MIA Flesh
- Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua sot me Rashid Bin Said Al-Hajarin, ushtrues detyre ambasador i Shtetit të Katarit. Siç njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit, në takim Gashi ka theksuar se vlerëson veçanërisht rolin e diplomacisë parlamentare, një mekanizëm kyç për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe për këtë arsye riafirmoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit Shura të Shtetit të Katarit.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 29 shtator, 2025
18:00/ 29 shtator/ 2025
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua sot me Rashid Bin Said Al-Hajarin, ushtrues detyre ambasador i Shtetit të Katarit. Siç njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit, në takim Gashi ka theksuar se vlerëson veçanërisht rolin e diplomacisë parlamentare, një mekanizëm kyç për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe për këtë arsye riafirmoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit Shura të Shtetit të Katarit.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme u takua sot me ambasadorin e sapoakredituar të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Olla Sollstrom. Në takim u konfirmua miqësia tradicionale dhe bashkëpunimi i suksesshëm shumëvjeçar mes dy vendeve, i bazuar në besim dhe partneritet. Ministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e Mbretërisë së Suedisë ofron - si në procesin e forcimit të kapaciteteve të policisë maqedonase përmes policisë suedeze, ashtu edhe në drejtim të integrimit evropian të vendit.
Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njoftoi se deri më sot 635 institucione kanë dorëzuar të dhëna për numrin, llojin, targat dhe gjendjen e të gjitha automjeteve zyrtare, me të cilat disponojnë, gjegjësisht 42 %, ndërsa 879 institucione gjegjësisht 58%, nuk kanë dorëzuar fare të dhëna. Nga 879 institucione që nuk kanë deponuar informacione, sipas të dhënave të MPB-së, KSHPK ka konstatuar se 192 institucione disponojnë me 2.028 automjete, por nuk kanë dorëzuar asnjë informacione në Komision.
Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov e ka udhëhequr delegacionin e Maqedonisë në konferencën Botërore të UNESKO-s për politika kulturore dhe zhvillim të qëndrueshëm "Mondiakult", që prej sot deri më 1 tetor mbahet në Barcelonë, Mbretëria e Spanjës. Siç kumtoi Ministria, Ljutkov në konferencë do të mbajë fjalime në sesionin tematik "Të drejtat kulturore dhe Ekonomia e kulturës", ku do t'i prezantojë përpjekjet kombëtare për avancimin e të drejtave kulturore, mbështetjen e krijimtarisë artistike dhe zhvillimin e industrive kulturore dhe kreative.
Shkup - Retorikën dhe nervozën e mbrëmshme të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, lideri i Lëvizjes Demokratike dhe kandidat për kryetar të komunës së Çairit, nga Koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, e sheh në, siç thotë, lidhjet dhe lobistët e "botës serbe", nuk është askush tjetër, por djali dhe familja e tij", dhe se "kanë frikë nga përgjigjja e popullit më 19 tetor".
Shkup - Ne do të zhvillojmë fushatë pozitive, do t'i promovojmë të gjitha punët pozitive, projektet të cilat janë implementuar nga ana e kryetarëve të komunave, deklaroi kreu i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotmke për shtyp në komunën Qendër, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se çfaër fushate pret. Por, Filipçe theksoi se do t'i kritikojë fuqishëm dhe atë me argumente politikat dhe punën e keqe të kryetarëve të komunave nga partitë e tjera ndërsa siç tha "para së gjithash VMRO-DPMNE-në do ta kritikojmë fuqishëm, bllokimin e qytetit të Shkupit, për shkak të interesave të ngushta partiake e tëra me qëllim që qytetarët të votojnë në bazë të fakteve".
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot ka realizuar takim pune me ambasadorin e sapoemëruar të Suedisë, Ola Solstrom. Në takim, Nikolloski e ka njoftuar ambasadorin me programin qeveritar në pjesën e projekteve kapitale dhe përfshirjen e Maqedonisë në projektet infrastrukturore rajonale me çka jepet kontribut në zhvillimin dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal, informojnë nga Ministria e Transportit.
Kumanovë - Edhe një rast tjetër të helmimit të një fëmije në Kumanovë, evidenton SPB Kumanovë. Bëhet fjalë për një fëmijë dy vjeçar nga fshati Hotël i Likovës i cili kishte marrë një tabletë. Nga spitali thanë se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore. "Dje në orën 15:20 në SPB Kumanovë, nga Spitali i përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se tek ata është dërguar një fëmijë dy vjeçar nga fshati Hotël, komuna e Likovës, i cili ka pirë një tabletë. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", kumtoi policia.
Dibër - Në zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen më 19 shtator, VMRO-DPMNE dhe LSDM në Dibër dhe Qendrën Zhupë nuk kanë kandidat të vetin për kryetar komune, por do të marrin pjesë me lista të kandidatëve për këshilltarë. Në Dibër VMRO-DPMNE do ta mbështesë kandidatin për kryetar të VLEN-it, Fisnik Mela, përderisa në Qendrën Zhupë, kandidatin nga Partia demokratike e turqve (PDT), Arian Ibraim. LSDM ua lë qytetarëve të votojnësipas bindjes së vet.
Shtip - Pesë persona janë hospitalizuar në Repartin për sëmundje infektive në Spitlain klinik të Shtipit pasi që kishin simptoma të helmimit pas ushqimit të konsumuar në një dyçan sanduiçesh në afërsi të një shkolle të mesme në Shtip. Kompetentët nga Spitali klinik-Shtip informojnë se të gjithë pacientët janë nga e njejta shkollë. "Për momentin në Infektive janë të hospitalizuar pesë persona, ndërsa dhjetë të tjerë po trajtohen në spitlain ditor. Pacientët janë në gjendje stabile", informojnë nga Reparti infektiv në Shtip.
Moskë - Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për rekrutimin e qytetarëve rusë për shërbim ushtarak nga tetori deri në dhjetor të vitit 2025. Dokumenti është publikuar në portalin zyrtar ku publikohen rregulloret dhe ligjet. "Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor 2025, të kryhet rekrutimi i 135,000 qytetarëve të Federatës Ruse të moshës 18 deri në 30 vjeç, të cilët nuk janë në rezervë dhe i nënshtrohen (...) rekrutimit për shërbim ushtarak", thuhet në dokument.
Kishinjev - Fitorja e partisë proevropiane PAS në zgjedhjet parlamentare në Moldavi, edhe përkundër preisonit nga Rusia, paraqet "mandat të fuqishëm për procesin e inkuadrimit të vendit drejt BE-së", deklaroi sot presidentja e Moldavisë, Maja Sandu. "I treguam tërë botës se jemi të guximshëm dhe dinjitozë, se nuk lejuam të frikësohemi", tha ajo gjatë konferencës për shtyp, duke folur për akuzat për përzierje ruse në zgjedhje.
Bangkok - Ish-kryeministri tajlandez Taksin Shinavatra, i cili vuan dënim me burg për korrupsion, sërish zyrtarisht ka kërkuar amnisti nga mbreti, konfirmuan burime nga Ministria e Drejtësisë, e cituar nga televizioni tajlandez TAI PBS (Thai PBS). Çdo qytetar tajlandez që vuan dënim, duke përfshirë edhe Taksin, ka të drejtë të dorëzojë kërkesë për amnisti përmes Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, ndërsa kjo e drejtë vlen edhe për familjarët e tij. Vendimi përfundimtar për amnisti ose ulje të dënimit është plotësisht në kompetencë të mbretit taljlandez dhe nuk është lëndë e apeleve ose kontestimeve.
Sao Paolo - Futbollisti brazilian Nejmar edhe më tutje është në listën e të lënduarve të ekipit të tij Santos. Lëndimet e shpeshta e distancojnë nga terreni dhe ai assesi nuk arrin të gjejë ritëm në ndeshjet e këtij viti. Në fillim të muajit (shtator) e lëndoi muskulin e kofshës dhe pritet të kthehet në terren në fillim të nëntorit, përkatësisht para fundit të kampionatit në Brazil.
Uashington - Pentagoni kërkon rritje të përshpejtuar të prodhimtarisë së raketave dhe 12 sisteme kyçe në rast të konfliktit potencial me Kinën, publikoi sot "Uolstrit xhurnal", duke i'u referuar burimeve anonime. "Jemi të shqetësuar për nivelin e ulët të rezervave të armëve që SHBA do të kishte në dispozicion në rast të një konflikti me Kinën, Pentagoni po u kërkon furnizuesve të raketave të dyfishojnë, ose edhe të katërfishojnë, normat e prodhimit", tha burimi.
Uashington - SHBA-ja do të vendosë doganë prej 100 për qind për të gjithë filmat e bërë jashtë vendit, kumtoi sot presidenti amerikan, Donald Tramp në kumtimin në rrjetin social Truth Social. "Industria jonë e filmit është rrëmbyer nga vende të tjera, njejtë sikur i vjedhin ëmbëlsirën fëmijës. Kalifornia, me guvernatorin e vet të dobët dhe jokompetent, është goditur posaçërisht! Prandaj, për ta zgjidhur këtë problem shumëvjeçar dhe të pafundshëm, do të vendosëdoganë prej 100 për qind për të gjithë filmat e bërë jashtë SHBA-së. Ju falënderoj për vëmendjen tuaj. Ta bëjmë[ Amerikën sërish të madhe ! Presidenti DJT", kumtoi Tramp në rrjetin e tij social.