MIA Flesh
- Shkup - Me akademi solemne, vendosje lulesh dhe ndarje të çmimeve sot do të shënohet Dita e Kryengritjes Popullore - 11 Tetori. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në akademinë solemne, e cila nën patronatin e saj do të mbahet në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi. Me rastin e festës shtetërore 11 Tetori, delegacione qeveritare dhe parlamentare do të vendosin lule në Shkup, Prilep dhe Kumanovë. Delegacioni qeveritar në përbërje të ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe zëvendëskryeministrit për Sistem Politik Ljupço Dimovski do të vendosin lule në varrezat partizane në Butel dhe para monumentit "Çlirimtarët e Shkupit" para Qeverisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:48, 11 tetor, 2024
15:00/11 tetor/2024
Shkup - Me akademi solemne, vendosje lulesh dhe ndarje të çmimeve sot do të shënohet Dita e Kryengritjes Popullore - 11 Tetori. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në akademinë solemne, e cila nën patronatin e saj do të mbahet në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi. Me rastin e festës shtetërore 11 Tetori, delegacione qeveritare dhe parlamentare do të vendosin lule në Shkup, Prilep dhe Kumanovë. Delegacioni qeveritar në përbërje të ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe zëvendëskryeministrit për Sistem Politik Ljupço Dimovski do të vendosin lule në varrezat partizane në Butel dhe para monumentit "Çlirimtarët e Shkupit" para Qeverisë.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet e policisë kanë filluar mbikëqyrjen në objektin banesor në rrugën “Prohor Pçinski” në Çair ku më 2 tetor shpërtheu zjarr në bodrumin e ndërtesës. MPB-ja informoi se paraprakisht nga ana e SPB Shkup janë bërë përgatitjet dhe është siguruar qasje në objekt dhe e gjithë kjo kryhet rreptësishtë në prani edhe të banuesve ku dhe bëhet vlerësimi dhe dëmi i objekteve. "Hapësirat e bodrumit, nga ku sipas informacioneve fillestare ka filluar zjarri, ende po sigurohen për qasje dhe hetim të shkaqeve. Kohëzgjatja e veprimeve mbikëqyrëse në terren do të varet nga koha e nevojshme për mbledhjen e të gjitha provave", thuhet në kumtesën e MPB-së.
Shkup - Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në mbarë vendin, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematikor-Natyror në Shkup, sot në mëngjes në orën 10 e 7 minuta, është regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit i përket zonës epiqendrore të Demir Kapisë, me magnitudë lokale të Rihterit ML3.0.
Kumanovë - Kumanova dhe Prilepi kanë shënuar sot 11 Tetorin - Ditën e kryengritjes popullore dhe 83 vjet nga dita kur u shënua fillimi i Luftës nacionalçlirimtare dhe rrumbullakësimi i krijimit të shtetit të Maqedonisë. Delegacione të shumta të udhëhequra nga Shoqata të luftëtarëve madje në Kumanovë, kryetari i Komunës së Kumanovës, delegacion i Qeverisë, Kuvendit, nga kabineti i presidentes, Armatës, MPB-së, institucione shtetërore, ambasadorë dhe përfaqësues të ambasadave, institucioneve, partive politike, shoqata të qytetarëve, sot kanë vendosur lule te monumenti përkujtimor në Kumanovë.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u dërgoi qytetarëve urim me rastin e 11 Tetorit - Ditës së Kryengritjes Popullore, duke thënë se 11 Tetori është vija që e përcaktoi të tashmen dhe të ardhmen tonë, dita kur ne me guxim dhe vendosmëri u përfshimë në koalicionin antifashist të popujve liridashës dhe drejtësidashës, me çfarë e zgjodhëm anën e duhur në luftën më të madhe në historinë e njerëzimit, të vendosur fort për t'i mposhtur pushtuesit dhe për të luftuar për një shtet të lirë kombëtar.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski u dërgoi urim qytetarëve me rastin e 11 Tetorit - Ditës së Kryengritjes Popullore, duke porositur se fryma popullore e kundërshtimit dhe mosbindjes që u demonstrua më 11 Tetor vazhdon edhe sot e kësaj dite, është një forcë shtytëse për ndryshime dhe një mëngjes më të mirë. Është mendimi ai që na tërheq përpara, se ne mund dhe duhet të bëjmë gjithmonë më mirë - Nëse gjyshërit tanë synonin çlirimin e shtetit, qëllimi ynë është ta zhvillojmë Maqedoninë.
Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, përmes një vide fjalimi, u ka dërguar mesazh qytetarëve me rastin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore, me të cilën ka bërë paralele mes luftës partizane për liri dhe shtet të tyre në vitin 1941 dhe beteja e sotme para së cilës qëndrojnë qytetarët dhe shteti.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka qenë pjesë e delegacionit qeveritar në shënimin e 11 Tetorit- Ditës së kryengritjes popullore. Delegacioni vendosi lule të freskëta në Varrezat e partizanëve në Butel dhe para përmendores së çlirimtarëve të Shkupit në shenjë kujtimi të luftëtarëve të guximshëm, të cilët e filluan rezistencën e organizuar kundër fashizmit.
Ohër - Të rinjtë janë forca me potencial të madh për ndryshime pozitive. Ata janë forca që inicion zgjidhje inovatore për disa nga problemet më komplekse të botës, nga ndryshimet klimatike përmes pabarazisë te tensionet gjeopolitike, të gjitha këto përmes diplomacisë, dialogut ndërkulturor dhe bashkëpunimit. Aftësia e tyre për të dëgjuar dhe mësuar nga shembujt tregon se paqja nuk është një ideal abstrakt, por diçka që mund të arrihet në mënyrë aktive përmes respektit të ndërsjellë dhe qëllimeve të përbashkëta. Kjo mes tjerash u theksua nga pjesëmarrësit në Shkollën e 15-të për liderë të rinj të titulluar “Lidershipi për paqe” të organizuar nga Zyra e ish presidentit Gjorge Ivanov që mbahet në Ohër.
Shkup - Festivali ndërkombëtar teatror Skupifestival Shkup nis edicionin e 18-të me radhë nga data 14 deri më 19 tetor në hapësirat e Teatrit shqiptar- Shkup. Hapja solemne bëhet të hënën më datë 14 tetor në orën 20 në skenën e teatrit shqiptar- Shkup, me Teatrin kombëtar të Kosovës nga Prishtina me shfaqjen “1984”, nga autori Xhorxh Orvell, në regji të Igor Mendiski, si dhe interpretim të Adrian Morina, Arta Selimi, Basri Lushtaku, Edona Reshitaj, Flaka Latifi, Shpejtim Kastrati, Xhejlane Godanci, Ylber Bardhi.
Athinë – Migrimi dhe konkurrueshmëria kanë qenë në fokus të takimit të kryeministrit grek Kiriakos Micotakis me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, pak para fillimit të Samitit MED9 në Qipro, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Qyteti qipriot Pafos sot është nikoqire e liderëve të nëntë shteteve mesdhetare të BE-së, të cilat janë pjesë e grupit MED9, ndërsa në takim do të marrin pjesë edhe kryetarja e KE-së dhe mbreti i Jordanisë.
Bruksel - Bashkimi Evropian vazhdimisht përsërit se i dënon ashpër vrasjet, sulmet fizike, paraburgimin dhe çdo formë tjetër të frikësimit apo matretimit me të cilin ballafaqohen gazetarët, veçanërisht në kohën e konflikteve, derisa i kryejnë detyrat e tyre profesionale, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano në lidhje me informacionet për vdekjen e gazetares ukrainase Viktoria Roshçina në një burg rus.
Hanoi - Sekretari amerikan i SHBA-së Antoni Blinkeni në Asociacionin e Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Vietnam shprehu shqetësimin për gjendjen e rëndë të banorëve në Rripin e Gazës dhe konfliktin në Lindjen e Mesme. Ai theksoi se SHBA-ja po bën gjithçka në fuqinë e tyre për të parandaluar një përshkallëzim të dhunës. "Vëmendja e SHBA-së, dhe ka qenë kështu prej një viti, është e përqendruar pikërisht në këtë: të parandalohet përshkallëzimi i këtyre konflikteve. Çdo ditë punojmë për këtë", theksoi Blinkeni, duke shtuar se Uashingtoni është në komunikim të drejtpërdrejtë me Izraelin, në të cilin ata theksojnë nevojën për të siguruar nevojat humanitare të banorëve të Gazës.
Hanoi - Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrovi i dënoi aksionet "destruktive" të SHBA-së në Azinë Juglindore. "Natyra destruktive e aksioneve amerikane në këtë pjesë të botës është e dukshme", deklaroi Lavrovi pas Samitit të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Vietnam. Ai i akuzoi SHBA-në dhe aleatët se e kanë penguar miratimin e deklaratës përfundimtare të Samitit duke u përpjekur të politizojnë dokumentin.
Bruksel - Konferenca e kryetarëve të Parlamentit Evropian që e përbëjnë kryetarja Roberta Mecola dhe njerëzit e parë të grupeve parlamentare, ka miratuar orarin e intervistave të kandidatëve për anëtarë të Komisionit Evropian. Procedura do të fillojë më 4 nëntor (14:30) me intervistimin e anëtarit më jetëgjatë në Komisionin Evropian dhe zëvendëskryetar aktual për Planin e gjelbër dhe marrëdhënie ndërinstitucionale, diplomatin sllovak Maros Shefçoviq i cili tani është kandidat për eurokomisar për tregti, siguri ekonomike, marrëdhënie ndërinstitucionale dhe transparencë. Ai do të intervistohet dhe të merret pëlqim nga anëtarët e komiteteve të Tregtisë ndërkombëtare (INTA) dhe Çështjeve kushtetuese (AFCO). Në seancë janë ftuar edhe anëtarët e Komisioneve për punë të jashtme (AFET), Tregun e brendshëm dhe mbrojtjen e konsumatorëve (IMCO), për parashtresa (PETI), zhvillim (DEVE) dhe Çështje juridike (JURI), por ata nuk do të kenë të drejtë të vendosin për miratimin e Shefçoviçit.
Bejrut - Numri i të vdekurve në dy sulmet ajrore të djeshme izraelite në Bejrut është rritur në 22, ndërsa 117 persona janë plagosur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Libanit. Aviacioni izraelit po sulmon për herë të tretë në njëzet ditë periferitë jugore të Bejrutit, ku ndodhet bastioni i Hezbollahut. Ky është sulmi më vdekjeprurës që kur Izraeli filloi sulmet e tij ndaj lëvizjes pro-iraniane të Hezbollahut të Libanit më 23 shtator. Që atëherë në sulmet e armatës izraelite (IDF) në të gjithë Libanin janlë vrarë më shumë se 1.200 njerëz, ndërsa një milion janë detzruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ashgabat - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putini, në forumin rajonal në Turkmenistan deklaroi se është i nevojshëm një rend i ri botëror, në të cilin në nënyrë më të drejtë do të rishpërndahet pasuria dhe do të merret parasysh mendimi i secilit vend. Në kryeqytetin e Turmenistanit, Ashkabak po mbahet forum rajonal të liderëve të Azisë Qendrore. Në forum marrin pjesë edhe presidentët e Iranit dhe Pakistanit, si dhe shefat e vendeve të tjera të Azisë Qendrore - Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.
Vatikan - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot ka takuar në Vatikan kreun e Kishës Katolike Romake, Papa Françeskun. Takimi i tyre i mëparshëm ishte në margjinat e Samitit të G7, i cili u mbajt këtë verë në Italinë jugore. Zelenski mbrëmë në Romë është takuar me kryeministren italiane Xhorxha Meloni, ndërsa pas takimit me Papa Françeskun do të udhëtojë për në Berlin, ku janë paraparë takime me kancelarin gjerman Olaf Sholc dhe presidentin Frank-Valter Shtajmjer.