MIA Flesh
- Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga sot ndodhet për vizitë pune në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin botëror të qeverive. Siç informojnë nga kabineti i saj, presidentja do të jetë folësja kryesore në sesionin kushtuar ndryshimeve demografike. Ajo do të flasë për perspektivën e vendit mbi ndryshimet demografike dhe implikimet e tyre për zhvillimin kombëtar.
- Post By Sara Ademi
- 11:55, 2 shkurt, 2026
12:00/ 2 shkurt/ 2026
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga sot ndodhet për vizitë pune në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin botëror të qeverive. Siç informojnë nga kabineti i saj, presidentja do të jetë folësja kryesore në sesionin kushtuar ndryshimeve demografike. Ajo do të flasë për perspektivën e vendit mbi ndryshimet demografike dhe implikimet e tyre për zhvillimin kombëtar.
Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, prej sot deri më 7 shkurt do të qëndrojë për vizitë në Uashington. Gjatë vizitës, Gashi do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit (National Prayer Breakfast), një nga ngjarjet më të rëndësishme tradicionale në SHBA, si dhe do të zhvillojë një sërë takimesh me kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues të organizatave partnere ndërkombëtare, me fokus forcimin e partneritetit institucional dhe politik.
Shkup - Qeveria e publikoi planin vjetor për ndërtimin e objekteve energjetike për vitin 2026 i cili nis investime masive prej mbi 5,7 miliardë euro në prodhimtarinë dhe deponimin e energjisë elektrike. Ministrja Sanja Bozhinovska, sot në konferencën për shtyp sqaroi se plani përfshin realizimin e 67 objekteve të reja energjetike për prodhimtarinë e energjisë elektrike me fuqi prej të paktën 1 megavat, me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 4.416,8 megavat dhe investim i vlerësuar prej 3,735 miliardë euro. Nga këto, 59 janë elektrocentrale fotovoltaike me fuqi mbi 3.000 megat dhe vlerë prej 2,1 miliardë euro, 7 elektrocentrale me erë me 907 megavat dhe 1,18 miliardë euro dhe një elektrocentral me gaz të kogjenerimit me 495 megavat dhe 445 milionë euro, të rëndësishme për balansimin e sistemit.
Shkup - Sot do të mbahet mbledhja konstituive e Këshillit nacional për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë e cila pritet të shënojë hap tejet të rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve që funksionojnë me standarde të larta integriteti dhe transparence. Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka vlerësuar se vendosja e Arben Fetait, si shqiptari i parë në krye të këtij këshilli, paraqet moment domethënës dhe sinjal të qartë për një qasje të re institucionale, të bazuar në llogaridhënie dhe profesionalizëm.
Shkup - Me dëgjimin e dëshmitarëve dhe përfaqësuesit ligjor të të dëmtuarve në sallën e gjyqit në Idrizovë sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në seancën e fundit u dëgjuan disa dëshmitarë, që ishin në diskotekë në natën e kobshme. Në dëshmitë e tyre ata e kanë përshkruar atmësferën e panikës dhe kaosit që ndodhi në momentin kur stuhitë e zjarrit dhe tymi e kapluan tërë diskotekën, si dhe pasojat që i vujnë deri më sot.
Shkup - Grupi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) po përdor fuqinë e tij të plotë për të mbështetur konkurrueshmërinë, sigurinë dhe autonominë strategjike evropiane, me një financim vjetor rekord prej 100 miliardë eurosh. Rezultatet e aktivitetit të Grupit të BEI-t për vitin 2025 tregojnë nivele historike të investimeve të reja për tranzicionet e gjelbra dhe digjitale për sigurinë dhe mbrojtjen evropiane, për prioritetet e përbashkëta duke përfshirë strehimin, dhe për forcimin e partneriteteve dhe aleancave fitimprurëse për të dyja palët në Ukrainë, vendet që aderojnë të anëtarësohen dhe në të gjithë globin.
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, publikoi një video të bulevardit Maqedonia, ndërtimi i të cilit filloi dje dhe faza e parë pritet të përfundojë brenda 90 ditëve. "Qyteti i Shkupit, me vizion dhe punë të përkushtuar, po shkruan faqet e reja të një historie të bukur, dinjitoze dhe krenare", shkruan në publikimin në Fejsbuk.
Shkup - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregon raporti më i ri javor i NP "Ujësjellës dhe Kanalizim". Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 26 deri më 30 janar të vitit 2026 ka marrë 185 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 185 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 41 stacione matëse në qytetin e Shkupit.
Shkup - Temperatura deri në -7 gradë Celsius janë matur këtë mëngjes në Kodrën e Diellit. Temperatura nën zero janë matur edhe në Berovë, Hanet e Mavrovës, Krushevë, Kriva Pallankë, Tetovë dhe Vinicë. Temperatura më e lartë e mëngjesit prej tre gradë Celsius është matur në Gjevgjeli. Sipas të dhënave nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), më shumë shi në 24 orët e fundit ka rënë në Gjevgjeli (26 litra për metër katror) dhe Demir Kapi (20 litra për metër katror).
Tiranë - Buxheti për mbrojtje për vitin 2026 e tejkaloi nivelin prej 2 për qind nga Prodhimi i brendshëm bruto, që do të thotë se e tejkaloi pragun standard të vendosur nga vendet anëtare të NATO-s, tha kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë potkastit të tij "Flasim". Sipas Ramës, kjo nuk paraqet vetëm numër që është më i lartë se sa pragu, por tregon një qasje proaktive ndaj obligimeve në vend, jo vetëm në nivel ndërkombëtar, por edhe për zhvillimin e industrisë së re mbrojtëse.
Taipei - Katër anëtarë të një familjeje mafioze, të dënuar për shkaktimin e vdekjes së gjashtë shtetasve kinezë dhe për kryerjen e mashtrimeve dhe lojërave të bixhozit nga Mianmari me vlerë mbi katër miliardë dollarë, janë ekzekutuar në Kinë, njoftuan sot autoritetet kineze. Gjykata Popullore në Shenzhen, në jug të Kinës, sot publikoi se ekzekutimet janë kryer, pa precizuar vendin.
Tel Aviv - Ushtria izraelite kumtoi dje se ka "eliminuar" një komandant të inxhinierisë të Hezbollahut në Libanin jugor. “I eliminuar: Ali Daud Amih, i cili shërbente si shef i sektorit në departamentin e inxhinierisë së Hezbollahut”, njoftuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në një postim në rrjetet sociale.
Gazë - Izraeli ka hapur pjesërisht vendkalimin kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës për qarkullimin e udhëtarëve, njoftuan të hënën televizioni egjiptian dhe burimet izraelite të sigurisë. Vendkalimi kufitar është zyrtarisht në funksion për herë të parë pas rreth një viti, kumtoi televizioni shtetëror egjiptian "Al-Qahera News", ndërsa hapja u konfirmua edhe nga burime izraelite të sigurisë, transmetoi DPA.