MIA FLESH
- Shkup - Në Qeveri sot do të mbahet mbledhje konstituive e Këshillit nacional për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme. Me të do të kryesojë zëvendëskryeministri Arben Fetai, ndërsa në mbledhje paraqitje do të ketë edhe kryeministri Hristijan Mickoski.
09:00/ 2 janar/ 2026
Shkup - Në Qeveri sot do të mbahet mbledhje konstituive e Këshillit nacional për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme. Me të do të kryesojë zëvendëskryeministri Arben Fetai, ndërsa në mbledhje paraqitje do të ketë edhe kryeministri Hristijan Mickoski.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se mund ta zgjidhë shumë lehtë problemin financiar të Kombeve të Bashkuara duke i detyruar vendet që nuk kanë paguar anëtarësimin në OKB ta bëjnë këtë menjëherë.Trampi, në një bisedë telefonike për "Politiko", tha se nuk është në dijeni se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po i përmbushnin të gjitha detyrimet e tyre ndaj OKB-së.
Uashington– Shtetet e Bashkuara të Ameikës e kanë akuzuar Kubën për ndërhyrje në punën e diplomatit të lartë amerikan në Havana, Majk Hamer, pasi grupe kubanezësh e kanë sharë dhe fyer pas takimit të tij me përfaqësuesit e Kishës Katolike.
Londër - Ish ministri britanik, Piter Mandelson tërhiqet nga Partia Laburiste e kryeministrit Kir Starmer pas raporteve të reja për lidhjet e tij me financierin e ndjerë amerikan dhe të dënuarin për krime seksuale, Xhefri Epstin, njoftuan dje mediumet.
Riad – Futbollisti i Al-Nasr, Kristiano Ronaldo ka vendosur të tërhiqet nga ndeshja e ardhshme e ligës së Arabisë Saudite në shenjë proteste kundër pronarëve të klubit, raporton “A Bola”.