18:00/ 13 mars/ 2026
Shkup - Kompania "Okta" ka marrë vendim, duke filluar nga sot dhe deri në fund të marsit, të ulë çmimet e naftës dhe benzinës për dy denarë për tregtarët që blejnë karburant nga kompania, duke u mundësuar kështu shitësve me shumicë dhe pakicë ta reflektojnë këtë përfitim në çmimet përfundimtare për konsumatorët. Drejtori ekzekutiv i “Okta”-s, Dimitrios Pashos, duke njoftuar vendimin në konferencë për media me ministren e Energjisë, Sanja Bozhinovska sot, tha se u takon shitësve me shumicë dhe pakicë të përcaktojnë në mënyrë të pavarur çmimet e shitjes në përputhje me politikat e tyre tregtare dhe kushtet e tregut.
Shkup - Vendet nordike ofrojnë mundësi të mëdha ekonomike, por që të depërtohet në tregjet e tyre nevojitet kuptim të standardeve, pritjeve dhe kulturës afariste. Siç iu tha në ngjarjen e sotme që e organizon Oda ekonomike Suedi-Maqedoni e Veriut, ekziston interes për intensifikimin e bashkëpunimit afarist me Maqedoninë, ndërsa potencial ka në disa sektorë. Në vend janë të pranishëm rreth 30 kompani suedeze, të cilat punojnë në sferën e autoindustrisë, telekomunikimeve, pajsijeve mjekësore, tekstillit, shëndetësisë, kozmetikës,...
Shkup - Nesër është dita kur punëtorët flasin përsëri. Sa do të na dëgjojnë varet nga numri ynë. Ne kemi fuqinë e numrave, ata kanë fuqinë e politikës, të tjerët kanë fuqinë e parave, tha sot kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafilov, duke u kujtuar punëtorëve se "vlera e shportës minimale sindikale në këto 24 muaj është rritur për më shumë se 10.000 denarë, në kundërshtim me harmonizimin e dhënë nga Qeveria prej 1.600 denarë". "Kërkesa për rritjen e pagës minimale për 200 euro është e justifikuar sepse punëtorët në Maqedoni po zhyten në varfëri. Sipas të dhënave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, rreth 160.000 punëtorë kanë një pagë nën vijën e varfërisë ose nën 31.200 denarë", vuri në dukje Trendafilov. Ai u bëri thirrje punëtorëve të mbështesin familjet e tyre dhe të dalin në rrugë, ndërsa atyre që jetojnë nga politika u propozoi të mos vijnë.
Shkup- Ligji për Arsimin e Lartë është tashmë në fazën përfundimtare dhe do të dorëzohet në procedurë qeveritare në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Shumë nga vërejtjet të cilat i konsideruam konstruktive dhe që përmirësojnë tekstin e ligjit do të pranohen dhe tashmë po përfshihen në vetë tekstin" deklaroi sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Ajo potencon se disa nga vërejtjet nuk ishin vërtet të justifikuara. "Për shembull, në procesin e llogaridhënies së universiteteve ndaj shtetit ose në kompetencat e Këshillit kombëtar, megjithëse kemi bërë disa korrigjime minimale atje, këtu nuk pajtohemi dhe grupi i punës do të mblidhet një herë të fundit dhe do të marrë një vendim përfundimtar. Janë bërë korrigjime të shumta dhe shpresoj se të gjithë do të jenë të kënaqur", tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fillimit të prezantimit të rezultateve të hulumtimit "Analiza e edukimit financiar në Arsimin Fillor", të kryer nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.
Shkup - Me qëllim forcimin e mbrojtjes sistemike të grave viktima të dhunës dhe përmirësimin e kornizës ligjore, sot u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për monitorimin, analizimin dhe dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e legjislacionit kombëtar për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, si dhe për përgatitjen e propozim-ndryshimeve urgjente në legjislacion. Siç njoftoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në takimin e punës morën pjesë zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve , Gjoko Velkovski, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Grupi Punues do të punojë për ndryshime dhe plotësime në disa ligje, ndër të cilat: Ligji për kompetencat policore; Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje; Ligji për mbrojtje sociale; Ligji për drejtësinë për fëmijët; Ligji për ndihmë juridike falas; Ligji për procedurë penale; Ligji për procedurë civile dhe Ligji për pagesën e kompensimit financiar për viktimat e veprave penale me dhunë", qëndron në kumtesën e Ministrisë.
Shkup - Profesori nga shkolla e mesme e artit "Lazar Liçenoski", kundër të cilit kishte denoncim për ngacmim seksual të një nxënëse, është suspenduar. Këtë e deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. "Inspektorati Shtetëror i Arsimit po ndërmerr masa. Është denoncuar në polici - tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas prezantimit të rezultateve të hulumtimit "Analiza e njohurive financiare në arsimin fillor". Më 9.3.2026, në orën 17:30, nëpunës policor nga SPB Shkup kanë privuar nga liria një burrë 52-vjeçar nga Shkupi, mësues në një shkollë të mesme në zonën e Qendrës, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm se në periudhën nga 25.2.2026 deri më 2.3.2026 ka ngacmuar një nxënëse 18-vjeçare dhe i ka kërkuar asaj të kryejë marrëdhënie seksuale. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një kallëzim përkatës", informuan nga MPB-ja.
Shkup - Fondi për Sigurime Shëndetësore kumtoi se, në koordinim me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, është vendosur një zgjidhje kalimtare për regjistrimin e të drejtës për përjashtim nga pagesa e pjesëmarrjes për personat me aftësi të kufizuara, me qëllim sigurimin e realizimit të papenguar të të drejtave të tyre nga sigurimi shëndetësor. Në përputhje me sistemin e vendosur, siç potencojnë nga Fondi, të dhënat për personat me aftësi të kufizuara të cilat janë të përjashtuar nga pagesa e pjesëmarrjes duhet të dërgohen elektronikisht nga sistemi i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe të regjistrohen automatikisht në sistemin elektronik të Fondit.
Uashington - Sekretari i Mbrojtjes amerikane dhe shefi i Shtabit të Përbashkët, gjenerali Den Kejn, në një konferencë e sotme të përbashkët për shtyp informuan publikun rreth progresit të operacionit ushtarak kundër Iranit, duke theksuar se forcat amerikane e kanë "shkatërruar regjimin iranian". "Asnjëherë më parë një armatë moderne nuk është shkatërruar kështu. Thamë se kjo nuk do të ishte një luftë e drejtë. Dhe në të vërtetë nuk është. Irani nuk ka mbrojtje ajrore, as forcë ajrore, as marinë", potencoi Hegset. Ai shtoi se raketat e Iranit janë zvogëluar me 90 për qind, ndërsa dronët e tyre sulmues me një shënjestër të vetme u zvogëluan dje me 95 për qind.