• e shtunë, 28 shtator 2024

Mediumet libaneze: Një granatë izraelite ra në paralagje të një qyteti në Libanin jugor

Mediumet libaneze: Një granatë izraelite ra në paralagje të një qyteti në Libanin jugor

Bejrut, 28 nëntor 2023 (MIA) - Mediumet libaneze publikuan se gjatë granatimit të sotëm izraelit, një projektil ra në paralagje të një qyteti në Libanin jugor.

Siç njoftojnë agjencitë, kjo vjen disa orë pasi armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit u vazhdua për dy ditë. Zëdhënësi i armatës izraelite deklaroi se në këtë moment nuk është i informuar për një incident të tillë".

Agjencia e lajmeve kombëtare libaneze (NNA) dhe televizioni libanez Al-Xhadid publikuan se një granatë libaneze në mëngjes ka dëmtuar një lagje në qytetin Aita al Shaab.

Pas përleshjeve disajavore mes Izraelit dhe grupit shiit libanez, Hezbollah, përkohësisht është arritur armëpushim të premten, kur Hamasi, aleat i Hezbollahut dhe forcat izraelite kanë arritur armëpushim të përkohshëm.

Zëdhënësi i forcave paqesore të KB-së në Liban (UNIFIL) deklaroi se po e hetojnë informatën. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR