• e diel, 22 shtator 2024

Me helikopterë shpëtohen qytetarët nga zonat e përmbytura në Greqi (video)

Me helikopterë shpëtohen qytetarët nga zonat e përmbytura në Greqi (video)

 Athinë, 7 shtator 2023 (MIA) – Me helikopterë Super Puma dhe Bell, ekipet e shpëtimit të Armatës greke dhe Shërbimit Zjarrfikës kanë filluar shpëtimin e personave bllokuar në përmbytjet në Greqinë qendrore, duke pasur parasysh atë se paraprakisht,  për shkak të motit të keq dhe rrufesë, nuk lejohej ndërhyrja nga ajri, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 Helikopterët zbarkojnë në stadiumin në qytetin Kardica ku transferohen të shpëtuarit.  

 

Ministria e Mbrojtjes Civile dhe Krizave Klimatike e Greqisë gazetarëve të akredituar u ka dërguar video nga aksionet e shpëtimit, të cilat i publikon MIA.

Njëra video tregon shpëtimin e një babai dhe një fëmije të vogël që u nxorrën nga një shtëpi e përmbytur, ndërsa tjetra tregon nxjerrjen e një personi të moshuar.

 Sipas ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Krizave Klimatike të Greqisë, Vasilis Kikiljas, si pasojë e motit të keq janë zhdukur gjashtë persona.

Siç paraprakisht publikoi MIA, në stuhinë "Daniel" që të martën e përfshiu Greqinë, jetën e kanë humbur katër persona. 

Video: Ministria e Mbrojtjes Civile dhe Krizave Klimatike të Greqisë 

 

https://youtu.be/58NdlWm5bZs?feature=shared

QËNDRONI TË LIDHUR