• e premte, 21 shkurt 2025
MIA Flesh

15:00/18 shkurt/2025

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot mori pjesë në mbledhjen joformale të Këshillit për çështje të përgjithshme (GAK) të Bashkimit Evropian, i cili në kuadër të kryesimit polak dje dhe sot në Varshavë. Përfaqësuesit e vendeve anëtare, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në Union diskutuan kërcënimet aktuale hibride me të cilat ballafaqohen si vendet anëtare të BE-së ashtu edhe vendet aspirate, kumtoi ministria e Çështjeve Evropiane. 

Shkup – Këshilli i Prokurorëve Publikë në mbledhjen e ardhshme do të vendosë për kërkesën e prokurores publike Natasha Kërstevska Caleva që të lirohet nga funksioni shefe e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, derisa zgjat distancimi nga funksioni i prokurorit të lartë publik, Mustafa Hajrullahi. Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrievska, në mbledhjen e sotme, informon se gjatë ditës së djeshme në Këshill është parashtruar lutje ose kërkesë nga ana e prokurores Natasha Kërstevska Caleva. 

Shkup - Marrëdhëniet ndërpersonale në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup janë përkeqësuar dhe pikërisht për këtë e kam propozuar prokuroren publike Natasha Kërstevska Caleva për funksionin, thotë prokurori publik republikan, Ljupço Kocevski. Kocevski theksoi se Kërstevska Calena është një prokurore publike me integritet dhe pikërisht për këtë e ka propozuar të drejtojë Prokurorinë e Lartë Publike Shkup, derisa vazhdon distanimi nga funksioni i prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi. "Kjo prokurore publike ka integritet dhe pikërisht për shkak të atyre marrëdhënieve të prishura ndërpersonale, vlerësova se është më përshtatshme që të kryejë disa detyra në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup. Ky nuk është një ushtrues detyre, por një prokuror që do të nënshkruajë, do të marrë postë, do të shpërndajë dhe do të kryejë çështje aktuale, sepse vijon një raport, një llogari përfundimtare etj. Pra, një prokurori publik duhet të kryejë detyra të caktuara dhe pikërisht për këtë", tha Kocevski.

Shkup – Prokurori publik Lupço Kocevski deklaroi se do të deklarohet për propozimin për shkarkimin e tij pasi Qeveria do ta dërgojë në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Lidhur me kërkesën e kryeministrit Hristian Mickoski që të largohet nga funksioni, Kocevski tha se do të përgjigjet pasi t’i shohë bazat e parapara në Ligjin e Prokurorisë Publike. Nëse konstatohet se me të vërtetë ka shkelje të rëndë disiplinore, ai tha se vetë do të tërhiqet nga funksioni.  “Vendimin ua lë politikanëve. Unë rreptë kam punuar dhe ende do të punoj në bazë të Ligjit. Kushtet nëse janë përmbushur sipas Ligjit për PP, qëndroj në atë dhe le të më shkarkojnë, megjithatë, nëse nuk përmbushen kushtet sipas Ligjit për PP, publiku do të vlerësojë nëse shkarkohem në mënyrë ligjore ose joligjore”, deklaroi Kocevski. 

Kumanovë - Një emigrant nga Somalia e ka sulmuar një punonjës në qendrën transitore në Tabanoc, njoftoi sot policia. "Dje në orën 08:15 në SPB Kumanovë, një pononjës në qendrën transitore Tabanoc ka raportur se u sulmua fizikisht nga migranti K.S. (27) nga Somalia", njoftoi policia. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa adekuate. 

Shkup – DPHM paralajmëron se vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative, ndërsa në disa vende do të bien edhe nën -10 gradë.Nesër do fryjë erë e fuqishme veriore, përgjatë Vardarit me shpejtësi mbi 60 km/h. Mëngjesi do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla mesatare. Në Shkup mëngjesi do të jetë kryesisht vranët, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave përkohësisht erë e fuqishme veriore. 

Shkup - Nëpunësit policorë gjatë ditës së djeshme 796 pjesëmarrësve në komunikacion u lëshuan urdhërpagesa, ndërsa janë paguar 500 prej tyre. Madje 338 nga këto shkelje dje kishin të bëjnë me parkimin e parregullt, ndërsa në 145 raste bëhej fjalë për mosrespektimin e shpejtësisë së përshkruar të lëvizjes, njoftoi sot MPB-ja. Lidhur me shkeljet në bazë të mospërdorimit të rripit të sigurisë dhe të folurit në celular gjatë vozitjes, janë evidentuar 50, respektivisht 31 shkelje.

Gjenevë - Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut sot njoftoi se grupi kryengritës M23 ekzekutoi tre fëmijë, të cilët morën armë dhe uniforma që pjesëtarët e armatës së Kongos i kanë lënë në qytetin Bukavu. KB-ja shprehu shqetësim për këtë incident dhe incidente të ngjashme si kjo, pasi kryengritësit kanë hyrë në Bukavu, raportojnë agjencitë botërore. 

Paris - "Lufta në Ukrainë: Të tensionuar nga Trampi dhe Putini, në fund të mini-takimit në Pallatin e Elisesë, evropianët ishin të ndarë në çështjen e dërgimit të ushtarëve," shkruan gazeta franceze "Mond". Presidenti francez Emanuel Makron mblodhi mbrëmë tetë udhëheqës evropianë dhe krerë të NATO-s dhe BE-së, më pak se një javë pasi Uashingtoni dhe Moska ranë dakord të fillojnë bisedime "urgjente" për t'i dhënë fund konfliktit. Por a do të jetë takimi një shembull i përpjekjeve joefikase? Ministrat e jashtëm të SHBA-së dhe Rusisë - Marko Rubio dhe Sergej Lavrov - për momentin duhet të takohen në Riad për të filluar "normalizimin" e marrëdhënieve të tyre. Udhëheqësit evropianë në Pallatin e Elisesë, megjithatë, nuk kanë arritur të tregojnë unitet, por megjithatë shpresojnë të luajnë një rol në negociatat e ardhshme për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, pavarësisht sinjaleve të kundërta nga Uashingtoni dhe Moska, thekson edicioni francez, duke theksuar se Makroni është përmbajtur nga përmbledhja e rezultateve të takimit në të cilin ai ishte nikoqir.

Berlin - Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, sot e përsëriti deklaratën e kancelarit Olaf Sholc se debatet e tanishme për mundësinë e dërgimit të forcës paqeruajtëse evropiane në Ukrainë janë të parakohshme. "Në atë luftë të nxehtë nuk do të dërgohen ushtarë", theksoi Berboku për servisin radiodifuziv ZDF. Sipas saj, "ruajtja e paqes është një detyrë evropiane", duke theksuar se çdo marrëveshje për Ukrainën nuk mund të negociohet pa pjesëmarrjen ukrainase dhe evropiane.

Bruksel - Një person është lënduar mbrëmë vonë në një incident të ri, të gjashtin të armatosur në lagjen Anderleht të Brukselit në dy javët e fundit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Sipas servisit radiodifuziv belg VRT, ngjarja e mbrëmshme ka ndodhur rreth orës 22:25 në sheshin afër stacionit të metrosë "Sen Gvido/Sen Gidon", kur një autor tani për tani i panjohur ka qëlluar viktimën, pas çka me skuter elektrik është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas të dhënave të para nga hetimet, sulmuesi ka qëlluar vetëm një plumb, me të cilin ka goditur viktimën. Aktualisht nuk dihen motivet për sulmin.

Bruksel - Paqja nuk mund të jetë një armëpushim i thjeshtë - na duhet një marrëveshje që do të sigurojë paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë dhe siguri në Evropë, tha kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta pas takimit të sotëm në Bruksel me të dërguarin special amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, gjeneralin Kit Kelog. Koshta në një publikim në Iks theksoi se në takimin që u zhvillua në këtë “moment vendimtar” me Kelog kanë diskutuar për perspektivat e paqes në Ukrainë. "Ukraina mund të mbështetet në Evropë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive me SHBA-në për të garantuar paqen dhe sigurinë”, theksoi Koshta në publikimin. 

Bruksel - Komisioni Evropian është i gatshëm që shpejtë të japë propozime për lehtësimin e të drejtave buxhetore për t'ua lehtësuar vendeve-anëtare rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, deklaroi sot eurokomisari i tregtisë, Valdis Dombrovskis. "Është e qartë se duhet shumë shpejtë të veprojmë në lidhje me shpenzimet e shteteve anëtare dhe për fleksibilitet më të madh. Presim të punojmë në modalitetet në javët e ardhshme në mënyrë që të jemi të gatshëm të veprojmë shpejt", theksoi Dombrovskis para mbledhjes së ministrave të Financave të BE-së në Bruksel. 

Moskë - Zgjidhja gjithëpërfshirëse e konfliktit ukrainas është e pamundur pa u shqyrtuar çështja e sigurisë pan-evropiane, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov. "Kuptohet, zgjidhje gjithëpërfshirëse, zgjidhje afatgjate, zgjidhje e qëndrueshme (në Ukrainë) është e pamundur pa një shqyrtim gjithëpërfshirës të çështjeve të sigurisë së kontinentit", theksoi Peskovi pas deklaratës së zyrtarëve amerikanë se për Bashkimin Evropian nuk ka vend në tavolinën e bisedimeve, por se interesat e rajonit do të merren parasysh. Ai shtoi se Ukraina, si vend sovran ka të drejtë të anëtarësohet në BE, pasi Unioni është bashkësi ekonomike, e jo ushtarake. 

La Paz - Mbi 30 persona kanë humbur jetën në aksidentin rrugor në Bolivi pasi një autobus ka rënë në humnerë në thellësi prej pothuaj 800 metrave. Në aksident janë lënduar gjithsej 14 persona, prej të cilëve katër fëmijë. Supozohet se shkaku për aksidentin është tejkalimi i shpejtësisë, për të cilin shkak shoferi ka humbur kontrollin mbi autobusin.

Kajro - Egjipti sot ka shtyrë Samitin e Ligës Arabe të thirrur urgjentisht për shkak të kundërshtimit të propozimit të presidentit amerikan Donald Tramp për zhvendosjen e popullatës palestineze nga Rripi i Gazës dhe marrjen e territorit të tyre. Ministria e Punëve të Jashtme egjiptiane bëri të ditur se samiti do të mbahet në Kajro më 4 mars që të mundësohen "përgatitje logjistike dhe objektive" shtesë. Samiti, i cili ishte planifikuar për më 27 shkurt, vjen pasi propozimi i Trampit shkaktoi indinjatë në të gjithë rajonin.

Riad - Në vazhdim është një pushim i shkurtër në negociatat ruso-amerikane në Riad, pas çka palët do të vazhdojnë bisedimet. Këtë në konferencë për shtyp e deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova. "Për momentin është paralajmëruar një pauzë e shkurtër, pas çka palët do të vazhdojnë me procesin e negociatave. Në këtë drejtim kemi një numër të madh çëshjtesh për hollësirat dhe qëndrimet e palëve në negociata", tha Zaharova.

QËNDRONI TË LIDHUR