• e premte, 26 korrik 2024

Mbi 7.000 luftëtarë palestinezë janë vrarë në luftën e Gazës, deklaroi këshilltari izraelit për siguri kombëtare

Mbi 7.000 luftëtarë palestinezë janë vrarë në luftën e Gazës, deklaroi këshilltari izraelit për siguri kombëtare

Tel Aviv, 10 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilltari izraelit për siguri kombëtare Cahi Hanegbi sot deklaroi se më shumë se 7.000 militantë janë vrarë në luftën kundër lëvizjes palestineze Hamas në Rripin e Gazës.

"Ky është vlerësimi minimal", theksoi Hanegbi në një intervistë për televizionin izraelit Kanal 12.

"Pjesëtarët e vrarë të "Hamas"-it mund të jenë edhe më shumë, sepse nuk e dimë në detaje se si është situata nën ndërtesat e shembura, si dhe në tunele", shtoi këshilltari izraelit për sigurinë kombëtare. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR