• e shtunë, 19 tetor 2024

MD: Grupi Bluprint nuk duhet të shpejtojë me daljen e parakohshme nga grupi i punës për përgatitjen e Kodit të ri penal

MD: Grupi Bluprint nuk duhet të shpejtojë me daljen e parakohshme nga grupi i punës për përgatitjen e Kodit të ri penal

Shkup, 9 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Drejtësisë vlerëson se grupi Bluprint nuk duhet të shpejtojë me veprimet për daljen e parakohshme nga Grupi i punës për përgatitjen e Kodit të ri penal dhe informojnë se grupi i punës është i pavarur në punën e vet dhe deri tani për asnjë dispozitë nuk ka pasur ndikim te kryetari dhe anëtarët.

"Sa i përket qëndrimit të  BLUPRINT, konsiderojmë se nuk duhet të përshpejtohet me veprimet për daljen e parakohshme nga grupi i punës, për arsye se, siç është cekur nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, grupi i punës i cili po e përgatit Kodin e ri Penal, nuk ka marrë pjesë ndryshimet që u miratuan nga Kuvendi. Kontributi i sektorit civil është shumë i rëndësishëm për shkak të njohurive që i ka, eksperiencës dhe shkathtësitë që i posedon", thuhet në kumtesën e MD-së.

Prej aty potencojnë se procesi i përgatitjes së Kodit të ri Penal është plotësisht inklusiv dhe transparent dhe pikërisht në këtë drejtim është e nevojshme të vazhdojë me qëllim të  zbatimit të plotë të reformave në legjislacionin ndëshkues. Ky obligim rrjedh gjithashtu edhe nga Skriningu bilateral  me BE-në për miratimin e Kodit plotësisht të ri Penal të harmonizuar me standardet evropiane.

Bluprint grupi i organizatave qytetare për reforma në jurisprudencë, paraprakisht kumtoi se tërhiqet nga pjesëmarrja e mëtejshme dhe dhënia e kontibutit në procesin e përpunimit të Kodit të ri penal. Konsiderojnë se pjesëmarrja e tyre është e pakuptimtë në procedurën, e cila, siç njoftojnë, në thelb e legjitimon paligjshmërinë, që është në mënyrë shtesë në kundërshtim me misionin e tyre për ndërtimin konstruktiv, transparent dhe të bazuar në fakte të politikave.

Ata potencojnë se ky hap i tyre është i lidhur me vendimin e tyre të paradokohshëm për tërheqjen edhe nga grupi i punës për përpunimin e draft propozimit për Ligjin për konfiskim të pronës në procedurën qytetare. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR