• e diel, 01 shkurt 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/30 janar 2026

Shkup - Borxhi publik i shtetit, deri më 31 dhjetor 2025, arrin në 10,064,1 milionë euro, që përbën 59,6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), njoftoi sot Ministria e Financave.

Shkup - Është ngritur aktakuzë kundër 13 nëpunësve policorë – katër shefa dhe nëntë policë që kryen kontroll aksionar në diskotekën “Puls” në Koçan mbrëmjen e 16 marsit të vitit të kaluar, kur ndodhi zjarri në të cilin e humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Shkup - Janë siguruar mjete për furnizimin e 150 autobusëve elektrikë për Shkupin dhe komunat, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas shpalljes së prioriteteve të programit për vitin 2026 nga Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet "Erasmus +" në Fakultetin Ekonomik në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse pret që problemi me transportuesit të tejkalohet javën e ardhshme në takimin e planifikuar në Bruksel me ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha se është e rëndësishme që ka pasur një ofensivë të përbashkët diplomatike me vendet e rajonit dhe se problemi është i njohur nga BE-ja.

Shkup - Në ditën e hyrjes në fuqi të ligjeve, Aleanca për Shqiptarët ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese aktet ligjore që përfshihen në paketën “Safe City”.

Shkup - Propozim-ligji për arsimin e lartë të hënën do të vendoset në regjistrin kombëtar të rregullave (ENER) për diskutim dhe dhënien e propozimeve dhe sugjerimeve. Kjo është një nga pakoja tre ligje të lidhura - krahas tij, në ENER pritet të vendosen edhe Ligji për cilësi në arsimin e lartë dhe Ligji për veprimtari shkencoro-hulumtuese.

Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe krytari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, sot udhëhoqi seancën e dytë të Bordit Drejtues të Bashklsisë së njësive të vetëqeverisjes loakle (BNJVL) në përbërjen e re, ku u shqyrtuan dhe miratuan disa çështje të rëndësishme, thelbësore për fuqizimin e mëtejshëm të vetëqeverisjes lokale dhe përmirësimin e administratës publike në vend, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Shkup - LSM nuk donte ta nënshkruajë marrëveshjen kolektive që do ta rriste pagën e administratës me 40 për qind në një periudhë prej katër vitesh, pra deri në prill 2028 me kusht që pjesa ku janë të deklaruara pagat në marrëveshjen kolektive të fshihet dhe ato të rinegociohen gjatë asaj periudhe. Këtë e përsëriti sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas ngjarjes në Fakultetin Ekonomik në USHCM të organizuar nga Agjencia kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet "Erasmus +", duke theksuar se LSM nuk donte të hiqte dorë nga marrëveshja e përgjithshme kolektive që e kishte nënshkruar më parë, vlefshmëria e së cilës kishte pushuar.

Shkup - Për zbatimin e programit ERASMUS+ të Komisionit Evropian, dedikuar arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit, Maqedonia këtë vit mori buxhetin më të madh që nga pjesëmarrja e saj si vend pjesëmarrës në program. Me rreth 8,2 milionë euro do të financohen projekte të përbashkëta të institucioneve arsimore maqedonase, institucioneve dhe organizatave civile me partnerë nga vendet e BE-së, si dhe vizita të shkurtra kërkimore dhe studimore.

Shkup - Për programin “Erasmus+” për vitin 2026, vendit i është ofruar një buxhet prej 8,1 milionë euro nga Komisioni Evropian, më i madhi në 12 vitet e fundit që nga përfshirja e Maqedonisë së Veriut në këtë program evropian për arsim dhe lëvizshmëri.

Shkup - Grupi parlamentar i LSDM-së sot në Kuvend e  dorëzoi propozim-ligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pagën Minimale. Nga LSDM thonë se në përputhje me nevojat e punëtorëve dhe kërkesat e sindikatave, me ndryshimet lartësia e pagës minimale përcaktohet në 36.960 denarë, ose 600 euro.

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot në një takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të Gjermanisë në zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Ankara  - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan sot apeloi deri te SHBA-ja dhe Irani të kthehen në tryezën e negociatave për t'i zgjedhur çështjet kontestuese. "Paqja dhe stabiliteti i Iranit janë të rëndësishme për ne", deklaroi Fidan në konferencën e përbashkët për shtyp në Stamboll me kolegun iranian, Abas Aragçi.

Jerusalem - Më 1 shkurt do të rihapet vendkalimi kufitar midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit. Vendkalimi kufitar Rafah do të jetë i hapur në të dyja kahet pas gati dy vitesh. Rihapja e kalimit kufitar Rafah është një hap i rëndësishëm në kuadër të planit të armëpushimit në Rripin e Gazës të propozuar nga presidenti amerikan Donald Tramp.

QËNDRONI TË LIDHUR