MIA Flesh
- Koçan - Në fillim të shkurtit do ta fillojmë procedurën me anketa të brendshme për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe do ta përfundojmë me sukses, theksoi sot nga Koçani kryeministri Hristijan Mickoski. "Ende nuk kemi filluar me realizimin e anketave. Deri më tani ka vazhduar procedura brenda partisë dhe e koalicionit të brendshëm për emërimin e individëve", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas dorëzimit të sotëm të çelësave të objektit të ri të dedikuar për familjet në nevojë sociale në Komunën e Koçanit.
- Post By Sara Ademi
- 14:55, 1 shkurt, 2025
15:00/ 1 shkurt/ 2025
Koçan - Në fillim të shkurtit do ta fillojmë procedurën me anketa të brendshme për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe do ta përfundojmë me sukses, theksoi sot nga Koçani kryeministri Hristijan Mickoski. "Ende nuk kemi filluar me realizimin e anketave. Deri më tani ka vazhduar procedura brenda partisë dhe e koalicionit të brendshëm për emërimin e individëve", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas dorëzimit të sotëm të çelësave të objektit të ri të dedikuar për familjet në nevojë sociale në Komunën e Koçanit.
Koçan - Institucionet shëndetësore publike këtë vit do të marrin buxhet të rritur për njëqind milionë euro më shumë në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ndarjes së çelësave nga ndërtesa e re e destinuar për familjet e rrezikuara sociale në komunën e Koçanit.
Koçan - Kryeministri Hristijan Mickoski sot një ditë pas bojkotit të marketeve të mëdha për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të produkteve bazë ushqimore, deklaroi se inspektorët janë në terren në të gjitha marketet më të mëdha, po bëhet analizë e detajuar dhe sipas njohurive fillestare, ajo për të cilën kanë qenë të shqetësuar për sa i përket çmimeve është në fakt realitet. Më shumë detaje për analizaat paralajmëroi për të hënën.
Koçan - Pres që në fund të qershorit të vendoset gurthemeli për parkun me erë që do të jetë në tri komuna - Shtip, Karbinci dhe Radovish, investim prej afër gjysmë miliardë dollarësh. Pres që investitori deri atëherë t'i përfundojë të gjitha projektet dhe gjithçka që është e nevojshme që ky investim të bëhet realitet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Lidhur me investimin në parkun solar në ish aeroportin e mallrave në Shtip, ai theksoi se ka disa gjëra që po nivelizohen në tri çështje, por se është optimist se çdo gjë do të përfundojë me sukses dhe se ky investim do të bëhet një realitet.
Shkup - Në tetë rrjetet më të mëdha të marketeve dje është vërejtur rënie të qarkullimit të përgjithshëm prej 46,59 për qind në krahasim me të premten e kaluar, njoftoi Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP). Siç theksojnë nga DAP-i, dje është shënuar rënie e qarkullimit të përgjithshëm të tetë zinxhirëve më të mëdha të marketeve krahasuar me pardje. "Të dhënat nga sistemi i regjistrimit të qarkullimit me para të gatshme (GPRS), gjegjësisht është regjistrur qarkullimi me para të gatshme në tetë zinxhirët më të mëdha të marketeve në territorin e të gjithë shtetit për ditët 24, 30 dhe 31 janar të vitit 2025, tregojnë se dje, më 31 janar të vitit 2025, deri në mesnatë, në sistemin GPRS të DAP-it është regjistruar qarkullim të përgjithshëm në vlerë prej 114.293.367 denarë. Të enjten, 30.01.2025 deri në mesnatë, sistemi GPRS i DAP-it ka regjistruar qarkullim të përgjithshëm në vlerë prej 212.782.151 denarë, ndërsa të premten, 24.01.2025 deri në mesnatë, sistemi GPRS i DAP-it ka regjistruar qarkullim prej 210.985 denarë", saktësojnë nga DAP-i.
Shkup - Mesazhe se zgjidhja e çmimeve të larta duhet kërkuar përmes dialogut ndërmjet prodhuesve dhe shitësve dhe respektimi i Ligjit për praktika të padrejta tregtare janë dërguar gjatë bojkotit të rrjeteve të mëdha të supermarketeve që u bë dje për herën e parë në vend pas rritjes së vazhdueshme të çmimit të produkteve ushqimore bazë. Thirrja për bojkot la shumicën e marketeve pothuajse të zbrazëta dhe blerjet në dyqane dhe tregje më të vogla u reduktuan gjithashtu. Për sasinë e qarkullimit të reduktuar pritet informacion nga Drejtoria për të Ardhura Publike. Kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski e përkrah bojkotin, por thekson se e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemit të çmimeve të larta është dialogu ndërmjet prodhuesve dhe shitësve.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje është privuar nga liria S.V.M. (42) e cila më herët po atë ditë, rreth orës 14:00, në kryqëzimin e bulevardit "Kuzman Josifoski Pitu" dhe rrugën "Bojmija", me veturën e saj "Citroen" ka goditur këmbësorin A.M. (38) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes pa dhënë asnjë ndihmë. Siç njofton MPB, i lënduari A.M. është transportuar në Kompleksin Klinik "Nënë Tereza", ku i janë konstatuar lëndime trupore.
Shkup - Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) pas aksidenteve të fundit në komunikacion në autostradën eksprese Rankovc - Kriva Pallankë është duke ndërmarrë aktivitete për përgatitjen e dokumentacionit shtesë të projektit të komunikacionit për autostradën eksprese, me çka do të rriten masat dhe do të përmirësohet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion. Për shkak të specifikës së rrugëve eksprese, NPRRSH rekomandon që të ndiqen me kujdes shenjat e komunikacionit dhe të mos tejkalohet shpejtësia e specifikuar.
Shkup - Qytetarët kërkojnë sanksione të duhura dhe përgjegjësi për aksidentin e 22-vjeçares Frosina Kulakova në Shkup. Revolta është shprehur dje përmes një proteste në vendin ku mbeti e vdekur Frosina, para Kuvendit, para Gjykatës Penale, si dhe në vendlindjen e vajzës, Negotinë. Për ngjarjen fatkeqe u shprehën edhe politikanët, të cilët thanë se zemërimi i publikut është i kuptueshëm dhe se të gjithë në sistem duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre. VMRO-DPMNE-ja në pushtet njoftoi se javën e ardhshme do të mbahet diskutim publik për ndryshimet ligjore që do të ashpërsojnë politikën ndëshkuese në komunikacion.
Shkup - Tërmet me epiqendër dhjetë kilometra në lindje të Shkupit me magnitudë lokale të Rihterit prej ML2.5 është regjistruar pas mesnate, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyrore në Shkup. "Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, në orën 01:10 më 1 shkurt të vitit 2025, ka regjistruar një tërmeti, epiqendra e të cilit ndodhet 10 km në lindje të qytetit të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit prej ML2.5", thuhet në kumtesë.
Romë - Gjykata në Romë sot sërish urdhëroi një grup migrantësh të ndaluar në kampet në Shqipëri që të transferohen në Itali, citojnë burime gjyqësore, si goditje e fundit ndaj planit të kryeministres Xhorxha Meloni për të luftuar imigracionin e paligjshëm përmes rrugës detare. Vendimi ka të bëjë me 43 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët u transferuan në Shqipëri këtë javë pasi u shpëtuan në Detin Mesdhe, në përpjekjen e fundit për të zbatuar një politikë, vlefshmëria e së cilës tashmë është vënë në pikëpyetje nga gjyqësori.
Uashington - Gjykatës federal Xhon Mekkonel, i Gjykatës së Qarkut në Providens, të Roj Ajlend, dje përkohësisht e bllokoi administratën e presidentit amerikan Donald Tramp për ngrirjen e granteve federale, huave dhe ndihmave të tjera financiare. Vendimi i gjykatësit Mekkonel erdhi me kërkesë të prokurorëve publikë demokratë nga 22 shtete federale dhe kryeqytetit të SHBA-së, pavarësisht se Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se kishte tërhequr një memorandum nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit që detajisht e ka përshkruar vendimin e diskutueshëm, i cili u publikua të hënën.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp tha se nga sot do të vendosë tarifa të larta prej 25 për qind për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja, si dhe 10 për qind për importet nga Kina, dhe se asnjë nga këto tre vende nuk mund të bëjë asgjë për ta vonuar atë. Megjithatë, Tramp përmendi mundësinë e një përjashtimi për naftën nga Kanadaja, duke deklaruar se tarifa për atë produkt do të ishte 10 për qind dhe njoftoi se tarifa më të larta për naftën dhe gazin natyror do të vendosen në mes të shkurtit, duke çuar në një rritje të çmimit të naftës, raportojnë mediat britanike.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp ka ripërsëritur kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke akuzuar Unionin për praktika të padrejta tregtare. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë, Tramp tha se do të vendoste "absolutisht" tarifa për mallrat e BE-së, duke shtuar se SHBA po trajtohej "tmerrshëm" dhe duke pretenduar se tregjet evropiane ishin kryesisht të mbyllura për eksportet amerikane.
Tel Aviv - Grupi palestinez Hamasi i ka dorëzuar dy pengje izraelite Kryqit të Kuq në Kan Junis të Gazës, ndërsa i treti pritet të lirohet gjatë ditës në një lokacion tjetër. Armata izraelite tha se kishte marrë informacion nga Kryqi i Kuq se Hamasi kishte dorëzuar pengjet Jarden Bibas dhe Ofer Kalderon. "Tajms of Izrael" raportoi se Kryqi i Kuq tani pengjet duhet t'i sjellë te pjesëtarët e IDF-së dhe forcat e Shin Bet në Rripin e Gazës dhe më pas t'i përcjellë të dy nga enklava palestineze.
Tel Aviv - Një autobus me palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite mbërriti sot në mesditë në Betunija, në Bregun Perëndimor të pushtuar, në kuadër të raundit të katërt të shkëmbimit të të burgosurve për pengjet izraelite, bazuar në marrëveshjen e armëpushimit të Gazës mes Hamasit dhe Izraelit. Më herët, Hamasi palestinez liroi sot tre pengje izraelit. Menjëherë pas kësaj, palestinezët u larguan nga burgu ushtarak izraelit Ofer, që ndodhet afër Betunias.
Filadelfia - Një aeroplan për transportin e pacientëve, ku ishin gjashtë persona, ndër të cilët edhe një vajzë, mbrëmë u rrëzua në Filadelfia, kumtoi kompania e cila operon me aeroplanin. Kompania "Jet Rescue Air Ambulance" njoftoi se aeroplani i tyre u rrëzua dhe se në të ishin katër anëtarë të ekuipazhit dhe pacientja e vogël me nënën e saj. "Për momentin nuk mund të konfirmojmë nëse ka të mbijetuar", citohet në kumtesën e kompanisë.
Uashington - Administrata e presidentit Tramp po ndërmerr hapa për vendosjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nën kontrollin e Departamentit të Shtetit, që do të përfaqësonte një reformë të rëndësishme në mënyrën se si Uashingtoni e ndanë ndihmën e huaj, raportojnë mediat britanike, duke cituar dy burime të informuara. Një burim i Rojters tha se Këshilli Amerikan i Sigurisë Kombëtare kishte organizuar diskutime këtë javë, por theksoi se ende nuk ishte marrë ndonjë vendim përfundimtar.
Shkup - Moti sot në vend do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare lokale, e cila pasdite do të rritet. Do të fryjë erë e dobët kryesisht veriore. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej -3 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë. Në Shkup në mëngjes do të ketë mjegull, gjatë ditës me diell me vranësira të lehta deri në mesatare më të mëdha se në orët e pasdites. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.