• e diel, 07 korrik 2024

Mhitarian do ta vazhdojë kontratën me Interin deri në vitin 2025

Mhitarian do ta vazhdojë kontratën me Interin deri në vitin 2025

Milano, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Henrih Mhitarian do ta vazhdojë kontratën me Interin.

Mesfushori tridhjetë e katërvjeçar në një të ardhme të afërt do të nënshkruajë kontratë me klubin, bën të ditur Fabricio Romano. Kontrata do të vlejë deri në vitin 2025. Palët arritën kontratë verbale para disa javëve, ndërsa tani janë të gatshëm edhe zyrtarisht ta vazhdojnë bashkëpunimin.  

Paraprakisht u publikua se një nga klubet saudite ka kontaktuar me agjentin e lojtarit dhe ka ofruar kontratë dyvjeçare me pagë dyfish më të madhe se Interi.

Miktarian për ekipin e Interit luan nga viti 2022. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR