• e enjte, 04 dhjetor 2025

Merc: Putini po e shfrytëzon "strategjinë e shtyrjes" për t'i ikur takimit me Zelenskin

Merc: Putini po e shfrytëzon

Berlin, 26 gusht 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc sot e akuzoi Moskën për "strategjinë e shtyrjes" kur bëhet fjalë për arritjen e marrëveshjes së paqes me Ukrainën.

Në takimin me presidentin kanadez Mark Karni në Berlin, ai tha se presidenti rus Vladimir Putini me qëllim e ka shtyrë takimin me Volodimir Zelenskin i cili kishte për qëllim t'i japë fund luftës. 

"Putini mendon se është e drejtë që ky takim të lidhet me parakushte të cilat, nga perspektiva e Ukrainës, dhe gjithashtu nga ajo e jona dhe pikëpamja ime personale, janë krejtësisht të papranueshme", tha Merc. 

Pas takimit me Putinin në Alsakë, ndërsa më pas edhe në Uashington me Zelenskin dhe partnerët evropian më herët këtë muaj, presidenti amerikan Donald Tramp la përshtypjen se është afër ndërmjetësimit për një zgjidhje paqësore, tha Merc.

Takimi mes Putinit dhe Zelenski duhej të mbahej në dy javët e ardhshme, por afati skadon për disa ditë, me pak shenja se është afër një përparimi, raportoi DPA.

Merci tha se topi tani është në fushën e Moskës. 

"Nëse pala ruse nuk ndërmerr këtë hap, do të nevojitet më shumë presion. Bashkimi Evropian tashmë po punon për sanksione të mëtejshme", tha ai. 

"Nëse nuk mbahet takimi si ai që ishte rënë dakord mes Trampit dhe Putinit, atëherë topi përsëri është tek ne", deklaroi Merc dhe shtoi se një takim trepalëshe mes tij, Trampit dhe Zelenskit do të ishte "hapi logjik pasues". 

Karni, gjithashtu, e akuzoi Putinin se ka frikë nga takimi me Zelenski. Ai tha se Kanadaja dëshiron të ndihmojë për të siguruar paqe dhe siguri në Ukrainë, që mund të arrihet vetëm me vendosmëri dhe sanksione kundër Rusisë. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR