• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Meloni shprehu pikëllim të thellë për vdekjen e Papa Françeskut, të cilin e quajti "njeri i madh"

Meloni shprehu pikëllim të thellë për vdekjen e Papa Françeskut, të cilin e quajti

Romë, 21 prill 2025 (MIA) - Një njeri i madh na la sot, deklaroi kryeministrja italiane Xhorxha Meloni. Ajo shtoi se ndjen pikëllim të thellë për vdekjen e Papa Françeskut, transmetoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

"Papa Françesku u kthye në shtëpinë e Atit. Ky lajm na trishton thellësisht sepse një njeri i madh na ka lënë. Pata privilegjin të shijoj miqësinë, këshillat dhe mësimet e tij, të cilat nuk më kanë dështuar kurrë, madje edhe në kohë sprovash dhe vuajtjesh", theksoi Meloni.

"Ai i bëri thirrje botës që të ndryshojë përsëri kursin dhe të nisë një rrugë që nuk shkatërron, por ndërton, rinovon, mbron. Ne do të shkojmë në këtë drejtim, do të marrim rrugën e paqes, do të ndjekim të mirën e përbashkët dhe do të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë", shtoi kryeministrja italiane. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR