• e shtunë, 27 korrik 2024
MIA FLESH

 15:00 / 21 maj / 2024

Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve  (KSHZ) do të mbajë seancë publike në të cilën do të miratohen procesverbalet nga seancat paraprake, ndërsa më pas do të fillojë ndarja e certifikatave për deputetë për mandatet e konfirmuara të deputetëve.  Në ndarje do të marrin pjesë përfaqësuesit e autorizuar të listave të kandidatëve.

Shkup - Numri i përgjithshëm i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë të vitit 2024 është 10 766 mijë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është zvogëluar për 17.2 %, tregojnë të dhënat e Entit shtetërorë për statistikë (ESHS). 

Shkup - Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD) shënon rritje të dyfishtë të numrit të parashtresave krahasuar me vitin e kaluar, tregon Raporti vjetor për punën e Komisionit për vitin 2023. Orientimi seksual, identiteti gjinor, përkatësia etnike dhe nacionale, si dhe bindja politike mbeten baza më e shpeshtë për raportim për diskriminim.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj gjyqtarit suprem, Naqe Georgiev dhe anëtarin e Këshillit të prokurorisë publike, Ixhet Memeti, të cilët dyshohen për "marrjen e shpërblimit për ndikim të paligjshëm”.

Shkup - Vlera e shportës minimale sindikale për muajin maj të vitit 2024 arrin 60 090,00 denarë, informuan sot nga LSM-ja. Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin prill të këtij viti, e cila është 60.212,00 denarë, ajo është ulur për 122,00 denarë. Siç shtojnë nga LSM-ja, me një banesë me qira prej 60 metrash katrorë për muajin prill është 75.465,00 denarë.

Shkup - Në Shkup, sot filloi "Konferenca dyditore rajonale për barazi gjinore në zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi", në organizim të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). Qëllimi i konferencës rajonale, siç është theksuar, është që të thellohet kuptimi për lidhjet e ndërlikuara mes uljes së rreziqeve nga katastrofat dhe barazisë gjinore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Shkup - Totali i kredive në muajin prill shënon rritje prej 6,8 për qind në nivel vjetor, ndërsa depozitat për 9,3 për qind. Rritja si te kreditë dhe depozitat vjen si pasojë e rritjes së kreditimit si për amvisëritë ashtu edhe për sektorin e korporatave, por më e theksuar është tek amvisëritë.

Shkup - Sot pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të mbajë mot jostabil me reshje përmbytëse dhe bubullima, ndërsa lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të keq me reshje intensive vërshuese, erë të fuqishme (mbi 60 km/orë) dhe paraqitje të breshërit.

Tiranë - Policia e Shtetit dhe Inspektorati kombëtar për mbrojtje të territoreve (IKMT) do të kenë prej sot në dispozicion aeroplanët pa pilot për kontroll të territorit dhe kufirit shtetëror nga ajri. Ministri i Brendshëm Taulant Balla sot në Bazën ajrore në Kuçovë pa nga afër aeroplanët pa pilot të Forcës Ajrore. Ai tha se Policia e Shtetit dhe IKMT do të kenë prej sot mundësinë e kontrollit në kohë reale të gjithë territorit dhe kufirit nga ajri.

Athinë - Në asnjë rast nuk do të ratifikohen memorandumet derisa zgjat kjo situatë, theksoi zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis në intervistën për televizionin grek "Skaj" dhe edhe një herë theksoi se Greqia do ta përcjellë "zhvillimin e ngjarjeve të Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut", njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë - Gjykata në qytetin grek Kalamata sot i ka liruar nëntë personat e arrestuar dhe të dyshuar për fatkeqësinë e anijes me qindra migrantë të vdekur në jug të Peloponezit, me arsye se nuk është kompetente pasi anija është përmbytur në ujërat ndërkombëtare, publikuan mediumet greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Këshilli i BE-së sot u bëri thirrje vendeve dhe institucioneve evropiane që të rrisin monitorimin e përpjekjeve për ndërhyrje nga jashtë në procesin demokratik evropian. Në thirrjen theksohet se bashkëpunimi i BE-së për këtë çështje duhet të përmirësohet pa penguar debatin e hapur demokratik.

Bruksel - Qëllimi i Bashkimit Evropian është t'i fillojë bisedimet zyrtare për anëtarësim të Ukrainës dhe Moldavisë në Samitin e Këshillit Evropian që do të mbahet më 25 qershor, njofton "Politiko", duke u thirrur në diplomatë anonim. Bisedimet me Ukrainën dhe Moldavinë janë paralajmëruar në dhjetor, por hapi ligjor për fillimin e tyre u zgjat për disa muaj për shkak të frikës se Hungaria mund të kundërshtonte, si dhe zgjerimi i BE-së nuk ishte temë kryesore e zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Evropian.

Paris - Presidenti i Francës Emanuel Makron në mbrëmje do të niset për vizitë në Kaledoninë e Re e cila është prekur nga trazirat, deklaroi sot zëdhënësja e qeverisë Priska Tevenot. Makron "do të niset më së voni sonte", tha Tevenot, pas më shumë se një jave trazirash mbi planet e reformës së votimit të qeverisë së tij, të refuzuar nga popujt indigjenë. 

Bratislavë - Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico, është i vetëdijshëm dhe komunikues dhe më pas i është nënshtruar një tomografie, njoftuan sot mjekët e tij. "Në të njëjtën kohë po ndërmerren hapa të mëtejshëm për përmirësimin e shëndetit të tij", njoftuan nga spitali në qytetin sllovak Banska Bistrica, ku kryeministri po shërohet pas atentatit.

Londër - Një person ka humbur jetën sot dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë fluturimit të Singapor erlajns pas “turbulencave të mëdha” teksa lëvizte nga Londra në Singapor para se të drejtohej për në Bangkok, kumtoi kompania. “Mund të konfirmojmë se ka të lënduar dhe një viktimë në Boing 777-300ER. Në aeroplan ka pasur gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit”, bëri të ditur kompania në Fejsbuk. 

Port-o-Prens - Aeroporti kryesor ndërkombëtar i Haitit në Port-o-Prens u rihap sot pas tre muajsh dhune nga bandat që detyroi autoritetet ta mbyllnin atë. Rihapja e aeroportit "Toasan-Luvertur" në kryeqytetin Port-o-Prens pritet të ndihmojë në lehtësimin e mungesave kritike të ilaçeve dhe furnizimeve të tjera thelbësore.

Damask - Zonja e Parë e Sirisë, Asma al Asad, është diagnostikuar me leukemi, njoftoi sot kabineti i presidentit sirian. Diagnoza vjen pothuajse pesë vjet pasi ajo raportoi një shërim të plotë nga kanceri i gjirit.  Në njoftim thuhet se Asma (48) po i nënshtrohet një procedure speciale për trajtim që kërkon që ajo të qëndrojë në izolim, për shkak të së cilës do t'i anulohen angazhimet publike.

Tel Aviv - Lideri i opozitës izraelite, Jair Lapid sot ka kërkuar nga kryeministri Benjamin Netanjahu që t'i normalizojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite, siç propozon SHBA-ja. "Netanjahu duhet të paralajmërojë se ka hyrë në negociata me sauditët, përfshirë pjesën për Palestinën", theksoi lideri i partisë opozitare Jesh Atidi (Ka një të ardhme). 

Kiev - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok e ka akuzuar presidentin rus Vlladimir Putin për terror mbi infrastrukturën dhe popullsinë civile në Ukrainë. "Fakti se ky terror ndaj infrastrukturës vazhdon edhe pas dimrit tregon se presidenti rus dëshiron ta shkatërrojë vendin, dëshiron ta shkatërrojë jetën e njerëzve këtu", tha Berbok sot gjatë vizitës në një nga centralet më të mëdha në Ukrainë.

Tel Aviv - Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant  sot  deklaroi se thirrja e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për një urdhër arresti për të dhe kryeministrin Benjamin Netanjahu është një përpjekje "e turpshme" për t'i mohuar të drejtën Izraelit për vetëmbrojtje. "Përpjekja e prokurorit Karim Kan për të mohuar të drejtën e shtetit të Izraelit për t'u mbrojtur dhe për t'i liruar të rrëmbyerit duhet të refuzohet plotësisht", ka shkruar Galanti në Iks. 

QËNDRONI TË LIDHUR