• e martë, 08 tetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 7 tetor/ 2024

Shkup - Inspektorë nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor nga sot në mëngjes po kryejnë mbikëqyrje inspektuese në spitalin Kozle dhe Klinikën e fëmijëve në Shkup, pasi që pardje vdiq foshnja 14-muajshe, ndërsa paraprakisht prindërit e tij kërkuan të hospitalizohet, por nuk është pranuar në Klinikën e fëmijëve në Shkup, konfirmoi sot minsitri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili pas shënimit të Ditës së dhurimit të organeve u përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Ministri i Shëndetësisë, Taravari theksoi se sot në mëngjes la pasur takim me drejtorin e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor. "Takimi i parë sot në mëngjes ishte me drejtorin, ekipi tashmë është në terren. Komisioni tashmë është formuar dhe ndodhet në punë, në terren për t'i hetuar të gjitha faktet dhe argumentet", deklaroi Taravari. Ai konfirmoi se inspektorët e ISHSSH-së dhe të Komisionit i cili është formuar nga ana e tij tashmë rpej orës 9:00 ndodhen në dy spitalet në Shkup.

Shkup - Disa herë përsëris se zotëri Ahmetit, para se gjithash, i duhet adaptim në opozitë, ndërsa pastaj i nevojiten reforma, ndërsa për të biseduar kur të dojë do të ulemi,  theksoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në pyetjen nëse do t'i përgjigjet thirrjes së liderit të BDI-së, të dalin nga Qeveria dhe të formojnë koalicion të përbashkët. "Do të ulemi, por nuk e di se ç'farë do të bëjmë. Së pari zotëri Ahmetit i duhen reforma, adaptim dhe kauzë, të dalë dhe të tregojë dhe ç'farë dëshiron. Ne për t'u ulur jemi të hapur dhe komunikojmë me të gjitha partitë politike, pa përjashtim. Ashtu që nuk kemi asgjë kundër të komunikojmë edhe me të. Megjithatë, le të fillojë me reformat. Kjo është shumë e rëndësishme për ne", thotë Taravari.

Shkup - Moskujdesin për arsimin që eekzistonte deri në qershor e zëvendësuam me përkushtim 100-përqindësh dhe në 100 ditët filluam ndryshime të mëdha për arsim më cilësor dhe të ardhme më të mirë të të rinjve. I ndalëm politikat e këqija të cilat e ulën numrin e nxënësve për 17 mijë në shtatë vitet e kaluara, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska gjatë llogaridhënies me rastin e 100 ditëve të para të punës së Qeverisë. Në konferencën për shtyp ajo theksoi se është e kënaqur nga puna e bërë në resorin që e kryeson dhe paralajmëroi se MASH-i do të vazhdojë me "tempo të njejtë të fuqishme, me përkushtim maksimal ndaj nxënësve, studentëve, mësimdhënësve, profesorëve, njejtë si edhe në tre muajt e parë".

Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot ka realizuar takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano Ortiz, të cilit i ka uruar suksese në misionin diplomatik. Nga Ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se në takim Misajlovski falënderoi edhe Mbretërinë e Spanjës për mbështetjen e vendit tonë në proceset integruese evropiane. 

Shkup - Gjithsej 6,4 miliardë dollarë do t'i nevojiten vendit në dekadën e ardhshme për përforcimin e rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike, për mbrojtje efikase të njerëzve dhe pronës. Çdo dollarë nga këto investime tani do të sjellë dy deri në dhjetëfishin e kthimit në të ardhmen nëpërmjet humbjeve të shmangura dhe përfitimeve ekonomike. Maqedonia e Veriut mund të bëhet një vend me emetime neto zero nëse investon 5,6 miliardë dollarë deri në vitin 2050 në dekarbonizimin e sektorit të energjetikës, transportit dhe ndërtimit. Por këto janë shifra të mëdha dhe vetëm qeveritë nuk do të mund t'i arrijnë, kështu që 85 për qind e dekarbonizimit mund të vijë nga sektori privat, tha sot drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Masimiliano Paoluçi, duke prezantuar një pjesë të Raport mbi ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e vendit (CCDR).

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska kumtoi se do të ketë buxhet më të madh për arsimin dhe shkencën në vitin 2025, ndërkaq paralajmëroi edhe se së shpejti do të arrihet marrëveshje me SASHK-un dhe rritje të rrogave të mësimdhënësve këtë vit. Në konferencën për shtyp, për 100 ditët e punës së Qeverisë, Janevska tha se MASH-i diskuton me Minsitrinë e Financave për buxhet më të madh për vitin e ardhshëm për të cilin, tha, është paraparë rritje edhe e mjeteve për shkencë, para së gjithash për institucionet shkencore.

