Sholc e pranoi humbjen zgjedhore, do të mbetet kancelar deri në formimin e qeverisë së re
- Kancelari gjerman, Olaf Sholc sonte deklaroi se do të mbetet në funksion derisa nuk formohet qeveria e re e koalicionit, pasi që rezultatet fillestare zgjedhore treguan se Partia e tij centriste-majtiste (SPD) pësoi humbje historike.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:33, 23 shkurt, 2025

Berlin, 23 shkurt 2025 (MIA) - Kancelari gjerman, Olaf Sholc sonte deklaroi se do të mbetet në funksion derisa nuk formohet qeveria e re e koalicionit, pasi që rezultatet fillestare zgjedhore treguan se Partia e tij centriste-majtiste (SPD) pësoi humbje historike.
Sholc theksoi se do t'ua lë të tjerëve detyrën të formojnë koalicion të ri, edhe pse pritet që SPD të mbetet në pushtet si partner më i voigël i koalicionit, transmeton DPA.
"Tani u mbetet të tjerëve të gjejnë mënyrë për të formuar qeverinë", tha ai në paraqitjen e shkurtë para mbështetësve të vet në selinë e partisë në Berlin.
Ai premtoi se do t'i kryejë detyrat e veta si kancelar "deri në ditën e fundit" të funksionit.
Lideri opozitar, Fridrih merc pritet ta trashëgojë Sholcin si kancelar, pasi që blloku i tij centrist-djathtisst, Unioni kristiano-demokratik (CDU) dhe partia e saj simotër bavareze, Unioni kritiano-social (CSU), realizuan fitore bindëse, sipas rezultateve nga anketat dalëse.
Të dhënat tregojnë se madje edhe koalicioni kompleks mes SPD-së dhe disa partive më të vpgla, si Të Gjelbrit dhe E Majta, nuk do të ketë shumicë të mjaftueshme, që praktikisht e përjashtuan mundësinë që Sholci të mbetet në funksion edhe një mandat. ab/
foto: DPА