• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mediat iraniane informojnë për dëm "të kufizuar" në bazat ushtarake nga sulmet e Izraelit

Mediat iraniane informojnë për dëm

Teheran, 26 tetor 2024 (MIA) – Mediat iraniane informuan dëm fillestar “të kufizuar” të bazave ushtarake, pas sulmeve ajrore hakmarrëse izraelite të mëngjesit, transmetoi DPA. 

Në kryeqytetin Teheran dhe në provincat Kuzestan, Ilam dhe në vende të tjera është aktivizuar mbrojtja kundërajrore, informon agjencia e lajmeve Tasnim, e cila konsiderohet e afërt me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Informacione më të hollësishme nuk ka për momentin. 

Sulmi izraelit pritej me ditë, pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor në të cilin ishin hedhur rreth 200 raketa balistike drejt shtetit hebraik. 

Më parë agjencia Tasnim informoi, duke e cituar një burim anonim qeveritar, se “nuk ka dyshim se Izraeli do të marrë përgjigje adekuate për çfarëdo lloj aksioni”. fc/

Fotografia: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR