• e martë, 03 shkurt 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/2 shkurt 2026

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështjeve evropiane, Bekim Sali, sot në Bruksel realizoi takim me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti. "Gjatë takimit u diskutua progresi i Maqedonisë së Veriut në zbatimin e Agjendës së reformave dhe Planit të rritjes, ku vendi po tregon përparim të qëndrueshëm në fusha kyçe si sundimi i ligjit, administrata publike dhe digjitalizimi i shërbimeve. U vlerësua gjithashtu përparimi i realizuar në përgatitjen e Rrugëve të reformave dhe koordinimi i vazhdueshëm me Komisionin evropian", informoi Kabineti i zëvendëskryeministrit Sali.

 Shkup  - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, së bashku me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, sot në Dubai u takuan me qytetarë të Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe - profesionistë të suksesshëm të cilët me njohuritë dhe përvojën e tyre japin një kontribut të rëndësishëm për ekonominë lokale. Pas takimit, siç informoi Ministria, Mucunski theksoi se qytetarët e Maqedoisë së Veriut në diasporë përfaqësojnë një urë të rëndësishme midis shtetit amë dhe vendeve në të cilat jetojnë dhe punojnë, veçanërisht në fushat ekonomike dhe tregtare.

 Shkup  - Funksionimi i klubit, brendësia e tij, lëshimi i biletave gjatë hyrjes, deri në momentin kur shpërtheu zjarri dhe kur tymi kanë përfshirë diskotekën e mbushur me njerëz, si dhe pasojat që ata vuajnë deri më sot, ishin pjesë e dëshmive të dëshmitarëve në sallën e gjyqit në Idrizovë në vazhdimin e sotëm të gjykimit në rastin në të cilin humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.  I pari dëshmoi një mysafir në diskon "Puls", i cili pësoi lëndime trupore në zjarr, për të cilat u trajtua në Slloveni, ku në fletëlëshimin, siç tha, thuhej se 100 për qind e mushkërive të tij ishin të zeza dhe rrugët e frymëmarrjes të djegura.

 Shkup  - Tatimi i të ardhurave të qytetarëve që kanë punuar jashtë vendit është një detyrim ligjor i përcaktuar në Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat Personale dhe nuk është bëhet fjalë për  tatim retroaktiv, theksoi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova, pas takimit të sotëm Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë. Ajo shpjegoi se detyrimi ishte në fuqi në vitin 2020, por shumica sot përballen me probleme në sigurimin e provave për taksën e paguar jashtë vendit. Prandaj, DAP po merr masa, siç tha, për të përmbushur nevojat e tyre, duke përfshirë marrjen e të gjitha llojeve të provave dhe inicimin e bashkëpunimit administrativ me administratat tatimore të huaja.

Shkup - Sindikata e DOJSH-së konfirmoi se të enjten në orën 16:45 në Qeveri do të ulen në tryezën e negociatave lidhur me kërkesat e Sindikatës për rritje të rrogave të të punësuarve në administratë dhe jurisprudencë. Nga Sindikata e DOJSH-së, mes tjerash, theksojnë se Qeveria, sipas tyre, menjëherë ka dalë me ofertë për rritje të rrogave të të punësuarve në administratë dhe jurisprudencë pas protestës së mbajtur më 28 janar.

Shkup - Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, po merr pjesë në takimin e sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të BE-së që po mbahet në Kopenhagë, Mbretëria e Danimarkës. Sesionin e hapjes e mbajti nënkryetari i Parlamentit danez, Lars Kristian Brask, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit shumëpalësh në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm në përgatitjen e Konferencës Presidenciale.

Damask - Karvani i forcave siriane të sigurisë u nis drejt qytetit Hasaka, në Sirinë verilindore. Hasaka ishte nën kontroll të forcave kurde. Sistemimi i forcave siriane në Hasaka është pjesë e marrëveshjes paqësore nes forcave qeveritare dhe atyre kurde, e arritur me ndërmjetësim të SHBA-së, me të cilën është paraparë integrimi i forcave kurde në armatën sitiane dhe në administratë.

Tiranë  - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar hodhi poshtë kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të zëvendësuar masën e "arrestit në burg" me një masë më të butë. Pas seancës dëgjimore, avokati Sokrat Gjermeni deklaroi se kryetari i bashkisë, i cili mori pjesë në seancë, kërkoi detyrimin për t'u paraqitur pesë herë në javë, madje edhe të jepte një shumë parash si garanci për lirimin e tij, por kjo nuk u pranua nga gjykata.

QËNDRONI TË LIDHUR