Shkup - Moti deri në fund të ditës është me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Vetëm në Luginën e Pollogut në pjesën më të madhe të ditës do të ketë vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 19 deri në 27 gradë, informojnë nga DPHM. Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë veriperëndimore. Temperatura do të arrijë 24 gradë. Sinoptikët njoftojnë se gjatë kësaj jave në orët e mëngjesit nëpër lugina do të ketë vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës gjithkund do të mbisundojë mot kryesisht stabil dhe relativisht i ngrohtë. Të mërkurën dhe të premten do të ketë kushte për shi lokal dhe bubullima të rralla.

Shkup - Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZEL (DE V), prej mbrëmë do të rriten për 1,000 denar për litër, kumtoi sot Komisioni rregulaltor për energjetikë. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 75,50 denarë, i EUROSUPER BS-98 do të jetë 77,50, ndërsa i EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 68,50 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rritet për 1,50 denarë dhe do të jetë 68,50 denarë për litër.

Shkup - Ndajmë shumë më tepër se kufiri i përbashkët. Shumë prej qytetarëve të të dyja vendeve ndajnë histori, kulturë, lidhje familjare dhe, më e rëndësishmja nga të gjitha, synimet e përbashkëta për prosperitet dhe paqe për popujt tanë. Biseduam për mënyrat se si ta thellojmë bashkëpunimin ekonomik, si t'i lidhim njerëzit tanë dhe si të krijohen mundësi për brezat e ardhshëm që do të vijnë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët me homologun e tij serb, Millosh Vuçeviq.  Mickoski tha se kanë biseduar për sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni, dhe theksoi se është e nevojshme "në këto kohë turbulente, të jemi bashkë, të jemi zëri i arsyes dhe të punojmë drejt stabilitetit dhe sigurisë së të gjithë rajonit”.

Shkup – Përmes edukimit të personave mjekësorë, popullatës dhe mediave deri në rritjen e vetëdijes për dhurimin e organeve. Kjo ishte porosia kryesore në ngjarjen e sotme me rastin e Ditës Evropiane së Dhurimit të Organeve – 7 tetori, që ishte shënuar në kuadër të projektit “Mbështetje e sistemit për transplantim”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Në hapjen e ngjarjes në Kinotekën e Maqedonisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se të gjithë punonjësit shëndetësorë kanë qëllim të përbashkët për rritjen e vetëdijes për dhurimin e organeve përmes edukimit të personave mjekësorë dhe të popullatës. Ai potencoi se në listën e zemrës, mëlçisë dhe veshkave, për momentin nuk ka pacientë të shënuar si urgjent.

Shkup- Prokurimet publike tek ne, rreth 1,5 miliardë euro në vit, nuk përdoren si instrument për përballje me ndryshimet klimatike, beson German Filkov nga Qendra për komunikime civile.  Lidhur me Raportin e Bankës botërore që u prezantua sot. Filkov përmendi se në vend duhet të vendosen masa urdhëruese dhe më radikale - sa përqind e prokurimeve "të gjëlbra" duhet të bëjmë, që të fillojmë t'i bëjmë, ndërsa përfitimi, tha, shihet në afat të gjatë. Ai kujtoi se edhe vitet e mëparshme qeveria kishte marrë vendime që vet nuk i respektonte, të mos prokuron sheqer në katror të vegjët, por refus, të mos prokurojë lugë dhe gota plastike për një përdorim, të mos prokuorijë ujë në shishe të vogla plastike.

Gostivar - Rezultatet e ujit të pijshëm në ujësjellësin e rajonit të Gostivarit i bërë në dy laboratorë janë të ndryshme dhe sipas njërit uji nuk është për përdorim, ndërsa sipas të tjerëve është i sigurt. Pritet analizë e re të cilën e bën Qendra Shtetërore për Shëndet Publik - Shkup. Këtë e tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe paralajmëron mbajtjen e përgjegjësisë, nëse ka pasur lëshime. Limani sqaroi se rezultatet e kompanisë të cilat i ka bërë analizat për NP "Komunalec" kanë treguar vlerat të cilat kërkojnë ndalim të pirjes, megjithatë siç theksoi, rezultatet e mostrave të Qendrës së Shëndetit Publik të Gostivarit të marra në të njëjtën ditë, treguan se uji mundë të përdoret. 

Tetovë - Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami së bashku me ambasadorin e Shqipërisë Denion Mejdani ka ndarë abetaren e unifikuar të gjuhës shqipe në SHF "Naim Frashëri". Kasami dhe ambasadori Denion Mejdani kanë shpërndarë kopje të këtij libri në klasat e gjuhës shqipe.

Prishtinë - Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e ndryshoi masën e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdare, ka mësuar KOHA e Prishtinës (koha.net) nga burimet e saj në Qeveri. Kosova ka ndalur importet nga Serbia pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe në kufitin mes dy vendeve, tensioneve në veri të vendit të banuar me një shumicë serbe dhe dyshimeve se vitin e kaluar nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë. Masa e sigurisë më pas u ndryshua duke u lejuar importimi i lëndës së parë dhe gjysmë produkteve të nevojshme për prodhim final.

Tiranë - Opozita shqiptare e udhëhequr nga Partia Demokratike, me protestën kombëtare të caktuar për sonte në orën 18:00 në Tiranë, nën moton "Marshim drejt Tiranës o sot o kurrë", siç publikoi, e fillon mosbindja civile. Në letrën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, kërkohet leje katër orëshe për tubimin, nga ora 18:00-22:00. Ky dokument specifikon vetëm lejen e protestës para qeverisë. Organizatorët paralajmërojnë "vetëm marshime, por jo fjalime" dhe atë nga selia e PD-së, përmes sheshit "Heroi kombëtar" e deri në qeveri. Të paktën 1500 punonjës policie, nga të gjithë sektorët, përfshirë njësinë e dislokimit të shpejtë "Shqiponja", do të jenë në krye të sigurisë së protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat e njësisë speciale "Renea" për të ndërhyrë në rast të ndonjë incidenti.

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borell deklaroi se lufta në Ukrainë do të mbaronte për 15 ditë nëse aleatët perëndimorë do të ndalonin ta mbështesnin Kievin. "Shumë njerëz dëshirojnë që lufta të mbarojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Për fillim, vetë ukrainasit. Por, e rëndësishme është se si. Nëse ndalojmë së mbështeturi Ukrainën, për 15 ditë lufta do të mbarojë dhe (presidenti rus Vladimir) Putini do t'i arrinte qëllimet e tij, por nëse kjo është ajo që e dëshirojmë për ukrainasit dhe për sigurinë e neve evropianëve"? deklaroi Borelli në intervistën për gazetën spanjolle "20 minuta" (20 minutos).   Borelli trajtoi gjithashtu konfliktet në Lindjen e Mesme, duke theksuar se në BE ekzistojnë pikëpamje të ndryshme për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Stokholm - Shkencëtarët amerikanë, Viktor Ambros dhe Geri Ruvkin e fituan Çmimin Nobel për këtë vit për mjekësi, për zbulimin e mikroRNK, klasë e re e molekulave të imëta RNK të cilat luajnë rol kyç në rregullimin e gjeneve, kumtoi sot instituti suedez Karolinska. "Çmimi Nobel këtë vit u shpreh respekt dy shkencëtarëve për zbulimin e tyre të parimit fundamental i cili menaxhon me atë se si rregullohet aktiviteti i gjeneve", ceket në kumtesën e Institutit. "Viktor Ambros dhe Geri Ruvkin punuan në zhvillimin e llojeve të dnryshme të qelizave", shtojnë në koment.

Tel-Aviv - Krahu i armatosur i Hamasit sot e sulmoi me raketa Tel-Avivin, ceket në kumtesën e grupit, cituar nga mediumet britanike. Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) kumtuan se në pjesën qendrore të vendit janë aktivizuar sirenat paralajmëruese. Izraeli sot organizon vigjilje dhe ceremoni me të cilat e shënon përvjetorin e parë të sulmit të Hamasit që e shkaktoi luftën në Gazë.

Teheran - Komandanti i forcave iraniane Kuds, Esmaiol Kaani është në gjendje të mirë shëndetësore, deklaroi zëvendëskomandanti i Kudsit në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike Iran Masxhedi. Dy funksionarë të lartë anonim të sigurisë iraniane deklaruan se nuk është shprehur  që nga sulmet e javës së kaluar në Bejrut.

Abuxha - Më shumë se 350 persona e kanë vdekur nga kolera në Nigeri në nëntë muajt e para të këtij viti, që është për 239 për qind më shumë se e njejta periudhë e vitit të kaluar, njoftoi sot qendra nigeriane për kontrollë të sëmundjeve (NCDK). Në njoftim thuhet se 359 persona e kanë vdekur nga kolera në periudhën prej janarit deri në shtator, krahasuar me 106 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i rasteve të mundshme të kolerës, gjithashtu, është rritur në 10.837, në krahasim me 3.389 të vitit të kaluar, ndërsa pjesa më e madhe e të sëmurëve janë fëmijë të moshës nën pesë vjeç. 

QËNDRONI TË LIDHUR