MIA Flesh
- Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka realizuar takim me pjesëtare të Armatës, gra të cilat me profesionalizmin, përkushtimin dhe këmbënguljen e tyre jo vetëm që i thyejnë stereotipet, por edhe i sjellin një dimension të ri Forcave të Armatosura. Siç njoftuan nga Kabineti i presidentes, kolonelja Elizabeta Naumovska-Petreski, nënkolonelja Aleksandra Donevska, majorja Aneta Kurtelova dhe togerja Bojana Filipovska filën për veten e tyre, për statusin e gruas në Armatë, si dhe për nevojën e përfaqësimit më të madh të tyre në strukturat formative,
- Post By Sara Ademi
- 15:05, 7 mars, 2025

15:00/ 7 mars/ 2025
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka realizuar takim me pjesëtare të Armatës, gra të cilat me profesionalizmin, përkushtimin dhe këmbënguljen e tyre jo vetëm që i thyejnë stereotipet, por edhe i sjellin një dimension të ri Forcave të Armatosura. Siç njoftuan nga Kabineti i presidentes, kolonelja Elizabeta Naumovska-Petreski, nënkolonelja Aleksandra Donevska, majorja Aneta Kurtelova dhe togerja Bojana Filipovska filën për veten e tyre, për statusin e gruas në Armatë, si dhe për nevojën e përfaqësimit më të madh të tyre në strukturat formative,
Shkup - Fatura për udhëtimin me delegacionin që ishte për vizitë në Hungari është 2.600.000 denarë, e jo 12 milionë denarë, ka thënë sot kryeministri Hristijan Mickoski i cili është përgjigjur në pyetjen për furnizimet publike të Qeverisë dhe nëse shpenzohen shumë paratë e qytetarëve. Kryeministri Mickoski tha se fatura është për 60 bileta të aeroplanit dhe siç tha ai “kur të dëshironi do të ekspozohet për publikun".
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se shteti duhet ta bazojë politikën e tij në qëndrimet e SHBA-së si partner strategjik, veçanërisht në momentet kur në kuadër të BE-së ka mosmarrëveshje për çështje siç është Buxheti i Unionit. Mickoski, sot i pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Qeverisë për zhvillimet globale, theksoi se qëllimi strategjik i vendit është anëtarësimi i plotë në BE, por në të njëjtën kohë përkujtoi se SHBA-ja është partneri ynë strategjik.
Shkup - Pres mbështetje publike në zgjedhjet e ardhshme lokale për kandidatët për kryetar komune nga VMRO DPMNE, koalicioni "Maqedonia juaj", koalicioni VLEN dhe partia politike ZNAM, tha sot kryeministri dhe lider i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarëve për intervistën e djeshme të liderit të LSDM-së,Venko Filipçe, në të cilën ai deklaroi se është i interesuar që në komuna të caktuara të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE-në.
Gostivar - Qeveria nuk ka marrë një vendim të tillë dhe nuk e di se nga vijnë ato informacione, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas njoftimeve për përzgjedhjen e kompanisë "Gjoka konstrakshën" përmes partneritetit publiko-privat për ndërtimin dhe menaxhimin e parkingut në Qendrën klinike në Shkup. Mickoski theksoi se gjatë përzgjedhjes do të merret parasysh kredibiliteti dhe besueshmëria e kompanisë.
Shkup - Drejtimi i politikës së jashtme të Maqedonisë është i qartë - partneritet strategjik me SHBA-në, anëtarësim në NATO dhe qëndrim në rrugën drejt qëllimit të paarritur strategjik - anëtarësimit të plotë me Bashkimin Evropian, bëjnë të ditur burime nga MPJ. Në lidhje me votën abstenuese në Kombet e Bashkuara për rezolutat për Ukrainën, ata thonë se vendi ka arritur të mbajë një qëndrim parimor dhe brenda tre prioriteteve të politikës sonë të jashtme - anëtarësimi në NATO, përafrimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë me BE-në dhe partneriteti ynë strategjik formal me SHBA-në.
Shkup - E vetmja zgjidhje e pranueshme me Bullgarinë është shtyrja e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, duam garanci dhe një trajektore të qartë dhe parashikueshmëri në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, bëjnë të ditur burime nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Shkup - Tashmë kanë filluar të duken rezultatet e punës sonë. Ekonomia në Maqedoni nuk është më në stagnim, vlerëson ministrja e Financave Gordana Dimitrieska - Koçoska, duke iu referuar të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) për papunësinë, prodhimin industrial dhe eksportin.
Shkup - Barazia gjinore nuk është vetëm vlerë morale. Është një shtyllë themelore e një shoqërie moderne ligjore dhe demokratike. Ky koncept është i ngulitur në akte të shumta ligjore dhe nënligjore, por që të realizohet plotësisht duhet ta praktikojmë pa kompromis, pa stereotipe dhe pa paragjykime. Nuk ka përparim në shoqëri pa respektimin e të drejtave themelore të njeriut të çdo individi. Këtë e theksoi ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në fjalimin e tij në Forumin e Tretë Gjyqësor për Barazi Gjinore në Ballkanin Perëndimor, që filloi sot në Shkup. Ai nënvizoi se kërcënimi i barazisë gjinore kërcënon edhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
Shkup - Çmimet e produkteve që rmarketet do t'i publikojnë në ueb-faqet e tyre duhet të jenë të njëjta me ato në rafte. Në të kundërtën do të pasojnë gjoba prej 500 deri në 10.000 euro, tha sot drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Vllatko Stojkoski. Ky detyrim buron nga ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, dhe vlen për të gjitha subjektet juridike të vogla, të mesme dhe të mëdha që merren me tregtinë me pakicë. Ata do të duhet jo vetëm të publikojnë çmimet, por edhe t'i përditësojnë ato çdo ditë, ndërsa kontrolli nëse ato janë në përputhje me zgjidhjen ligjore do të kryhet nga një grup i posaçëm inspektimi i ISHT-së.
Shkup - Prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski deklaroi se e ka marrë propozimin për shkarkimin e tij dhe se në afat të arsyeshëm do të prononcohet për të gjitha pikat. Sipas tij, nuk ka bazë për përcaktimin e shkeljes së rëndë disiplinore. Në një deklaratë për media para seancës së sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë, i pyetur se në çfarë referohet propozimi, Kocevski u përgjigj se i referohet përafërsisht të njëjtës gjë që është theksuar në media në periudhën e fundit.
Shkup - Sot në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Mbrojtja e të pandehurit Ljupço Palevski propozoi që Gjykata të dorëzojë gëzhojën e gjetur në vendin ku është gjetur trupi i Pançe Zhezhovskit, për të cilin ekspertiza konstatoi se ishte nga një armë 9 milimetra. Mbrojtja kërkoi që dy ekspertë të thirren para Gjykatës për ekspertizë shtesë të gëzhojës.
Shkup - Çështja e barazisë gjinore, dhunës në të gjitha format dhe femicidit si shkelje më flagrante e së drejtës për jetë dhe praktikës dhe standardeve të Gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut dhe reagimi i gjyqësorit në vendet e rajonit ndaj këtyre problemeve do të jenë në fokus të Forumit të tretë gjyqësor për barazinë gjinore dhe drejtësinë në Ballkanin Perëndimor që mbahet sot në Shkup në prag të shënimit të 75 vjetorit të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut.
Shkup - M-NAV, Ministria e Mbrojtjes dhe EVN-ja kanë rënë dakord për bashkëpunim për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të pajisjeve në majën e malit "Solunska gllava". Në lartësitë mbi 2.500 metra, për shkak të kushteve të ndryshueshme të motit, njoftuan sot nga M-NAV, mund të ketë ndërprerje në furnizimin me energji elektrike. Për të shmangur dhe reduktuar ngjarje të tilla që lidhen me kontrollin e fluturimeve, të tre institucionet zhvilluan dje një takim koordinues.
Shkup - Shkalla e papunësisë në vend në tremujorin e katërt të vitit të kaluar arrin 11,9 për qind, bëri të ditur sot Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS). Sipas ESHS-së, shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.5, ndërsa shkalla e punësimit është 46.2.
Shkup - Benzina EUROSUPER BS-95 nga sonte nw mbrwmje do të ulet për 2,5, ndërsa EUROSUPER BS-98 për dy denarë për litër, ndërsa çmimet e derivateve të tjera do të mbeten të njëjta, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikw, Shërbime të Ujit dhe Shërbime Komunale (KRRE). Me vendimin realizohet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht pwr 1.15 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 75 denarë për litër, ndërsa i EUROSUPER BS - 98 do të jetë 77,5 denarë për litër. EURODIZEL BS (D-E V) do të vazhdojë të shitet për 72 denarë për litër, Vaji ekstra i lehtë për ngrohje (EL-1) për 71,5 denarë për litër dhe Vaji M-1 NS për 43,501 denarë për kilogram.
Tiranë - Anija “Butrinti” e marinës së Shqipërisë e cila është pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, ka shpëtuar 32 emigrantë nga Afganistani të cilët kanë qenë në një gomone dhe ju ka mundësuar që të sigurt të arrijnë në tokë.
Bruksel - Në Bashkimin Evropian është shtëpia e disa prej shoqërive më të barabarta gjinore në botë, duke u imponuar kështu si një pikë referimi globale për barazinë gjinore, porositi eurokomisarja për barazi, gatishmëri dhe menaxhimin e krizave, Haxha Labib në prezantimin e sotëm të Udhërrëfyesit të Komisionit Evropian për të drejtat e grave dhe Raportit për barazi gjinore të vitit 2025.
Tel-Aviv - Organizata militante palestineze Hamas e paralajmëron ushtrinë izraelite se pengjet e mbajtura në Rripin e Gazës mund të jenë vrarë në rast të operacioneve të reja ushtarake, njoftoi DPA. "Çdo përshkallëzim i agresionit kundër popullit palestinez mund të çojë në vrasjen e një numri të madh të atyre njerëzve që ende mbahen rob në Gaza", tha zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida në një video fjalim. Ai theksoi se do ta konsideronte Izraelin përgjegjës për vdekjen e pengjeve, si dhe për mosrespektimin e marrëveshjes për Gazën.
Uashington- Miliarderi amerikan Ilon Mask, i cili është pjesë e administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp, ka reaguar në platformën Iks ndaj vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për refuzimin e ankesës së politikanit të ekstremit të djathtë rumun, Kalin Georgesku, lidhur me anulimin e rezultateve zgjedhore.