• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Fridrih Merc triumfoi në zgjedhjet gjermane, jam i gatshëm për formim të qeverisë

Fridrih Merc triumfoi në zgjedhjet gjermane, jam i gatshëm për formim të qeverisë

Berlin, 25 shkurt 2025 (MIA) - Lideri i konservatorëve gjermanë, Fridrih merc, i cili sipas rezultateve fillestare është favorit për kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, shprehi gatishmëri që shpejtë të formojë qeveri efikae, lajmëroi DPA.

"Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë", deklaroi Merc para mbështetësve të vet në Berlin, duke pohuar se ka mandat të qartë për ta kryesuar qeverinë e ardhshme gjermane.

Sipas projektmeve të para, blloku konservator CDU/CSU fitoi 29 për qind. para partisë ekstreme-djathtiste Alternativa për Gjermaninë (AfD) e cila është në vendin e dytë me rreth 20 për qind.

Merc theksoi se është i vetëdijshëm për madhësinë e detyrës që e pret.

"E di se nuk do të jetë lehtë", tha ai, duke shtuar se Gjermania nuk guxon të humbë kohë në formimin e qeverisë së re. "Bota nuk na pret ne", theksoi Merc.

Ai e falënderoi liderin e CSU-së, Markus Zeder, për bashkëpunimin zgjedhor dhe i shprehi mirënjohje konkurrentëe të tij politik.

Me fitoren e CDU/CSU-së, 69-vjeçari Fridrih Merc është një hap drejt realizimit të qëllimit të vet shumëvjeçar - për t'u bërë kanccelar gjerman.

Ky është triumf personal për Mercin, i cili pas viteve të gjata jashtë politikës aktive bëri kthim të madh dhe arriti ta kthejë CDU-në në pushtet pas më shumë se tre viteve në opozitë, analizon DPA.

Jurist dhe eksspert ekonomik, Merc u rrit në rajonin Zauerland në Gjermaninë Perëndimore dhe e filloi karrierën e vet politike në Parlamentin evropian në vitin 1989.

Në fillim të viteve 2000 u ndesh me ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel për pozitën e liderit në CDU. Pas humbjes nga Merkel në luftën për lidershpi, ai u tërhoq nga politika dhe ndërtoi një pasuro të konsideruehsme personale si këshilltar jurudik dhe drejtor ekzekutiv në gjigantin investues "BlackRock".

Por, pasi që Merkel në vitin 2018 paralajmëroi tërheqje nga politika, Merc me këmbëngulje u kthye në skenë dhe përfundimisht e fitoi pozitën e liderit në CDU.

Merc e konsolidoi partinë pas humbjes zgjedhore në vitin 2021 dhe vendosi raporte më të afërta me CSU0në bavareze, pjesërisht përmes qëndrimit të fuqishëm për emigracionin.

Në javët e fundit të fushatës, ai u bë një prej figurave më kundërthënëse, pasi që pranoi mbështetje nga e djathta ekstreme në mënyrë që ta shtyjë propozimin për kufizim të emigracionit në parlament.

Sholc e quajti Mercin "të pabessueshëm", ndërsa qindra njerëz protestuan kundër politikës së tij.

Edhe pse një javë më vonë pranoi se kjo ishte "lëshim" nga premtimet e tij paraprake, çështja për emigracionin u bë temë qendrore e zgjedhjeve - ndërsa Merc do të duhet të reflektojë rezultate nëse arrin ta formojë qeverinë.

Megjithatë, edhe pse është politikan me përvojë, ai deri më tani nuk ka mbajtur asnjë funksion qeveritar - që e bën sfidën akoma më të madhe, konkludon DPA. ab/

foto: DPА

QËNDRONI TË LIDHUR