores së VMRO-DPMNE-së dhe shqetësimit të rritur për Marrëveshjen e Prespës, ende besojnë se rruga drejt  Evropës do të vazhdojë, siç dekalroi në ditën ditën e zgjedhjeve, transmeton Zëri i Amerikës.

Uashington -  SHBA-ja duhet të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) të cilët kërkojnë arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, tha Robert O'Brajani, njëri nga këshilltarët kryesorë për politikë të jashtme të kandidatit republikan për president Donald Tramp.   O'Brajani u takua me Netanjahun dhe  zyrtarë të tjerë izraelitë në Jerusalem gjatë një vizite disaditore në Izrael. 

 Kiev  - Ministrja gjermane  e Punëve të Jashtme   Analena Berboku deklaroi se mbështet thirrjen e ministrit të Mbrojtjes Boris Pistoriusit për një rritje të konsiderueshme të ndihmës për Ukrainën këtë vit. "Qëllimi plotësisht dakord me ministrin e Mbrojtjes. Dhe jo vetëm me të, por edhe me ministrin e Punëve të Brendshme. Kemi nevojë për një buxhet për sigurinë", deklaroi mbrëmë Berboku për gazetën "Bild" dhe të tjera media të tjera të Aksel Springer, transmeton DPA.

Romë  - Ministri italian i Mbrojtjes Guido Krozeto është sëmurë të martën në takimin e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes dhe është dërguar në spital, raportojnë mediat italiane. Dobësia e përgjithshme është arsyeja që Krozeto u shtrua në spital dje, për herë të dytë për tre muaj, shkruan gazeta italiane "Mesaxhero".  Ai u dërgua në spitalin "San Karlo di Nansi" në Romë, i njëjti institucion ku u trajtua në shkurt për perikardit.

Ajova  - Disa persona kanë humbur jetën nga një tornado në qytetin Grinfild në shtetin federal amerikan Ajova, shtoi se dhjetëra janë lënduar. Nga stuhia ka shkatërruar shtëpi, mbeturina të shpërndara dhe disa turbina të mëdha me erë të rrëzuara. "Tornadoja shkatërroi një pjesë të mirë të këtij qyteti. Ne mund të konfirmojmë se ka shumë viktima gjatë tornados", deklaroi zëdhënësi i Policisë së Shtetit të Ajovës, rreshter Aleks Dinkla, pa specifikuar sa njerëz u lënduan. 

QËNDRONI TË LIDHUR