• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lajme të këqija për Realin: Rodrigo tre javë jashtë fushave

Lajme të këqija për Realin: Rodrigo tre javë jashtë fushave

Madrid, 24 tetor 2024 (MIA) - Futbollisti i Real Madridit, Rodrigo për shkak të lëndimit të muskulit të kofshës do të jetë jashtë fushave tre javë, njoftojnë mediumet në Spanjë. Ai u lëndua para dy ditëve në ndeshjen e xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve kundër Borusia Dortmundit (5:2).

Real sot kumtoi se pas kontrolleve shtesë u konfirmua se braziliani u lëndua në muskulin e kofshës, por klubi madrilen nuk saktësoi sa kohë Rodrigo do të duhet të pushojë.

Mediumet spanjolle njoftojnë se lojtari i Realit për shkak të lëndimit do të mungojë në ndeshjet kundër Barselonës, Valencias dhe Osasunës në Primera, si dhe në ndeshjen me Milanin në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen kundër Borusias u lëndua edhe portieri i parë i Realit, Tibo Kurtoa, por ende nuk është e njohur sa gjatë belgu do të mungojë nga fushat.

Mediumet spanjolle njoftojnë se Andrej Lunin do ta zëvendësojë portierin belg në portën e Realit nëse Kurtoa nuk rikuperohet nga lëndimi deri në ndeshjen kundër Barcelonës.

Ndeshja mes Realit dhe Barcelonës luhet të shtunën në ora 21 në Madrid. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR