• e premte, 28 qershor 2024

Mbledhja e gjashtë e Kuvendit të përgjithshëm të BNJVL-së - Qeveria e re përmes komunave do t'i zgjidhë problemet ekzistenciale të qytetar[ve

Mbledhja e gjashtë e Kuvendit të përgjithshëm të BNJVL-së - Qeveria e re përmes komunave do t'i zgjidhë problemet ekzistenciale të qytetar[ve

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BJVL) sot mbajti mbledhje të Kuvendit të përgjithshëm, ku krahas numrit të madh të kryetarëve të komunave, i pranishëm ishte edhe mandatari për formimin e qeverisë sëre, Hristian Mickoski, si dhe kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski.

Mickoski në deklaratë për mediumet theksoi se qëllimi i qeverisë së re do të jetë në mandat prej katër viteve, përmes komunave t'i zgjidhë problemet ekzistenciale të 400 mijë amvisërive, sepse siç tha, një pjesë e madhe e projekteve kapitale ë cilat i kanë si nevojë qytetarët, do të realizohen përmes komunave.

Ai u bëri thirrje të gjithë kryetarëve të komunave, pa dallim nga cila parti politike vijnë, të punojnë në projekte deri në miratimin e tyre dhe t'i përgjigjen thirrjes që do të publikohet nesër deri në gjysmën e parë të shtatorit, me të cilën qeveria do të sigurojë minimum 100 milionë euro.

Lidhur me rregullativën ligjore e cila do të gjendet në Kuvend, Këshilli i komunave të mund të zgjedhë u.d. kryetar komune, në raste kur një kryetar i caktuar i komunës hyn në shtëpinë ligjvënëse apo merr mandat të minsitrit, kryetari i BNJVL-së, Gjorgjievski, thotë se e mbështetë nismën e tillë, sepse siç tha, me rregullativën e këtillë ligjore do të shkurtohen shpenzimet e komunave. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR