• e shtunë, 15 qershor 2024

Mbape lëshoi stërvitjen me Francën

Mbape lëshoi stërvitjen me Francën

Paderborn, 14 qershor 2024 (MIA) - Franca ka mbajtur stërvitje të hapur para 4000 shikuesve në Paderborn. “Gjelat” përgatiten për ndeshjen e tyre të parë në Kampionatin Evropian që sipas orarit është të hënën kundër Austrisë.

Në terren nuk janë paraqitur yjet e mëdhenj si Kilian Mbape dhe Kingsli Koman. Më herët sot u përhap lajmi se në kampin francez ka grip. Pikërisht kjo është arsyeja e mungesës së Komanit i cili nuk ndihet mirë. Siç shkruajnë mediat franceze, Mbape nuk është i sëmurë, por pushon dhe ushtron në palestër. Në fund të stërvitjes ai është paraqitur në fushë, ka dhënë autografe dhe ka bërë foto me fansat.

Së bashku me të tjerët u stërvit edhe Adrien Rabio i cili kishte probleme fizike. Aurelian Çuameni dhe Ibrahima Konate stërvitjet i kanë filluar individualisht, por më pas iu bashkuan aktiviteteve në fushë.

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR