MIA Flesh
- Shkup - Pas bojkotit të blerjeve në markete të premten, i cili u zbatua për herë të parë në vend pas shembullit të Kroacisë dhe vendeve të tjera të rajonit, zinxhirët më të mëdhenj të marketeve shënuan rënie të qarkullimit prej gati 50 për qind. Sipas të dhënave të Drejtorisë për të Ardhura Publike, qarkullimi i përgjithshëm në tetë zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në vend është ulur për 46,59 për qind krahasuar me të premten e kaluar dhe për 46,29 për qind krahasuar me të enjten. Institucionet kompetente sigurojnë se inspektorët janë në terren dhe më shumë detaje njoftojnë për nesër.
- Post By Sara Ademi
- 14:55, 2 shkurt, 2025
15:00/ 2 shkurt/ 2025
Shkup - Pas bojkotit të blerjeve në markete të premten, i cili u zbatua për herë të parë në vend pas shembullit të Kroacisë dhe vendeve të tjera të rajonit, zinxhirët më të mëdhenj të marketeve shënuan rënie të qarkullimit prej gati 50 për qind. Sipas të dhënave të Drejtorisë për të Ardhura Publike, qarkullimi i përgjithshëm në tetë zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në vend është ulur për 46,59 për qind krahasuar me të premten e kaluar dhe për 46,29 për qind krahasuar me të enjten. Institucionet kompetente sigurojnë se inspektorët janë në terren dhe më shumë detaje njoftojnë për nesër.
Shkup - Bashkimi Evropian duhet t'i trajtojë pabarazitë ekzistuese dhe t'i integrojë vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor në vizionin e tij për të ardhmen, tha ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në fjalimin e tij në panelin "Roli i Evropës në Diplomacinë Globale - Lidhja e Ballkanit dhe më gjerë" në kuadër të Konferencës së 11-të Evropiane në Universitetin e Harvardit, me titull "Lider apo ëndërrimtar? "Roli i Evropës në Rendin Botëror të Fragmentuar".
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në lidhje me reagimet për konceptin e arsimit të mesëm, thotë se qëllimi i konceptit të ri është është që në vendin e parë të vijnë afinitetet e nxënësve, ndërsa me këtë të arrihet edhe në sukses më të mirë në arsimin e Maqedonisë së Veriut. "Arsyet për ndryshimin e konceptit të arsimit të mesëm, është që ai 24 vjet në Maqedoni nuk ka ndryshuar. E gjithë shoqëria pajtohet se nevojitet ndryshim dhe ne së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit kemi ofruar një koncept të propozuar për arsimin e ri të gjimnazit. Në këtë konceptim, në qendër vendoset nxënësi, afinitetet e tij ndaj lëndëve të caktuara ose ndaj fushave të caktuara, fusha që do të ngjallin interesin dhe dëshirën e tij për të mësuar. Dihet se, për fat të keq, nxënësit tanë nuk tregojnë rezultate të mira në testimet ndërkombëtare, por edhe ato të brendshme. Shpresojmë që me një koncept të tillë, nxënësit që tregojnë interes për lëndë të caktuara do të kenë sukses më të mirë, sepse me dëshirë do t'i zotërojnë njohuritë dhe aftësitë dhe kompetencat e atyre lëndëve", tha ministrja në një intervistë për "Zërin e Amerikës".
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike konfirmojnë se në territorin e vendit janë duke u zhvilluar disa aksione policore, por më shumë detaje do të njoftojnë pas përfundimit të aksioneve. "Po zhvillohen aktivitetet e një grupi të përbashkët hetimor ndërkombëtar, i cili në territorin tonë koordinohet nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Më shumë aksione policore dhe të tjera janë në vazhdim dhe nuk mund të ndahen detaje të mëtejshme për momentin për të mos ndërprerë procedurën. Sapo të përfundojnë aktivitetet operative, institucionet e përfshira në mënyrë të koordinuar do ta informojnë publikun", thonë nga Prokuroria Publike.
Shkup - Ish ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, përmes një postimi në Fejsbuk, i mohon akuzat që janë bërë publike ditëve të fundit për lidhjen e saj me rastin e shoferit që ka shkelur Frosina Kulakova në bulevardin "Partizanski Odredi". Shekerinska thotë se nuk ka pasur kontakt apo njohje me asnjërin nga personat e përmendur – as shoferin, as babain e tij, as gjyqtaren.
Shkup - Lideri i të Majtës, Dimitar Apasiev, paralajmëroron se së shpejti nga an e grupit të deputetëve do të propozohen ndryshime ligjore me të cilat do të kërkohet vendosja e mandatit të kufizuar gjyqësor sipas shembullit të gjykatësve kushtetues dhe vendosjen e përgjegjësisë penale për gjykatësit që nuk do t'i zbatojnë ose do t'i keqpërdorin ligjet.
Shkup - Njëqind e dhjetë kilogramë ushqime të pasigurta janë asgjësuar javën e kaluar nga inspektorët e ushqimit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në kuzhinat e institucioneve spitalore në vend, në kuadër të 43 inspektimeve të jashtëzakonshme të kryera. "Nga kontrollet u konstatua se pesë kuzhina nuk kishin përmbushur detyrimin ligjor për t'u regjistruar si operatorë ushqimor në AUV, katër nuk i plotësonin kërkesat e sigurisë teknike, gjegjësisht u konstatua dëmtim në ambientet ku përgatitet ushqimi. Tetë nga kuzhinat nuk plotësonin kërkesat e Higjienës së Mirë dhe Praktikës së Mirë të Prodhimit si kërkesa të sigurisë ushqimore", kumtoi AUV.
Strugë - Fëmija katër vjeçar i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Repartin e fëmijëve në Spitalin e Strugës ka pasur formë të rëndë të paralizës cerebrale dhe të komprometuara parametrat vitalë, konfirmoi për MIA-n drejtori i Spitalit të Strugës Vlladimir Bunçeski. Në një prononcim për MIA-n, ai ka theksuar se fëmija është sjellë në gjendje shumë të rëndë me bebëza të zmadhuara dhe se lufta e mjekëve për ta ringjallur ka qenë e pasuksesshme. Fëmija lindi në Itali me një formë të rëndë të paralizës cerebrale, ku mjekët u thanë prindërve se do të jetonte tre deri në gjashtë muaj.
Negotinë - Të gjitha mjetet janë duke u shfrytëzuar për kërkimin e djalit të zhdukur nga Negotina, konfirmuan sot për MIA-n nga Sektori i Punëve të Brendshme të Velesit. Nga atje thanë se po marrin të gjitha masat dhe aktivitetet për gjetjen e tij. Të premten, nga SPB e Velesit njoftuan për MIA-n se të enjten në mbrëmje, babai i djalit ka raportuar se ai është larguar nga shtëpia.
Kiev - Deputeti ukrainas dhe lideri i Partisë "Solidariteti Evropian", Petro Poroshenko, tha se proceset zgjedhore në Ukrainë gjatë luftës po e shkatërrojnë unitetin e brendshëm dhe prej tyre interes ka vetëm vetëm udhëheqësia e Federatës Ruse, njoftoi partia e tij në faqen e internetit. "A e dini se çfarë do të thotë tani zgjedhje në Ukrainë? Vrasja e unitetit. Sepse zgjedhjet janë gjithmonë një luftë. Dhe nuk mund të ketë unitet në zgjedhje. Çdo demokraci e di këtë, vuri në dukje ai gjatë një takimi me diplomatë, politikanë dhe ekspertë në Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka bërë një tjetër apel Perëndimit për mbështetje urgjente shtesë pasi Rusia gjatë kësaj jave përsëri ka kryer mbi 1.400 sulme ajrore në vendin e tij, raportoi sot DPA. "Rusia çdo ditë po e sulmon Ukrainën me dronë, raketa dhe bomba", tha ai sot në një deklaratë në kanalin e tij në platformën e komunikimit Telegram.
Kiev - SHBA dhe Bashkimi Evropian duhet t'i bashkohen Ukrainës dhe Rusisë në tryezën e bisedimeve në negociatat e ardhshme të paqes, tha presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski për mediat amerikane. Bisedimet për luftën që nuk përfshijnë Ukrainën janë "shumë të rrezikshme", tha Zelenski, një ditë pasi presidenti i SHBA-së Donald Tramp tha se ekipi i tij ishte tashmë i angazhuar në bisedime "shumë serioze" me Rusinë se si t'i jepte fund luftës në Ukrainë.
Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, tha se kuotat e ardhshme të shpenzimeve të mbrojtjes për anëtarët e Aleancës do të jenë dukshëm mbi dy për qind nga prodhimi i brendshëm bruto (PBB), njoftuan sot mediat gjermane. "Velt" raporton qëndrimin e tij se një vendim për këtë do të merret në muajt në vijim.
Bruksel - Presidenti amerikan Donald Tramp këtë javë i përsëriti kërcënimet e tij se do të vendosë tarifa për mallrat e importuar nga Bashkimi Evropian në SHBA, njoftime të cilat shkaktojnë shqetësim në BE, edhe pse liderët evropianë bëjnë përpjekje të manifestojnë qetësi dhe gatishmëri për biseda dhe kompromise për tejkalimin e dallimeve. Trampi të premten nga Shtëpia e Bardhë porositi se në mënyrë "absolute" do të vendosë tarifa për importin evropian në tregun amerikan, duke akuzuar Unionin për praktika të padrejta tregtare dhe trajtim të "tmerrshëm" të SHBA-së.
Moskë - Presidenti rus Vladimir Putini tha sot se presidenti amerikan Donald Trampi shumë shpejt do të vendosë rend dhe se elitat evropiane do të "qëndrojnë para këmbëve të padronit" dhe "të dredhojnë bishtin". "Ju siguroj, Tramp, me karakterin e tij, me këmbënguljen e tij... Do të vendosë shum shpejt rend. Dhe të gjithë, do ta shihni, së shpejti, të gjithë do të qëndrojnë para këmbëve të padronit dhe pak do ta dredhojnë bishtin", tha Putin në një intervistë me kanalin Telegram të gazetarit Pavel Zarubin, raportoi Vm.ru.
Bogotë - Presidenti kolumbian Gustavo Petro e krahasoi politikën e deportimit të emigrantëve të paligjshëm, të zbatuar nga presidenti amerikan Donald Tramp, me politikën e liderit nazist të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitlerit, raportuan mediat kolumbiane. Në intervistën e djeshme për Junivizhën" (Univision), Petro e quajti Trampin fashist dhe i krahasoi veprimet e administratës së tij me ato të Gjermanisë naziste, në lidhje me kthimin e emigrantëve të paligjshëm në pranga nga SHBA-ja në Kolumbi, për të cilët Trampi tha se u transportuan në atë mënyrë sepse "janë vrasës", bosë të drogës dhe përdhunues", raportoi Colombiaone.com.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, mbrëmë nënshkroi një dekret për vendosjen e tarifave për mallrat e importuara nga Kanadaja, Meksika dhe Kina. Për importet nga fqinjët Kanadaja dhe Meksika, tarifat janë 25 për qind, ndërsa për importin nga Kina, tarifa është 10 për qind. Për importet e energjensave nga Kanadaja, tarifa është më e ulët, 10 për qind.
Meksikë - Presidentja meksikane Klaudia Shejnbaum urdhëroi mbrëmë kundër tarifa si përgjigje ndaj vendimit të SHBA-së për vendosjen e tarifave prej 25 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga Meksika. Në një postim më të gjatë në X, Shejnbaum deklaroi se qeveria e saj kërkon dialog, jo konfrontim, me fqiun e saj verior, por se Meksika është e detyruar të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.
Otavë - Kryeministri kanadez Xhastin Trudo tha mbrëmë se Kanadaja do të vendosë tarifë prej 25 për qind për mallrat amerikane në vlerë prej 155 miliardë dollarë kanadezë (106.5 miliardë dollarë amerikan) si përgjigje ndaj tarifave amerikane. "Tarifat për 30 miliardë dollarë kanadezë do të hyjnë në fuqi të martën, ndërsa 125 miliardë dollarët e mbetur në dollarë kanadezë do të vendosen brenda 21 ditëve", tha Trudo në një konferencë për shtyp.
Pekin - Qeveria kineze dënoi sot kërcënimin e administratës së Trampit për vendosjen e tarifave prej 10 për qind për importin kineze, duke lënë të hapur derën për bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shmangur thellimin e konfliktit. Pekini do të kontestojë tarifat e presidentit Donald Tramp në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe do të marrë "kundërmasa" në përgjigje të taksës, e cila hyn në fuqi të martën, njoftoi Ministria e Financave dhe Tregtisë.