09:00/3 shkurt/2025
Shkup - Punëdhënësit, sindikatat dhe Qeveria sot duhet të ulen në tryezë të përbashkët për të diskutuar për rritjen e pagës minimale e cila aktualisht është 22.567 denarë. Sipas paralajmërimeve, sot duhet të mbahet seancë e Këshillit Ekonomiko-Social, në të cilën do të shqyrtohen mundësitë për rritjen e saj që është bërë si kërkesë nga sindikatat sipas të cilës ka realisht nevojë për diçka si kjo. Sindikatat kërkojnë që paga minimale të rritet në 450 euro, ndërsa një pjesë e sektorit të biznesit kanë deklaruar se do ta pranojnë një propozim të tillë, por të ulen kontributet. Nga Qeveria thotë se do t'i lërë që të dakordohen sindikatat dhe punëdhënësit. Të njëjtin qëndrim e ka shprehur edhe kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e fundit për pyetje deputetësh.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska do të marrë pjesë në Samitin e ministrave të Arsimit, inovacionit dhe kulturës së vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe Hungarisë e cila mbahet sot dhe nesër në Budapest. Janevska do të mbajë fjalim në dy panel diskutime kushtuar rëndësisë dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e arsimit dhe inovacionit, si dhe forcimin e marrëdhënieve mes rajonit dhe Hungarisë, njofton MASH.
Shkup – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, ku i akuzuar i parë është Lupço Palevski – Pallço, bashkë me Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski. Rasti gjendet në procedurën e dëshmive dhe duhet të vazhdojë me prezantimin e dëshmive të propozuara nga Prokuroria. I akuzuar i parë për vrasjen e dyfishtë e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski, Lupço Palevski Pallço, në fillim të seancës të caktuar për më 27 janar, kërkoi përjashtimin e prokurores publike Zhaklina Kërstevska dhe të gjithë PTHP Shkup në rastin për shkak të hetimit të zbatuar në mënyrë joadekuate, me çka seanca ishte shtyrë për sot.
Gostivar - Ngjarja e tretë kosultative për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale do të mbahet sot në Qendrën për Resurse Rinore (Zouth and Communitz Center) në Gostivar. Ngjarjen do ta hapë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve do të jenë një pjesë e ekipit të ekspertëve të përfshirë në këtë proces, prof. dr. Aleksandar Spasenovski, prof. dr. Gordan Georgiev dhe prof. dr. Memet Memeti. Në ngjarjen, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, do të marrë pjesë u.d. kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kryetarë të komunave nga rajoni planor i Pollogut, përfaqësues nga UNDP-ja, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Shkup - "Rrugët drejt integritetit dhe pavarësisë së gjyqësorit: një sfidë kyçe në reformat e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit" është tema e sesionit të 16-të të Grupit punues 3 - Gjyqësori dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23) në organizim të Lëvizjes Evropiane, ku nikoqir sot në Shkup është Konventa kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KKBE-MK). Ambasadori i Francës, Kristof Le Rigoler, do të ketë fjalim hyrës në temë, ndërsa përveç ekspertëve në fushën e gjyqësorit, gjyqtarë, prokurorë, profesorë universitar dhe përfaqësues të sektorit civil, relativisht për këtë temë, në sesion do të mbajë fjalim kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Aleksandar Kambovski, drejtoresha e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik, Irina Trajkovska Strezovski dhe Helena Papa, ekspertja franceze për transparencë, krim financiar dhe pastrim parash nga agjencia franceze e bashkëpunimit teknik ndërkombëtar, ekspertiza Francë.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Shkup - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe me reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 8 deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa pjesë të luginës madje me mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.
Phenian - Pheniani sot dërgoi kritika drejt Sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio për shkak deklaratave të tij se Koreja e Veriut paraqet kërcënim për paqen. Ministria e Jashtme koreanoveriore, kumtoi se vendi "kurrë nuk do të toleronte asnjë provokim nga SHBA-ja" dhe paralajmëroi "kundërmasa bindëse". Kjo është kritika e parë e drejtpërdrejtë e Phenianit ndaj administratës së presidentit Donald Tramp.
Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se bisedimet për Lindjen e Mesme me Izraelin dhe disa vende të tjera “po lëvizin përpara”. “Bisedimet për Lindjen e Mesme me Izraelin dhe disa vende të tjera po përparojnë”, tha Trampi në konferencë për media para pronës së tij Mar-a-Lago në Floridë. Presidenti i porsazgjedhur i Partisë Republikane nesër në Uashington duhet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, ndërsa një javë më vonë, më 11 shkurt, do të jetë nikoqir i mbretit jordanez Abdulla i Dytë.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se doganat e reja për importin nga Kanadaja, Meksika dhe Kina mund të shkaktojnë vështirësi ekonomike afatshkurte për qytetarët amerikanë, por vlerësoi se masat janë të nevojshme për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës. "Në afatshkurtë, mund të ndjejmë dhimbje të vogël, por njerëzit e kuptojnë këtë. Në planin afatgjatë, ne jemi duke u grabitur nga pothuajse çdo vend i botës", vlerësoi Trampi.