MIA Flesh
- Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Bruksel për vizitë pune, ku do të zhvillojë sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Komitetit Ekonomik dhe Social evropian, informojnë nga Ministria.Në kuadër të vizitës dyditore, është paraparë që Ministri Murtezani të zhvillojë takim me Euro-Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, me të cilën do të diskutojë për progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin e aderimit në BE, Agjendën reformuese dhe hapat e ardhshëm në procesin negociues.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 3 shkurt, 2025
You need to login to view this page