• e premte, 05 dhjetor 2025

Mbreti Çarls: Britania e Madhe dhe Gjermania janë të bgatshëm ta mbështesin Evropën në kushte të kërcënimit nga agresioni i mëtejshëm rus

Mbreti Çarls: Britania e Madhe dhe Gjermania janë të bgatshëm ta mbështesin Evropën në kushte të kërcënimit nga agresioni i mëtejshëm rus

Londër, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Mbreti britanik Çarls deklaori se Britania e Madhe dhe Gjermania janë të gatshëm ta "mbështesin Evropën" në kushte të kërcënimeve nga agresioni i mundshëm rus".

Duke folus në festën shtetërore në nder të presidentin gjerman Frank Valter Shtajnmaer, mbreti e lavdëroi marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes mes dy vendeve, duke e quajtur "partneritet unikal në zemër të NATO-s", shkruan Skaj njuz.

Në fillim të vizitës treditore shtetërore, Shtajnmaer tha se dy vendet "punojnë së bashku që ta promovojnë sigurinë dhe mbrojtjen, krah për krah për një Evropë të lirë, të qetë.... me mbështetje të Ukrainës".

Kjo është vizita e parë shtetërore e një lideri gjerman në Mbretërinë e Bashkuar në 27 vjet dhe rreth 160 të ftuar morën pjesë në festën në sallën "Sent Xhorxh" në Uindsor, të rrethuar nga një pemë Krishtlindjesh e zbukuruar me 3.000 drita.

Gjatë mbrëmjes, mbreti bëri shaka për dashurinë e tyre të përbashkët për futbollin, duke thënë se "në fund, gjermanët fitojnë".

Presidenti gjerman u takua gjithashtu me kryeministrin britanik Kir Starmer në një tryezë të rrumbullakët me udhëheqës biznesi nga të dy vendet, si pjesë e një projekti prej 20 milionë eurosh për automjete elektrike të udhëhequr nga Mercedes, i cili do të krijojë 150 vende pune në Northemptonshir dhe Oksfordshir.

Në korrik, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan Marrëveshjen e Kensington, ndërsa Starmer që tha se vendet do të "punonin edhe më ngushtë së bashku".

Ai tha se marrëdhëniet midis dy vendeve ishin në një "pozicion shumë, shumë të fortë" dhe se partneriteti ishte thelbësor për çështje të tilla si Ukraina, migrimi, rritja ekonomike dhe tregtia.

Shjanmaer do të vendosë lule në varrin e Mbretëreshës Elizabeta e Dytë në Kapelën e "Sent Xhorxh" në Uindsor sot dhe më vonë do t'i drejtohet Parlamentit britanik. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR