• e enjte, 04 korrik 2024

MBPEU: Publikohet thirrja publike përmes programit për zhvillim rural gjatë furnizimit të kombajnëve

MBPEU: Publikohet thirrja publike përmes programit për zhvillim rural gjatë furnizimit të kombajnëve

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltaris dhe Ekonomisë së Ujërave i informon bujqit se Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, shpalli thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për Mbështetjen Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2023, për masën 121 Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore, gjegjësisht nënmasën 121.12 Furnizim të kombajnëve për grurë.

Si përdorues paraqiten ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e Vetëm të Ekonomive Bujqësore në MBPEU, sipas Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, dhe posedojnë minimum 10 hektarë tokë bujqësore të punueshme me grurë, elb, thekër, triticale dhe/ose tërshërë, thuhet në kumtesë.

Siç  njoftuan nga MBPEU, vlera maksimale e shumës së bashkëfinancimit për shfrytëzues është tre milionë denarë. Mjetet financiare janë të destinuara për investime në furnizimin  e kombajnëve, të cilat ndahen për periudhën e realizimit të planit afarist  dhe paguhen në bazë vjetore.

 Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është deri më 30 dhjetor të vitit 2023. Bujqit  e interesuar kërkesat e tyre i dorëzojnë në mënyrë elektronike pas regjistrimit në e-baranje.ipardpa.gov.mk. 

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së  Ujërave u bën thirrje bujqve që të njihen me kushtet e thirrjes publike dhe të aplikojnë në kohë, duke përfituar nga mundësia për mbështetje, duke modernizuar prodhimin e tyre bujqësor. qa/

Foto: MBPEU

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR