• e shtunë, 27 korrik 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 22 maj/ 2024

Shkup - Jehona në shtatë vendvotimet ku sot rivotohet për zgjedhjet parlamentare deri në orën 13 është 25,48 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Nga gjithsej 4.514 votuesit e regjistruar kanë votuar 1150 votues. Në krahasim me votimin më 8 maj, në këtë rivotim vërehet jehonë e rritur për 3,71 për qind në këto vendvotime. Jehonë më të madhe ka në vendvotimin në Zhelinë ku kanë votuar 325 votues, ndërsa më e vogël është dalja në Krushevë në vendvotimin 1194 ku deri në orën 13 kanë votuar 47 votues gjegjësisht 15,77 për qind.

Shkup - Interesimi për ndërtimin e ndërtesave për banim ishte, është dhe do të jetë i madh, jo vetëm në Shkup por edhe në qytetet tjera. Këtë e ka theksuar sot në deklaratën për MIA-n, Katerina Nikollov, drejtoreshë ekzekutive e "Fortonmka", gjatë konferencës për pasuri të patundshme komerciale të mbajtur në kryeqytetin e vendit. "Jemi dëshmitarë të rritjes intensive të ndërtimeve të banesave në 20 vitet e fundit në Shkup. Shpeshherë parashtrohet pyetja se a ka vend për më shumë apartamente. Tregu e bënë kërkesën. Përderisa kjo kërkesë funksionon, atëherë edhe investitorët kanë motivimin për të vazhduar me realizimin e asaj që është parashikuar. Ka interesim të madh. Ndërtesat e banimit janë të parat, sepse janë lloji më i afërt i investimit. Sepse kthimi i investimit është më i lehtë për t'u planifikuar", sqaroi ajo për MIA-n.

Shkup - Punonjësit në të gjitha filialet të Postës së Maqedonisë sot organizojnë protestë për të shprehur revoltën dhe shqetësimin e tyre për të ardhmen e kompanisë dhe për ruajtjen e vendeve të tyre të punës, sepse për një periudhë të gjatë është duke u përballur me krizë të madhe financiare dhe me një organizim të keq të operimit dhe me këtë është sjellë në një kaos të madh dhe në fund të ekzistencës, theksoi në konferencë për shtyp Boro Veligdenov, kryetar i organizatave sindikale të Postës së Maqedonisë.

Shkup - Në kohën kur përballemi me sfidat komplekse të shekullit të 21-të, është e rëndësishme që filantropia të jetë një mekanizëm domethënës për zhvillim të qëndrueshëm, duke mundësuar burime, ekspertizë dhe zgjidhje inovative për t'u përballur me sfidat socio-ekonomike. Nga fuqizimi i të margjinalizuarve deri tek nxitja e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse, përpjekjet filantropike luajnë një rol kritik në avancimin dhe ndërtimin e një bote më të drejtë dhe më të qëndrueshme për të gjithë. Këtë e porosit forumi i filantropisë i cili përfshin folës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Singapori, Serbia dhe Kroacia dhe mbi 80 pjesëmarrës nga institucione, biznese, organizata të shoqërisë civile dhe media.

Shkup - Nëpunësit e doganës në hyrje të Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit kanë ndaluar hyrjen e 1.7 tonë barnave Sildenafil Citat Ups dhe Sibutramin të cilat janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Barnat nuk janë të regjistruara në Agjencinë e barnave, ndërsa kompania importuese nuk ka pasur as leje për shitjen me shumicë të produkteve medicinale, pra nuk është e regjistruar në regjistrin e personave juridik për kryerjen e këtij lloj aktiviteti, kumtoi Drejtoria e doganës.

Shkup - Do të zhvillojmë politikë aprimore ndaj fqinjëve, e cila do të bazohet në argumente dhe fakte. Jemi të gatshëm së bashku me fqinjët tanë. Presim nga ata ta respektojnë ehde që ndrimin tonë, sepse marrëdhëniet e mira fqinjsëore janë një rrugë me dy kahje, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në intervistën ekskluzive për www.almakos.com dhe www.ora24.tv, duke potencuar se qeverinë e re nuk do të zhvillojë politika të vetëpërçmimin, as në nuk do të iritojë pa nevojë.

Shkup - Pas takimit mirënjohës, të realizuar me 7 maj 2024 me ish-rektorët Prof. Dr. Nexhbedin Beadini, Prof. Dr. Sadi Bexheti, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prof. Dr. Reshat Qahili dhe Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, të cilët e kanë drejtuar Universitetin e Tetovës në të kaluarën, Rektori aktual, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, më 20 maj 2024 i ka pritur në kabinetin e tij familjarët e themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, Rektorit Prof. Dr. Ramiz Abdyli dhe Rektorit Prof. Dr. Agron Reka. Në këtë takim miqësor Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli shprehu vlerësimin e tij dhe të institucionit për tre rektorët që në periudha të ndryshme kohore e kanë kryer me përkushtim, devotshmëri dhe sukses të plotë detyrën e tyre në udhëheqjen e këtij institucioni që këtë vit e shënon vitin jubilar 30-vjetorin e themelimit, të veprimtarisë arsimore-shkencore dhe kulturore.

Shkup - Paga mesatare mujore neto për të punësuar në mars të këtij viti arrin 40.496 denarë dhe është 16 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar, kumton Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash i rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (22.2%), administratë publike dhe mbrojtje; sigurim social i detyrueshëm (21.7%) dhe arsim (20.9%). 

Shkup - Ulja e paralajmëruar e normave të interesit nga ana e Bankës Qendrore Evropiane nuk do të ndikojë në mënyrë drastike në normat e interesit të kredive në vend. Do të ketë korrigjim të caktuar në kreditë që tashmë po paguhen, ndërsa lidhen me euriborin, por përdoruesit nuk do të ndjejnë ndonjë ndryshim dramatik, konsiderojnë bankierët. Kryetari i Këshillit Drejtues të "Shparkase Bankës" Sanel Kusturica thotë se ulja eventuale e normave të interesit nga ana e BQE-së do të ndikojë automatikisht në kreditë ekzistuese që janë të lidhura me euriborin, por që këtë vit nuk do të ketë ndryshim dramatik. 

Shkup - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Komisioni i Pavarur i Mediave të Republikës së Kosovës (KPM) sot në Prishtinë, u morën vesh për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të rritur të praktikave të mira në sferën e rregullimit mediatik. Siç bëhet e ditur në kumtesën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, përfaqësuesit e dy organeve rregullatore biseduan për shumë çështje lidhur me harmonizimin e rregullores vendore me atë evropiane dhe zbatimin e detyrimeve të cilat dalin nga Direktiva e rishqyrtuar për Shërbime Mediatike Audiovizuele. Fokus i veçantë ishte vendosur në mënyrën e realizimit të monitorimit të përmbajtjeve mediatike në periudhën e proceseve zgjedhore

Shkup - Të enjten dhe të premten do të ketë paraqitje të izoluar të motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, kumton DPHM-ja. Gjatë ditëve të fundjavës moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i vranët, vende vende i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe paraqitje lokale të stuhive. Temperatura minimale e mëngjesit do të jetë në interval prej 8 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë Celsius. 

Strugë  - Pothuaj 30 për qind ka dalje deri ora 13 në vendvotimin 1844 në Strugë në rivotimin në rrethin e dytë të Zgjedhjeve parlamentare 2024. Zëvendës kryetarja e Komisionit komunal të zgjedhjeve, Despina Vllaqeska për MIA-n informoi se deri ora 13 në këtë vendvotim kanë votuar 234 persona nga të regjistruar 755 votues. Rivotimi në këtë vendvotim në mëngjes filloi me kohë, në ora 7 dhe votimi po zhvillohet pa pengesa.

Tetovë - Në vendvotimin e vetëm në kuadër të NJZ6, ku sot po zhvillohet rivotimi, deri në orën 13 kanë votuar 32,73 për qind të qytetarëve.  Në vendvotimin 2101 në fshatin Llërce, Komuna e Zhelinës, ku mundësi për votim kanë 993 persona, deri tani kanë votuar 325 votues.  Numri i përgjithshëm i votuesve në Komunën e Zhelinës është 25.199. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më 22 maj ka evidentuar se kanë votuar 48 për qind e të regjistruarve, gjegjësisht 479 persona, prej të cilëve nëntë fletëvotime ishin të pavlefshme. 

Kumanovë - Diga e Likovës ngadalë po stabilizohet, pas të reshurave të djeshme të breshërit dhe të shiut, kumtuan sot nga Ekonomia e ujërave "Fusha e Kumanovës dhe Likovës".  "Gjatë ditës së djeshme, në orët e pasditës, erdhi deri te turbullimi i ujit në digën e Likovës, si dhe përmbytje të tunelit nga diga e Likovës deri te 'nyjet' në vendin e quajtur 'Kalishnjak'. Në ujësjellësin e drejtpëdrejtë që çon deri te stacioni filtrues  të NP Ujësjellësi Kumanovë, ka ardhur ujë i turbulluar", informoi Ekonomia e ujërave e Kumanovës.

Tiranë - Trajneri i kombëtares shqiptare në futboll, Silvio Mendez Kampos Juunior nga dje është banor i qytetit të Lushnjës, ku ka aplikuar dhe me procedurë urgjente i është dhënë pasaporta shqiptare. "Pas publikimit të dekretit dhjetorin e kaluar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë që iu dorëzua në një ceremoni të fundvitit nga kryeministri Edi Rama, dje ishte dita zyrtare kur Silvinjo kreu të gjitha veprimet ligjore për t'u bërë shtetas i Lushnjës, së bashku me ndihmësit e tij Zabaleta dhe Doriva, njofton "Top Çenëll". Ai shton se tashmë Shqipëria do të ketë trajner të reprezentacionit një shqiptar nga Lushnja, por me origjinë braziliane.

Stokholm - Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron dominim në Detin Baltik dhe për këtë i nevojitet ishulli suedez Gotland, deklaroi shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura serbe, Per Mikael Biden. Ai tha se Rusia është veçanërisht e interesuar për Gotland, ishulli më i madh në Suedi, i cili ndodhet rreth 330 kilometra në veri të enklavës ruse Kaliningrad dhe ku është sistemuar flota baltike ruse dhe se është i rëndësishëm në aspektin strategjik të rajonit të Detit Baltik. "Jam i bindur se Putini i ka dy sytë e drejtuara në Gotland. Qëllimi i Putinit është që të ndërmarrë kontrollë mbi Detin Baltik. Kush e kontroëëpn Gotlandin e kontrllon Detin Baltik", deklaroi gjenerali suedez në intervistën për RND gjermane.

Londër - Një ajsberg i madh u shkëput nga shelfi i akullit Brunt në Antarktidë, njoftoi organizata hulumtuese britanike Hulumtimi Antarktidë (BAS). Ajsbergu, me madhësi prej 380 kilometrash katrorë u thye të hënën disa javë pasi u hap një çarje 14 kilometra e gjatë në akull. Në kumtesë, BAS thekson se ngjarja nuk ka lidhje me ndryshimet klimatike. 

Tel Aviv - Planet për të njohur shtetin palestinez për Izraelin janë një "shpërblim për terrorizmin" që do ta bënte të vështirë negocimin e një zgjedhje për luftën në Gazë. "Vendimi i sotëm u dërgon një mesazh palestinezëve dhe botës - terrorizmi do të shpërblehet. Pasi organizata terroriste Hamas kreu masakrën më të madhe të hebrenjve që nga Holokausti, pasi ata kryen krime të tmerrshme seksuale të dëshmuara nga e gjithë bota, këto vende vendosën të shpërblejnë Hamasin dhe Iranin me njohjen e shtetit palestinez", deklaroi ministri izraelit i Punëve të Jashtme Izrael Kac.

Jerusalem - Ministri skajshëm i djathtë për siguri nacionale i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka ardhur në kompleksin e xhamisë Al Aksa në Jerusalemi Lindor, duke dekalruar se vendi i shenjtë i takon "vetëm shtetit të Izraelit". Në vizitën e tij të parë në vendin e shenjët në Jerusalem nga 7 tetori, Ben Gvri nga mali i tempullit dekalroi se "njohja diplomatike e shtetit palestinez është e barabartë me shpërblimin e Hamasit" . I rrethuar me policinë, Ben Gvir në video mesazhin thotë se "në hapin e tyre që ta njohin Palestinën, Norvegjinë, Spanjë dhe Irlandën i shpërblejnë Nukba, vrasësit dhe dhunuesit".

Teheran - Qindra mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të Teheranit për t'i dhënë lamtumirën e fundit presidentit iranian Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit të dielën. Udhëheqësi suprem Ajatollah Ali Hamnei i udhëhoqi lutjet gjatë një ceremonie lamtumire për presidentin e ndjerë dhe shtatë të tjerë, mes të cilëve edhe ministri i Punëve të Jashtme Hosein Amir-Abdollahian, i cili humbi jetën në aksident.  Pushteti suprem i Republikës Islamike u përkul para tetë arkivoleve të mbështjellë me flamurin të gjelbër-të bardhe-të kuq të Iranit të vendosur pranë njëri-tjetrit në Universitetin e Teheranit. 

QËNDRONI TË LIDHUR