15:00/3 shkurt 2026
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, u takua me presidentin e Republikës së Estonisë, Alar Karis, ku u konfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe mbështetja estoneze për integrimin evropian të Maqedonisë, njoftuan nga kabineti i saj. Siljanovska-Davkova falënderoi Estoninë për rolin e saj aktiv në grupin "Miqtë e Zgjerimit" dhe shprehu interes për forcimin e bashkëpunimit dypalësh me vendin baltik dhe për lidhjen e marrëveshjeve në fusha me interes të ndërsjellë.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka marrë pjesë në hapjen e World Governments Summit 2026 në Dubai - platformë globale për dialog, ide dhe vizione për të ardhmen e menaxhimit, i cili, siç shkruan në profilin e saj në Fejsbuk, paraqet hapësirë për këmbim të përvojave dhe përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar. "Samiti mbledh liderë botërorë, bartës të vendimeve dhe ekspertë në kërkimin e përbashkët të zgjidhjeve inovative për sfidat më të mëdha globale. Hapësirë për këmbim të përvojave dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar", shkruan presidentja.
Shkup - Në kuadër të vizitës së punës në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski, sot në mëngjes foli në panel-diskutimin e quajtur "Rendi i ardhshëm logjistik: Çka duhet të ndryshohet", që u mbajt në kuadër të Samitit botëror për qeveri, kumtuan nga MPJdheTJ. "Në peisazhin e sotëm global politik, e vetmja që është e parashikueshme është paparashikueshmëria. Ky është realiteti me të cilin duhet të përballemi dhe të mësojmë të jetojmë", theksoi Mucunski, duke cekur se në vend se të reagohet vetëm kur të paraqiten sfidat, është e domosdoshme të ndërtohet aftësia afatgjate për adaptim.
Shkup - Formalizimi i ekonomisë gri është një nga përcaktimet më të larta strategjike të Qeverisë dhe segment kyç i agjendës së reformave, pasi ndikon drejtpërdrejt në rritjen ekonomike, stabilitetin e financave publike dhe mbrojtjen e punëtorëve. Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikës tregojnë se në vitin 2024 në vend kishte rreth 694 mijë të punësuar, nga të cilët afërsisht 85 mijë ishin të angazhuar në mënyrë joformale. Kjo është një sfidë serioze që kërkon zgjidhje sistematike, tha sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmisi, në ngjarjen në Qeveri me rastin e prezantimit të Ligjit për angazhimin e personave në punë.
Shkup - Kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, sot, në dekalratë për mediumet, theksoi se Këshilli tashmë ka kryer kontrollin e një pjese të lëndëve rreth të cilave ka vepruar gjykatësi i Apelit, Gjoko Ristov, kundër të cilit është ngritur padi penale për shkak tël ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale përfitim i paligjshëm dhe mbulim i pronës dhe larje parash si dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese.
Shkup - Përforcimi i efikasitetit dhe pavarësisë së gjyqësisë është një prej prioriteteve më të larta shtetërore dhe parakusht për kthim të besimit të qytetarëve në institucione, porositi sot ministri i Drejtësisë në konferencën "Përforcimi i efikasitetit dhe pavarësisë së gjyqësisë në Maqedoni". "Ky është moment kritik dhe vendimtar për sistemin e gjyqësisë. Në mënyrë të qartë dhe objektive duhet ta shohim gjendjen sepse vetëm përmes vlerësimit të saktë mund të vijmë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme", theksoi Fillkov.
Shkup – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot edhe një herë përsëriti se Qeveria do ta mbështesë çdo propozim i cili do të pranohet bashkërisht edhe nga sindikatat edhe nga punëdhënësit në lidhje me pagën minimale. Duhet të ketë rritje edhe të pagës minimale dhe të pagave të tjera, por kjo duhet të jetë graduale, me siguri dhe në kornizë të qëndrueshme ekonomike.
Shkup - Qëndrimi i Qeverisë që Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhet të pësojë ndryshime ishte i saktë sepse Qeveria duhet të jetë përgjegjëse ndaj të gjithë qytetarëve dhe nuk mund të lejojë ulje të pagave, veçanërisht tek ata me të ardhurat më të ulëta në administratë. Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska e ftuar në emisionin “360 Shkallë”, ku ritheksoi se për pagën minimale duhet të dakordohen të punësuarit dhe punëdhënësit, sepse pagat e të punësuarve në sektorin privat sigurohen nga sektori privat, ndërsa Qeveria është përgjegjëse për sigurimin e pagave të administratës.
Shkup - Një herë fushatë, e pastaj zbatim të Ligjit kundër pirjes së duhanit, kanë kërkuar hotelierët në takimin me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Siç informoi sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, javën e ardhshme me siguri do të mbahet edhe një takim ku do të jenë të pranishëm edhe ai dhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ndërsa do të shqyrtohen të gjitha mundësitë. Durmishi nuk tha nëse është e mundur të anulohet implementimi i Ligjit, i cili duhet të fillojë nga 1 marsi, por përmendi se qëllimi është kujdesi për shëndetin publik.
Shkup - Përmes sistemit "Qyteti i Sigurt" dje u regjistruan 651 kundërvajtje, prej të cilave 585 për vozitje shumë të shpejtë. Janë shqiptuar gjithsej 58 ndalesa për drejtim të automjetit. "Gjatë ditës së djeshme përmes sistemit 'Qyteti i Sigurt' u konstatuan gjithsej 651 kundërvajtje . Prej tyre, për kalim në dritë të kuqe janë konstatuar gjithsej 50 kundërvajtje, për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara janë konstatuar gjithsej 585 kundërvajtje, ndërsa për automjete të paregjistruara 16 kundërvajtje. Në këtë rast, janë shqiptuar gjithsej 58 ndalime për drejtim të mjetit motorik", informojnë nga MPB.
Shkup - Kryetarja e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës, Dijana Toska, realizoi takim me Filip Marsheto, zëvendësambasador i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç'rast biseduan për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, por edhe midis dy vendeve në përgjithësi. Deputetja Toska, siç njoftoi pres shërbimi i Kuvendit, falënderoi për mbështetjen që Franca na jep si në kuadër të procesit të integrimit evropian, por edhe në nivel lokal, gjë që është me rëndësi të jashtëzakonshme për ne.
Prishtinë - Prishtina është kryeqyteti më i lirë në Evropë, sipas kostos së jetesës, qirasë, çmimeve të ushqimeve dhe restoranteve, tregojnë të dhënat nga platforma onlajn "Numbeo", një nga bazat e të dhënave më të mëdha në botë për standardin e jetesës", informon Radio Evropa e Lirë (REL). Në të njëjtën kohë, fuqia blerëse në qytet është ndër më të ulëtat në Evropë. Pas saj në listë vijnë: Athina, Shkupi, Beogradi, Lisbona, Kievi, Kishinjevi dhe Tirana. Sipas të dhënave të "Numbeo", indeksi i kostos së jetesës në Nju Jork është 100, ndërsa në Prishtinë është 29.17, gjë që konfirmon të dhënat e portalit në lidhje me kryeqytetin e Kosovës si një nga metropolet më të lirë në Evropë.
Kiev - Arritja e marrëveshjes për t'i dhënë fund luftës me Rusinë do të kërkojë vendime të vështira, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute gjatë vizitës së tij sot në Kiev, raporton "Ukrinform". Në fjalimin e tij para Parlamentit ukrainas, Rute theksoi se programi i ndihmës ushtarake për Ukrainën siguron 90 për qind të raketave mbrojtëse që përdorin forcat ukrainase.
Teheran - Këshilltari për mbrojtje i liderit suprem të Iranit, Ali Hamnei dhe ish sekretari i Këshillit për siguri kombëtare, Ali Shamkani, paralajmëroi se Teherani është gati për një luftë të mundshme dhe do ta sulmojë Izraelin në rast të një sulmi nga ana e SHBA-së. "Ne jemi gati për një luftë të mundshme. Nëse SHBA sulmon, ne me siguri do ta sulmojmë Izraelin... Armiqtë po përpiqen ta gëlltisin Iranin, por është e pamundur, sepse është një kafshatë që do t'u mbetet në fyt, sepse ata kurrë nuk do të kenë sukses në këtë", tha Shamkani në një intervistë për kanalin televiziv Al-Majadin të lidhur me Hezbollahun.