• e premte, 22 nëntor 2024

Me ftesë të Makronit, presidentja Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin e krerëve shtetëror të Frankofonisë

Me ftesë të Makronit, presidentja Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin e krerëve shtetëror të Frankofonisë

Prishtinë, 3 tetor 2024 (MIA)- Me ftesë të presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Makron dhe të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.

Gjatë qëndrimit në Paris, siç theksohet në kumtesë, presidentja Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj. 

“Presidentja dhe zotëria i parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga presidenti Makron në Pallatin e Eliseut, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit”, thuhet në kumtesë.

Ky samit mbledh krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR