Anketat dalëse: Konservatorët fitues në zgjedhjet gjermane - Merc, rrugës për t'u bërë kancelar
- Konservatorët gjermanë realizuan fitore bindëse në zgjedhjet e sotme parlamentare, tregojnë rezultatet nga anketat dalëse, që paralajmëron ndryshim të konsiderueshëm politik në ekonominë më të madhe evropiane dhe e hapë rrugën për liderin e demokristianëve (CDU/CSU), Fridrih Merc të bëhet kancelari i ri i Gjermanisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:57, 23 shkurt, 2025

Berlin, 23 shkurt 2025 (MIA) - Konservatorët gjermanë realizuan fitore bindëse në zgjedhjet e sotme parlamentare, tregojnë rezultatet nga anketat dalëse, që paralajmëron ndryshim të konsiderueshëm politik në ekonominë më të madhe evropiane dhe e hapë rrugën për liderin e demokristianëve (CDU/CSU), Fridrih Merc të bëhet kancelari i ri i Gjermanisë.
Sipas projektimeve fillestare, demokristianët (CDU/CSU) fituan përqindjen më të madhe të votave - 29 për qind. Në vend të dytë u gjet ultra-djathtistja Alternativa për Gjermaninë (AfD) me 19,5 për qind, përderisa Socialdemokratët (SPD) përfunduan në vendin e tretë me 16 për qind të votave.
Megjithatë, kancelari i ri nuk do të zgjedhet derisa nuk formohet koalicioni në pushtet, proces që mund të zgjasë me muaj. Nëse këto projektime konfirmohen, kandidati i CDU/CSU-së, Fridrih Merc, është në pozitën më të volitshsme për ta trashëguar Olaf Sholcin në funksionin e kancelarit.
Sa kohë nevojitet për t'u formuar qeveria?
Procesi i formimit të koalicionit mund të zgjasë me javë, e madje edhe me muaj. Në vitin 2017, negociatat për koalicion zgjatën më së gjati në historinë e Gjermanisë, duke e lënë vendin pa qeveri të re pothuajse gjashtë muaj, përkujton Dojçe vele.
Megjithatë, nëse prioritetet e partnerëve të mundshëm të koalicionit janë më të afërt dhe nëse në qeveri marrin pjesë vetëm dy parti në vend se tre, atëherë procesi mund të zhvillohet shumë më shpejtë.
Partitë i zgjedhin kandidatët e vet kryesorë para zgjedhjeve. Pas votimit, fillojnë negociatat për formim të koalicionit. Kur të arrihet koalicioni, presidenti i Gjermanisë - i cili është shef i shtetit - propozon kandidat për kryeministër, i cili më vonë duhet të zgjedhet nga Bundestagu.
Zakonisht, presidenti e nominon kandidatin kryesot të partisë më të madhe në qeverinë e sapoformuar. Për t'u zgjedhur, kandidati duhet të sigurojë shumicë abolute në votimin e fsshehtë në parlament. Pasi që të zgjedhet, kancelari i ri fillon me emërimin e ministrave të qeverisë.
Sistemi zgjedhor gjerman - kombinim i modelit shumicë dhe proporcional
Sistemi zgjedhor gjerman është dizajnuar të sigurojë qeveri koalicioni dhe të balansojë mes partive të shumicës në pushtet dhe përfaqësimit proporcional.
Secili votues gjerman ka të drejtë për dy vota - "vota e parë" (Ersttimme) dhe "vota e dytë" (Zweitstimme).
Vota e parë jepet për kandidatin e drejtpërdrejtë nga njësia zgjedhore e votuesit. Vota e dytë jepet për partinë politike.
EMrat e kandidatëve që secila parti i propozon për Bundestagun ndodhen në të ashtuquajtura "lista shtetërore" (Landeslisten), të cilët duhet të parashtrohen para zgjedhjeve. Numri i mandateve që një parti i fiton në një krahinë tël caktuar federale varet nga numri i votave të dyta të fituara. Sa më shumë vota të dyta fiton një parti, aq më shumë deputetë fiton në Bundestag.
Por votuesit duhet të dy votat t'i japin për partinë e njejtë - me votën e parë mund ta mbështesin një kandidat, ndërsa me të dytin të votojnë ëpër një parti tjetër.
Secila parti që do të fitojë mbi 5 për qind e votave të përgjithshme automatikisht fiton vend në parlamentin gjerman. ab/