• e hënë, 23 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/4 tetor/2024/

Shkup -  Grupi Parlamentar i Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë realizoi takim me ambasadoren suedeze Ami Larson Xhein.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk dëshiron t'i komentojë ngjarjet në "Frontin Evropian" opozitar, duke theksuar se për të si kryetar i Qeverisë është e rëndësishme se "ka një situatë stabile, një kimi të shkëlqyer" dhe objektiv të përbashkët - të bëjnë një vend më të mirë për jetesë.

Shkup - Qeveria e mëparshme jo vetëm që e ka harxhuar Buxhetin në më pak se gjysmë viti, por edhe ka lënë borxhe prej rreth një miliard euro, diçka që përfaqëson nivelin më të lartë historik të borxheve që një Qeveri e ka trashëguar, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se pret që deri në fund të vitit kjo gjendje të kalohet. 

Shkup -Të martën e ardhshme në Budapest do të nënshkruhet marrëveshja për huanë hungareze në vlerë prej 500 milionë euro. Ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçovska sot deklaroi se më 8 tetor do të niset në Budapest.

Shtip - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska nuk beson se deri në fund të vitit do të ketë ulje të borxhit publik. Në një deklaratë për mediat në Shtip, ministrja tha se projeksionet janë dhe supozohet se borxhi publik do të arrijë 66 për qind.

Shkup - Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në profilin e tij në Fejsbuik i shpalosi dhe dhe ripërsëritur pesë prioritetet e tija dhe ka bërë thirrje që Vlen të braktisë qeverinë, duke i ftuar ata që bashkë ta ndalojnë poshtërsimin e shqiptarëve dhe të tjerëve. 

Shkup - Shoqata e Punonjësve Arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ndarjen e plaketave për nëntë mësimdhënësit e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm, sot në një ceremoni rasti në Shkup, në praninë e ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e shënoi 5 Tetorin - Ditën Botërore të Mësuesit.

Shkup - Vetëdija politike e qytetarëve dhe angazhimi i tyre në rregullimin politik luajnë rol të rëndësishëm në formësimin e shoqërisë dhe në vendosjen e standardeve, vlerave dhe normave shoqërore. Që këtej, qëndrimi im personal është se arsimimi politik duhet të përfaqësohet më shumë në Maqedoni, në mëynrë që të kemi më shumë qytetarë aktivë shoqëror dhe bartës të ndryshimeve drejt më të mirës. Këtë sot e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në punëtorinë kushtuar edukimit politik dhe përfaqësimit të tij në sistemin arsimor, që u mbajt në Kuvend, në organizim të Institutit parlamentar dhe Institutit nacional demokratik.

Shkup - Anëtarët e Komisionit  për Arsim, Shkencë dhe Sport kanë realizuar takim me përfaqësuesit e Trupit Nacional të Studentëve ku u diskutua për kërkesat për avancimin e standardit të studentëve dhe për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Shkup - Ideja për kthimin në shërbimin e detyrueshëm ushtarak është e shkëlqyeshme për ta menduar, por në këtë moment nuk po e shqyrtojmë si Qeveri, thotë ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, duke theksuar se duhet të shqyrtohen të gjitha sfidat e sigurisë dhe të bëhet analizë e veçantë nga Shtatmadhoria, dhe pastaj të mendohet për një çështje të tillë. 

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ndodhet për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, ku ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Ervin Hoxha.

Shkup - Qëndrimi ynë për procesin eurointegrues është i njohur dhe thellësisht jemi të përkushtuar të kthehemi në rrugën e vërtetë. Të gjithë duhet të punojmë dhe ta japim kontributin tonë që të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, në të kundërtën nuk kemi perspektivë, theksoi në konferencën për shtyp Blerim Bexheti nga Fronti Evropian, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me propozimin e liderit të LSDM-së Venko Filipçe të thirret një seancë e mbyllur për hapat e ardhshëm të procesit eurointegrues.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot e vizitoi komunën e Haraçinës ku kontrolloi ndërtimin e kanalit periferik, qëlli i të cilit është mbrojtja nga vërshimet.

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot kumtoi se janë vënë në funksion të gjitha mjetet e disponueshme për pastrim të shtretërve të lumenjve në pajtim me paralajmërimet nga DPHM-së se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, këto ditë do të ketë reshje, vende-vende më të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima dhe erë të prëforcuar.

Shkup - Nëse realizohen parashikimet dhe reshjet janë intensive, në territore të vogla dhe për një kohë të shkurtër, janë të mundura probleme lokale dhe derdhje lokale të rrjedhjave më të vogla ujore dhe pellgjet kulluese në skajet ekstreme perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, veçanërisht ato që vijnë nga masivet malore të Malit Sharr, Korabit dhe Deshatit, Stogovës dhe Karaormanit, Bistrës dhe Jabllanicës, paralajmëron QMK.

Dibër - Reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe era, të cialt e kapluan rajonin më të gjerë të Dibrës, në drejtimet rrugore shkaktuan shembje më të vogla, por të shpeshta. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas arritjes sot në kryeqytetin francez, Paris, e ceki përkushtimin që e ka Kosova për bashkëpunim me partnerët dhe përforcimin e pozitave ndërkombëtare, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sarajevë - Ministri i Mbrojtjes së BeH, Zukan Helez, njoftoi se jozyrtarisht ka marrë informacione për 20 viktima në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Komunën e Jabllanicës, e cila gjendet në veri të kantonit Hercegovina-Neretva (KHN) në Bosnje e Hercegovinë.

Ankara - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se plani i Izraelit nuk është kufizuar vetëm në Rripin e Gazës, Bregun Peërndimor dhe Liban. 

Paris - Qeveria franceze sot kërkoi nga universiteet t'i parandalojnë të gjitha rreziqet nga trazirat e mundshme më 7 tetor, përvjetorin e sulmit të hamasit ndaj Izraelit, pas çka shpërtheu lufta në Gazë dhe "fuqishëm" i dënoi demonstratat e kohëmëparshme propalestineze në universitetet në Paris.

Minsk - Nëse Polonia kryen invazion në Ukrainë, Bjellorusia do t'i mbështesë ukrainasit, tha presidenti bjellorus Aleksandar Lukashenko gjatë takimit të tij me banorët e qytetit Parohonsk më 4 tetor.

Tel-Aviv - Ushtria izraelite vlerëson se nga fillimi i operacionit tokësor në Liban ka vrarë 250 luftëtarë të hezbollahut, duke përfshirë edhe disa komandantë të batalionëve.

Teheran - Lideri suprem iranian ajatollahu Ali Hamnei u ka bërë thirrje kombeve myslimane që të "lidhin rripat e sigurimit" nga Afganistani deri në Jemen dhe nga Irani deri në Gaza dhe Liban. Ai foli derisa e udhëhiqte namazin e xhumasë në Iran për herë të parë pas katër viteve.

Bejrut - Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, sot e paralajmëroi Izraelin se do të pasojë reagimi i ashpër  nëse Irani sulmohet. 

Uashington - Ish presidenti amerikan Barak Obama do të udhëheqë fushatë për nënpresidenten dhe kandidate presidenciale demokratike Kamala Haris në javët para zgjedhjeve më 5 nëntor, transmetojnë mediat britanike, duke i'u referuar Uashington Post.

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR