• e shtunë, 19 tetor 2024

Me dëgjimin e dëshmitarëve në në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Me dëgjimin e dëshmitarëve në në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Me paraqitjen e provave nga Prokuroria në Gjykatën Themelore Penale Shkup, sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të minorenes Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.

Në seancën e kaluar dëshmuan ish-ndihmës shefi nga Shkupi, i cili foli për rrjedhën e hetimeve për gjetjen e Vanjës dhe ish-shefi nga Velesi, i cili dëshmoi në lidhje me hetimin për zhdukjen dhe vrasjen e Pançes.

Të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. 

Sipas aktakuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Më 22 nëntor të vitit të kaluar i akuzuari me tre të akuzuar paraprakisht bashkë kanë kryer grabitjen e Pançe Zhezhovskit në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

Minorenja Vanja dhe Pançe nga Velesi të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. 

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet ndaras.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska. ls/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR