• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mançini do të arkëtoj edhe 65 milionë euro nga Arabia Saudite

Mançini do të arkëtoj edhe 65 milionë euro nga Arabia Saudite

Riad, 25 tetor 2024 (MIA) - Roberto Mançini është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Arabisë Saudite, por përkundër kësaj ai gjatë tre viteve të ardhshme do të arkëtojë më shumë se 65 milionë euro. Eksperti 59- vjeçar u la i lirë pas 14 muajsh në krye të reprezentacionit.

Në gusht të vitit 2023, Mançini nënshkroi kontratë 4-vjeçare në vlerë 80 milionë euro. Pavarësisht shkarkimit, italiani do të arkëtojë pothuajse të gjithë shumën e kontratës së mbetur.

Mançini ka qenë trajneri më i paguar në botë me një pagë prej 24 milionë euro në vit.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR