KSHPK ka hapur lëndë për emërimin e Bojan Hristovskit për drejtor në ASK pas parashtresës anonime
- Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka hapur lëndë për emërimin e Bojan Hristovskit për drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare, pasi që deri tek Antikorrupsioni ka arritur parashtresë anonime, në të cilën shkruhej se ai sipas të gjitha gjasave nuk i plotëson kërkesat që të bëhet drejtor.
- Post By Fami Bajrami
- 17:50, 22 tetor, 2024
Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka hapur lëndë për emërimin e Bojan Hristovskit për drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare, pasi që deri tek Antikorrupsioni ka arritur parashtresë anonime, në të cilën shkruhej se ai sipas të gjitha gjasave nuk i plotëson kërkesat që të bëhet drejtor.
Kryetarja e KSHPK, Tatjana Dimitrovska, për MIA-n konfirmoi se ata kanë pranuar një parashtresë të tillë dhe se në bazë të saj është formuar lëndë dhe veçmë po veprohet.
"Parashtresa i referohet mosplotësimit të kushteve për emërimin e drejtorit. Konkretisht në fushën e arsimit, përfitimin me çertifikatë sigurie, si dhe përkatësi i një partie politike. Këto janë akuzat në këtë raport anonim. Lënda është ndarë tek antarët. Do të fillojë duke ofruar dokumentacionin e nevojshëm për ASK-në dhe Qeverinë si organ, i cili emëron. Pas skadimit të afatit prej 15 ditësh, për dorëzimin e këtyre të dhënave, dhe pas sigurimit të dokumentacionit dhe konstatimit të gjendjes faktike, do të vendosim në mbledhje publike", deklaroi Dimitrovska për MIA-n.
Emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor të institucionit përgjegjës për siguri dhe kundërzbulim, shkaktoi reagime të shumta në opinion.
Qeveria në seancën e 16 tetorit shkarkoi drejtorin e Agjencisë për siguri kombëtare, Zarko Milloshevski, ndërsa në vendin e tij emëroi Bojan Hristovskin. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s