• e martë, 03 shkurt 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/2 shkurt/ 2026

Shkup - Qeveri sot përmes një komunikate me shkrim ka reaguar ndaj deklaratave të sotme publike të kryetarit të LSM-së, Sllobodan Trendafilov, duke i vlerësuar si përpjekje për krijimin e imazhit të rremë për dialogun social. "Në lidhje me daljet dhe deklaratat publike të Trendafilovit sot, si Qeveri reagojmë ashpër ndaj përpjekjeve për krijimin e një imazhi të rremë për dialogun social. Nuk e dimë kë priste Trendafilov duke qëndruar në sallën e zbrazët, por një gjë është e qartë si kristali, dialogu social për ne është një politikë serioze dhe me përgjegjësi shtetërore, dhe jo një mjet për teatër politik dhe paraqitje para kamerave. Opinioni duhet ta dijë se takimi i kryeministrit Mickoski me përfaqësuesit e sindikatës SPOGJSH është caktuar dhe do të mbahet në ambientet e Qeverisë të enjten në orën 16:45". qëndron në reagim.

Shkup - Sot po vendosim themelet për një sistem ku drejtësia nuk është thjesht një deklaratë, por praktikë, ku lufta kundër korrupsionit nuk është një slogan politik, por politikë shtetërore, dhe ku institucionet punojnë në interes të qytetarëve, jo për të mbrojtur individët. Angazhimi ynë për luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit është i qartë, por kjo luftë duhet të përfundojë me konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, sepse kriminaliteti nuk duhet të shpërblehet. E vjedhura duhet t’i kthehet popullit,” tha kryeministri Kristijan Mickoski në fillim të seancës konstituive të Këshillit Kombëtar për Hetime Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski të enjten do të takohet me Sindikatën e AOGJSH-së. Takimi është caktuar në orën 16:45 dhe vjen pasi Mickoski bëri një ofertë për rritjen e pagave të cilën AOGJSH e quajti të pranueshme dhe do të diskutohet në kuadër të organizatave sindikale. Më parë, oferta e Qeverisë u pranua edhe nga KSL-ja e udhëhequr nga Bllagoja Ralpovski.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski prej sot e deri të enjten qëndron për vizitë pune në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin botëror për qeveritë, që mbahet nën moton "Formësimi i qeverive të ardhshme". Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në Samit do të marrin pjesë mbi 35 shefa të shteteve dhe qeverive, më shumë se 20 kryetarë të organizatave ndërkombëtare, si dhe mbi 500 ministra dhe liderë të kompanive multinacionale nga tërë bota, ndërsa i kushtohet avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe gjetjes së zgjidhjeve inovative për sfidat e ardhshme globale.

Shkup - Mbrojtja e një pjese të të akuzuarve për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, në fillimi të gjykimit të sotëm kërkon që PP t'i rishqyrtojë rrethanat për ndjekjen e tyre dhe të ndërpresë procedurës, pas vendimit të PTHP NKOK javën e kaluar për ndërprerjen e procedurës për ndjekjen e shtatë zyrtarëve policor për veprën penale Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Mbrojtësi i Shefket Hazari (nga Ministria e Ekonomisë), avokati Petre Shilegov, para fillimit të seancës së sotme kërkoi të merret parasysh brifingu i PTHP NKOK për ndërprerjen e procedurës për persona zyrtarë dhe për shpejtësinë dhe ekonominë e procedurës dhe që Prokuroria Publike të rishqyrtojë rrethanat e paraqitura nga PTHP NKOK, duke theksuar se për një pjesë prej tani të pandehurit mund të identifikohen dhe ta tërheqin aktakuzën.

Shkup - Zëvendësministrja për Çështje Evropiane Viktoria Trajkov sot mbajti takim me ekspertë nga misioni i vlerësimit për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili zbatohet me përfaqësuesit e institucioneve kompetente nga Maqedonia dhe përfaqësues të lartë evropian. Siç informon Ministria për Çështje Evropiane, zëvendës ministrja Trajkov e theksoi vlerën e procesit të ndjekjes dhe zbatimit të rekomandimeve nga misionet paraprake të vlerësimit, si dhe vlerën e këtij procesi në kontekst të integrimit evropian të vendit.

Shkup – Brenda një ose dy muajsh do të dihet se si do të realizohet projekti Çebren dhe Galishtë– nëse do të jetë një investim i plotë shtetëror apo do të realizohet përmes partneritetit publik-privat. Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, pajtohet se më së miri është që të jetë një investim i brendshëm, por thekson se bëhet fjalë për një investim të madh dhe duhet të shqyrtohen në mënyrë reale mundësitë financiare të Buxhetit.

Shkup – Është miratuar plani vjetor për ndërtimin e projekteve energjetike me vlerë 3,7 miliardë euro, ndërsa në të cilin do të përfshihen 97 kompani private. Në kuadër të planit, është parashikuar të ndërtohen 67 objekte të reja energjetike me një kapacitet të instaluar total prej 4.416,803 megavat, ku shumica janë panele diellore, shtatë impiante me erë dhe një central kogjenerativ, i cili do të ndërtohet në Rajonin e Vardarit, por jo në Shkup.

Shkup - Sot u mbajt mbledhja e parë konstituive e Këshillit nacional për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë me ç’rast zyrtarisht filloi punën organi më i lartë koordinues përgjegjës për monitorimin dhe avancimin e institucioneve që zbatojnë hetimet financiare dhe konfiskimin e pasurisë. Me Këshillin kryesoi zëvendëskryeministri i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, ndërsa në mbledhje morën pjesë kryetari i qeverisë, ministri i Punëve të Brendshme, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, të sektorit civil, si dhe anëtarët e Këshillit.

Shkup - Me konstituimin e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskimin e Pronave, Maqedonia krijon mekanizëm qendror dhe të koordinuar për luftën e intensifikuar kundër krimit financiar, pastrimit të parave dhe fitimit të paligjshëm të pronës. Në mbledhjen e sotme konstituive, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska theksoi se themelimi i këshillit paraqet hap krucial nga politikat deklarative drejt qasjes sistemike të bazuar në përgjegjësinë të qartë, koordinimin institucional dhe rezultatet e matshme.

Shkup – Qyteti i Shkupit e shpalli konkursin e parë për projekte kulturore-artistike për "Shkupi – Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028”. Projektet e përzgjedhura përmes këtij konkursi ndërkombëtar do të bëhen pjesë e programit zyrtar të "Shkupi 2028" dhe do të realizohen në gjithë qytetin dhe në të gjitha dhjetë komunat, si në hapësirat institucionale, ashtu edhe në lokacione publike.

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim pune me Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Iveta Hriçova, ku u theksuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve, si dhe përkushtimi i përbashkët për avancimin e mëtejshëm të tyre, veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, informojnë nga MMJPH.

Shkup - Dizeli prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinave mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,77 për qind. Çmimi i ri i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E V) do të jetë 68, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për djegie (EL-1) 67 denarë për litër. EUROSUPER BS-95 edhe më tutje do të shitet për 72, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 74 denarë për litër.

Romë - Rreth 1.000 njerëz ndoshta u zhdukën në det si rezultat i stuhive të shkaktuara nga cikloni Hari, i cili muajin e kaluar shkaktoi dëm serioz në Italinë jugore, kumtoi sot organiazata joqeveritare për shpëtim të emigrantëve "Mediteranesa sejving hjumans", cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA. Vlerësimi bazohet në informata të mbledhura nga refugjatë në Libi dhe Tunizi për anije që u zhdukën gjatë kushteve të këqija të motit, sqaruan nga organizata.

Bruksel - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitën e parë zyrtare në Bruksel nga marrja e detyrës. Sali vizitën në Bruksel e filloi me një takim me ambasadoren qipriote në Bashkimin Evropian, Kristina Rafti, vendi i së cilës është kryesues aktual me Këshillin e BE-së.

QËNDRONI TË LIDHUR